Ka precipituar në dhunë protesta e Shoqërisë Civile tek Liqeni. Protestuesit kërkuan që të hynin me forcë në zonën e rrethuar, për të mbuluar zhavorrin e hedhur dhe për të ngritur disa çadra, por hasën në kundështimin e forcave të policisë bashkiake. Palët janë përplasur me njëri-tjetrin dhe si pasojë një polic bashkiak dhe një qytetar kanë pësuar humbje ndjenjash. Një autombulancë mbërriti menjëherë në vendngjarje dhe mori të lënduarit drejt spitalit.