Nga Mero Baze
Berisha mund ta kishte kursyer atë fjalinë për vetëpërjashtimin e Salianjit “se ka kaluar vijat e kuqe”. Jo vetëm se këtë e ka thënë i pari Flamuri, se Flamuri me të dëgjuar e ka. Duhet ta shmangte sidomos që të mos dukej si “suksesi” i parë i protestës para Kryeministrisë. Ishte e qartë që Berisha thirri protestë për t’u thënë demokratëve ose me mua ose me Salianjin, madje jo vetëm me Salianjin, por “ose mua ose Agron Shehaj”, “ose me mua ose me Lapaj”, e kështu me radhë me këdo që i bën hije brenda opozitës.
Për Berishën është jetike që ai të mos rrëzohet nga pushteti brenda opozitës.
Në fakt qytetarët kanë qëndruar larg këtij rivaliteti banal, por demokratët duket se pak nga pak po e rrëzojnë mitin e tij. Protesta ishte një shuplakë e hidhur, në një kohë kur opozita i ka të gjitha arsyet politike të jetë dhjetëra herë më e madhe. Dhe arsyeja është zjarrfikësi Sali Berisha.
Përjashtimi i menjëhershëm i Salianjit dhe deklarimi i tij si vetëpërjashtim, pas protestës, e dekonspiroi gjithë hallin e tij real.
Po përtej këtij skenari që ishte i lexueshëm që ditën që caktoi protestën, është e domosdoshme të kuptohet se si funksionon mekanizmi i lejes për të qenë opozitar në krah të Berishës, ose brenda tij.
Formalisht PD ka një statut i cili përcakton rregullat e bashkëpunimit politik në PD. Statuti nuk ka as vija të kuqe as jeshile. I vetmi që deri tani ka kaluar vijat e kuqe është Berisha, i cili futi vetë në statut atë që e quajti “Neni Basha”, sipas të cilit kryetari duhet të japë dorëheqjen pas humbjes pavarësisht arsyetimeve që mund të nxjerrë, dhe e ka shkelur atë me arrogancë pa ia quajtur njeri vijë të kuqe.
Tani Salianji çfarë vije të kuqe ka shkelur?
Ka bërë takime pa leje të Berishës? Nuk është e shkruar në statut kjo gjë. Çdo kush është i lirë të takojë demokratët ku të dojë dhe kur të dojë nëse ata i mblidhen.
Edhe pse në PD është krijuar tradita e mosdiskutimit të arsyeve që shpik Sali Berisha prej 35 vitesh, kjo shpikja që “dikush kalon vijën e kuqe” ka nevojë për shpjegim formal ligjor nga PD. Jo për Salianjin, por për kritikun e radhës. Të caktohet një rregullore e brendshme që përcakton se çfarë mund të bësh në PD pa lejen e Berishës. Dhe të thuhet qartë: Pa lejen e Kryetarit, ti mund të hash tre vakte, mund të mos jenë të gjitha në një orar, të urinosh në shtëpi apo zyrë ku dhe kur të kesh nevojë, të takosh Flamurin nëse ai ka kohë, të marrësh pjesë në mbledhjet e kryesisë dhe të mbash shënime fjalën e Berishës, të zbatosh udhëzimet e Flamurit, Albanës apo dikujt tjetër në emër të Doktorit e gjëra të tjera si këto. Por edhe këtu ka nevojë të përcaktohet që çdo gjë tjetër që nuk përshkruhet është jashtë vijës së kuqe. Pasi me parimin e një shoqërie të lirë, një gjë që nuk ndalohet lejohet. Për këtë është e domosdoshme të shkruhet: ndalohen kritikat ndaj Berishës, ndalohet t’i kujtosh atij statutin e PD dhe kur e shkel, ndalohet të kritikohen vartësit e tij servilë për gabime që ua ka falur Berisha, apo gjithçka tjetër që po ashtu mund të quhet vijë e kuqe.
Duket si humor, por është e domosdoshme që këto gjëra të përshkruhen, pasi çdo kush që mund të gabojë në të ardhmen e kap neni i vijës së kuqe.
E gjithë kjo bëhet në një kohë kur Berisha ka premtuar bashkim të opozitës, dhe akoma më keq kur kërkon të duket sikur drejton një parti bazuar te vota dhe mbështetja në bazë.
Demokratët e Kavajës që mbështesin Salianjin, dhe që Berisha i ka akuzuar si dezertorë, ishin në miting me Salianjin dhe postonin foto bashkë me të. A duhen përjashtuar edhe ata? A e kanë kaluar edhe ata vijën e kuqe? A duhen përjashtuar gjithë demokratët që shkojnë në takime me të?
Këto pyetje vlejnë për të kuptuar se si një njeri i alarmuar se po rrëzohet nga pushteti brenda opozitës, shpik vija imagjinare për të përjashtuar çdo kënd që i rrezikon pushtetin brenda opozitës.
Dhe tani PD duhet të marrë masa që në protestat e tjera të mos lejohet as Salianji, as demokratët që e mbështesin, pasi mund të quhen kolonë e pestë e qeverisë. Dhe për ta konsoliduar këtë praktikë do t’i duhen edhe disa mitingje të tjera me po kaq pak njerëz sa ai i së hënës, ku të tregohet që Salianji dhe të ngjashmit nuk lejohen as t’i afrohen PD-së.
Ky degradim i një partie politike private, e cila ndryshe nga çdo opozitë në botë që lufton për t’ia marrë pushtetin qeverisë, është kthyer në një betejë ku luftohet për të mos ia marrë pushtetin e opozitës Sali Berishës, është arsyeja pse njerëzit qëndrojnë larg opozitës së tij dhe akoma më shumë arsyeja pse qeveria, në kulmin e akuzave ndaj saj, ndihet komode me Sali Berishën përballë. Dhe qesharake është se sa më shumë ua thotë demokratëve këtë, aq më shumë besojnë se po bëjnë gjënë e duhur duke mbajtur kufomën e Sali Berishës në krye të pushtetit opozitar. Dhe pastaj çuditen pse Edi Rama i ka 83 mandate dhe nëse do të bëjë zgjedhje të reja, t’i bëjë 88.












Po kur bën seks, a duhet ti merret leja diktatorit ?
Po kur Muli, seksohet jashtë shtëpisë……, a duhet ti marrë leje diktatorit ?
Po Albana, që nashti nuk ka burrë me letra, kur seksohet, a i thotë diktatorit ?
Duhet ti thotë dikush, zotit diktator.