Qytetarë të thirrur nga kryebashkiaku Erjon Veliaj kanë protestuar para Gjykatës së Apelit. Kjo e fundit pritet të japë sot vendimin për pallatin 17-katësh te liqeni artificial.
Veliaj foli para protestuesve, duke përsëritur se “ndërtimi te diga është i paligjshëm”.
“Ndërtimi te diga është shpallur i paligjshëm, ne premtuam se ndërtimet te diga nuk do të lejohen. Duhet të respektohet vendimi i komitetit të digave, pasi ndërtimi te diga e liqenit është i rrezikshëm. Një biznesmen do të fitojë mln euro në kurriz të Tiranës. Ky gjyq është i shitur, të ndërrohet trupa gjykuese”.
D.I.