Ka nisur protesta për vrasjen e Klodian Rashës në Tiranë nga ana e policisë.
Nuk kanë kaluar shumë kohë dhe policia ka hedhur gaz lotsjellës.
Duket se kjo është strategjia e forcave policore, për të dëbuar demonstruesit.
Edhe sot, dhjetëra e qindra qytetarë janë grumbulluar përpara Kryeministrisë dhe në zona të tjera kyçe në Tiranë, në shenjë revolte për vrasjen e të riut.
Po ashtu, bëhet me dije se kanë nisur edhe shoqërimet e para të policisë në Drejtorinë e Përgjithshme në Tiranë.