• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Protesta, për çështje personale të Berishës dhe Metës”, Frrok Çupi: Mbledhin njerëz se nuk duan të dalin para drejtësisë

by S T
11/07/2024 18:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Analisti Frrok Çupi thotë se protesta e thirrur nga opozita mbrëmjen e së enjtes në kryeqytet bëhet për çështje personale të Sali Berishës. Në një intervistë për “Special Report” me gazetarin Arlind Isa, analisti shtoi se Berisha, me këtë protestë, synon që të përcjellë mesazhe se partia është e tij.

“Janë dy tre ngjarje që pritet të punohet mbi liderët e opozitës. Berisha nën hetim pasuror, e dyta po Berisha nën hetim për 21 Janarin dhe e treta, pritet që Meta të vihet në hetim. Këto janë tre ngjarjet për të cilat ngrihet kjo zhurmë e madhe, për të protestuar në Tiranë. E gjithë protesta është një çështje shumë personale dhe privat edhe nuk ka asnjë slogan. Nuk ka as qëllim, as impakt te qytetarët, asnjë temë. Kjo është e tëra, të vijmë në Tiranë për të treguar se Berisha dhe Meta në kuptimin politik. Në një farë mënyre është një karshillëk që iu bëhet qytetarëve për arsye se ata presin tjetër gjë, ndëshkim për korrupsionin, për veprat e kryera.

Kjo protestë dëshmon disa gjëra të tjera. Ka një dobi për opozitën por edhe për maxhorancën. Dobia e opozitës është se Berisha tenton për të kontrolluar partinë. I thotë partisë se jam këtu. Del me idenë se lironi Berishën dhe vetëheroizohet dhe njerëzit që ka rreth, që i shkojnë në mitingje janë këta që e besojnë heroizimin dhe nuk e duan të vërtetën. E dyta, ka qëllimin tjetër që brenda për brenda partisë të mund të lëshojë mesazhe që më në fund partia është e tij dhe mund ta delegojë te kujtdo, te fëmijët etj. Ndërsa maxhoranca është padashur, është si të thuash, rri nën pemë dhe mban thesin duke pritur frutat. Një nga frutat më të rëndësishëm të maxhorancës.. shikoni se si kanë ndodhur ngjarjet. Berisha ka marrë logon dhe vulën dhe kjo tenton të ketë në “ceremoni”, por nuk është vetëm kaq.

Kjo është një dobi e maxhorancës sepse i kërkohet zhvillim demokratik në parlament dhe opozitë. Ne vëzhgohemi nga perëndimi se sa aktiv është opozita dhe perëndimi e din fare mirë se çfarë bën. Përderisa Basha mbeti i fshehur për një kohë të gjatë, vetë maxhorancën e futi në siklet. Kështu që në këtë rast maxhoranca e mirëpret këtë gjë. Ana tjetër është se maxhoranca është e sigurt që do të ketë akte vandaliste dhe ka krijuar një rrjet të tërë proteksioni me polic, rrugë të ndaluara…por fakti që e mbron kaq shumë dhe mbase Berisha tenton që të bëjë akte vandale me militantët, përsëri këto shkojnë në një farë mënyrë në favor të asaj që Shqipëria vihet në fokus se një opozitë anti amerikane është turbulluese dhe prishëse e stabilitetit në rajon. Këta janë kredite në sensin politiko-ushtarak për maxhorancën. Vendi hyn në një rrjet të pasigurt për arsye të një grupimi të korruptuarish që kanë qenë lart në pushtet dhe nuk pranojnë të shkojnë para gjyqit dhe mbledhin njerëz për të trazuar rajonin. “, tha analisti.

Next Post
Trafikonin njerëz me jahte nga Europa në Angli, FBI-ja britanike arreston shqiptarët

Trafikonin njerëz me jahte nga Europa në Angli, FBI-ja britanike arreston shqiptarët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mes SHBA-së, NATO-s dhe BE-së, cilën zgjedhin shqiptarët? Zbardhen rezultatet e sondazhit

Mes SHBA-së, NATO-s dhe BE-së, cilën zgjedhin shqiptarët? Zbardhen rezultatet e sondazhit

April 6, 2026
“Paguhem në Iran, por nuk marr dot rrogën”, Jasir Asani thyen heshtjen: Futbolli i padrejtë

“Paguhem në Iran, por nuk marr dot rrogën”, Jasir Asani thyen heshtjen: Futbolli i padrejtë

April 6, 2026
“Ju shpall zyrtarisht burrë e grua”/ Mateo dhe Brikena shkëmbejnë unazat, banorja: Dua të jem përgjithmonë me ty

“Ju shpall zyrtarisht burrë e grua”/ Mateo dhe Brikena shkëmbejnë unazat, banorja: Dua të jem përgjithmonë me ty

April 6, 2026
“Jemi bërë si Bjellorusia”, Shehi: Opozita nuk prodhon më njerëz, ja si fitohen zgjedhjet

“Jemi bërë si Bjellorusia”, Shehi: Opozita nuk prodhon më njerëz, ja si fitohen zgjedhjet

April 6, 2026
Shqipëria në negociata intensive për t’u integruar në BE, sondazhi: 65.2 % besojnë te Rama, 2030 afat realist

Shqipëria në negociata intensive për t’u integruar në BE, sondazhi: 65.2 % besojnë te Rama, 2030 afat realist

April 6, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Autoriteti” politik është Fe

April 6, 2026
Izraeli urdhëron evakuimin masiv të 40 fshatrave në Liban

Izraeli urdhëron evakuimin masiv të 40 fshatrave në Liban

April 6, 2026
Artemis II thyen rekordin e Apollo 13, astronautët arrijnë distancën më të largët nga Toka

Artemis II thyen rekordin e Apollo 13, astronautët arrijnë distancën më të largët nga Toka

April 6, 2026
Zgjedhjet vendore 2027, Muça: Opozita duhet të ketë kandidatin për Tiranën në tavolinë

Zgjedhjet vendore 2027, Muça: Opozita duhet të ketë kandidatin për Tiranën në tavolinë

April 6, 2026
Krizë nafte në disa aeroporte italiane, Berberi: Avionët e linjës Tiranë-Brindisi, duhet të pajisen me karburant edhe për kthim! Nëse ‘Hormuzi’ nuk hapet…

Krizë nafte në disa aeroporte italiane, Berberi: Avionët e linjës Tiranë-Brindisi, duhet të pajisen me karburant edhe për kthim! Nëse ‘Hormuzi’ nuk hapet…

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In