• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Protesta për Berishën dhe Ramën, por për kushtet, vetëm kur të vijë Godoja?!

by Ben Andoni
30/01/2022 20:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

PSD është një parti e vogël në Kosovë, që doli pas shkëputjes nga Vetëvendosja. Dardan Molliqaj që e kryeson organizoi të shtunën e fundit të Janarit një protestë kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike. Në një deklaratë të mëvonshme është shprehur se protestat kundër ngritjes së çmimit të energjisë elektrike do të vazhdojë deri sa një vendim i tillë i qeverisë Kurti të zmbrapset. Po pse një situatë e tillë nuk ndodh me Shqipërinë, që ka një përvojë shtetërore shumë më të madhe dhe në demokracinë liberale po lundron prej 31 vitesh?!

Vështirë ta thuash, por kur shikon sesa lehtë është për politikanët të mbledhin turmat dhe sa vështirë për problemet e njerëzve të kap trishtimi. Kur mendon se për protestat politike ke një mobilizim të rrallë dhe ndërsa Berisha i përgatiste me skenar prej ditësh derisa bëri atë që bëri në 8 Janar, kurse Rama i mbledh me plan dirigjimi, atëherë të shqetëson fakti për atë element të demokracisë sonë që ka humbur: E drejta për protestë. Në ditët e fundit po protestojnë banorët e “5 Majit” dhe “Laprakës” por pjesa tjetër e popullit është krejt indiferente sepse e keqja nuk ka ardhur ende tek ata. Dhe, kur vjen, kërkojnë aleatë, por të tjerët sillen njësoj si ata.  Në fakt, harrohet se protesta e tillë është në fakt një ndjenjë për vetë ligjin dhe respektin e madh ndaj tij. “Një individ që e thyen një ligj pasi ndërgjegjja ia thotë se është i padrejtë dhe që e pranon pastaj me dëshirë dënimin me burgim për të ngjallur ndërgjegjen e komunitetit për padrejtësinë, në të vërtetë shpreh respektin më të lartë për ligjin”, shprehej Martin Luter King aktivisti i popullit me ngjyrë në SHBA.

Duket se meskiniteti, e përditshmja e ngarkuar, mungesa e solidaritetit dhe shumë faktorë të tjerë e kanë ngulfatur protestën në vend, kurse në fokus mbeten gjithnjë të vetmuar ata ose grupet shoqërore mbi të cilët mbeten problematikat.

Problemi është se shoqëria e sotme po krijon fasha shoqërore të fjetura që nuk u bën më përshtypje asgjë. Janë më shumë të ndjeshëm ndaj rrjeteve sociale dhe gjërave rozë ose dalldisë që pjell Berisha, paçka problematikave të mëdha që mbart. Janë gati të vlerësojnë gjithçka të Ramës dhe aktivitetin më absurd, thjesht për të qenë prezent dhe mbi të gjithë për t’u dukur në syrin e superiorëve. Kurse shoqërisë tonë nuk i punon më asnjë buton, ku mund të marrë mesazhe për të ardhmen dhe për të protestuar ndaj padrejtësive. Ndaj, sot, na ndërtohet pak metra nga fushëpamja dhe nuk kemi fuqi të kundërshtojmë, tjetërsojnë lulishtet dhe nuk kemi fuqi sërish, ashtu si shpronësohen në kohë rekord dhe pa-paralajmërim shumë nga bashkëqytetarët dhe nuk mundemi t’u bashkohemi në hallin e tyre. Tek e fundit, na rroftë Berisha dhe të tjerët sepse ata janë vendi, kurse problemet e tjera janë thjesht kotësi. Do ia shpjegonte shumë mirë një grua te Ura e Lanës mbi Rrugën e Elbasanit një militanti të Berishës më 8 Janar: Ik shiko punët e tua, njeri. Mos shiko Berishën! Ai ka gjysmën e Tiranës…Jo, sërish mjafton lideri dhe kaq. Ndaj protestat e Kosovës të japin një lloj shprese se edhe në Shqipëri mund të ketë një reagim…kuptohet kur të vijë Godoja. (Javanews)

Next Post
U gjend i pajetë në Fier, zbulohet mesazhi i fundit i 36-vjeçarit për nënën e tij

U gjend i pajetë në Fier, zbulohet mesazhi i fundit i 36-vjeçarit për nënën e tij

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SHBA ngrin të gjitha ndihmat e huaja në mbarë botën, përjashtim bëjnë vetëm Izraeli dhe Egjipti

Rubio: Irani kërcënim real për SHBA-të, ndaj e sulmuam. S’kanë parë ende goditjet e forta

March 2, 2026
Largimi i trurit/Banka Botërore: Shqipëria ka 13% të popullsisë me arsim të lartë, 45% kanë emigruar

Sondazhi: 50.3% e shqiptarëve mendojnë se opozita është përgjegjëse për emogracionin

March 2, 2026
200 shqiptarë rezidentë në Katar! I dërguari me punë i Shqipërisë: Askush s’është prekur nga sulmet

200 shqiptarë rezidentë në Katar! I dërguari me punë i Shqipërisë: Askush s’është prekur nga sulmet

March 2, 2026
Efekti i luftës, tregjet globale në rënie të lirë, Evropa “djeg” 314 miliardë euro në një ditë

Efekti i luftës, tregjet globale në rënie të lirë, Evropa “djeg” 314 miliardë euro në një ditë

March 2, 2026
“Ka marrë peng brutalisht PD-në”, Salianji: Berisha bëri zhurmë te Vila 31. Po pastaj?!

“Ka marrë peng brutalisht PD-në”, Salianji: Berisha bëri zhurmë te Vila 31. Po pastaj?!

March 2, 2026
“Mesazhi i fundit për luanin”, çfarë deklaron Hoxha për Ervis Martinajn 3 vite më vonë

“Muxhahedinët në Manzë janë të stërvitur për luftë”, Hoxha: Shqipëria e rrezikuar nga Irani

March 2, 2026
Flet ambasadori shqiptar në Emirate: Nuk ka shtetas shqiptar të lënduar nga sulmet iraniane, situata po qetësohet

Flet ambasadori shqiptar në Emirate: Nuk ka shtetas shqiptar të lënduar nga sulmet iraniane, situata po qetësohet

March 2, 2026
“Deklaratat e Kos për zgjedhjet minojnë besimin e shqiptarëve te institucionet evropiane”/ PD notë-verbale delegacionit të BE

“Shqipëria, Mali i Zi dhe…”, Marta Kos: Katër shtete në pararojë të procesit të zgjerimit

March 2, 2026
“Mos ka marrë fund PD dhe ti masturb** kot?!”/ Rakipi-Salianjit: Në PD janë Flamuri që imiton doktorin dhe Gazi me shokë që presin…

“Mos ka marrë fund PD dhe ti masturb** kot?!”/ Rakipi-Salianjit: Në PD janë Flamuri që imiton doktorin dhe Gazi me shokë që presin…

March 2, 2026
Mbledhja me Ramën, ambasadorja në Izrael tregon detaje: Na kërkoi planin e punës për…

Mbledhja me Ramën, ambasadorja në Izrael tregon detaje: Na kërkoi planin e punës për…

March 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In