• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, February 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Protesta në Tiranë/ Policia: U arrestuan vetëm 2 persona, njëri u kap me kanabis

by Ardit Rada
13/12/2020 11:58
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia e Shtetit ka nisur aksionin pas protestave të djeshme të zhvilluara në qytete të ndryshme të vendit. Në Tiranë, me anë të një njoftimi zyrtar të Policisë së Shtetit, është bërë me dije se në kryeqytet gjatë mbrëmjes së djeshme janë arrestuar vetëm dy persona, njëri i cili ishte shpallur në kërim që prej protestës së 9 dhjetorit, ndërsa tjetrit, gjatë kontrollit fizik i ishte gjetur lëndë narkotike kanabisi. Ndërkohë që nën hetim por në gjendje të lirë ishin shpallur 18 persona të tjerë.

21-vjeçari me iniciale A.M., 21 vjeç, ishte konstatuar në rrugën “Myslym Shyri” duke protestuar në mënyrë të paligjshme dhe ka hedhur ndaj efektivëve të Policisë sende të forta si gurë dhe lëndë piroteknike. Pasi u neutralizua, ai u kontrollua nga efektivët dhe iu gjetën me vete disa doza kanabis. Ndërsa është ndaluar edhe A.Sh (T)., 33 vjeç, i cili ishte identifikuar në protestë disa ditë më parë.

Në Shkodër, situata ka qënë më e ndezur por ka pasur vetëm persona të marrë nën hetim dhe asnjë të arrestuar. Bashkë me kryebashkiaken e qytetit, Voltana Ademin, janë marrë nën hetim 46 persona, për shkak të moshës mes tyre janë proceduar dhe 17 minorenë. Për “shpërdorim detyre” janë proceduar edhe dy zjarrfikës, shtetasit T. M. dhe R. B., të cilët ishin në shërbim dhe reaguan me vonesë për shuarjen e zjarrit para godinës së Partisë Socialiste.

Ndërkohë që nuk ka ende asnjë njoftim lidhur me Elbasanin dhe Durrësin, dy qytete të tjera ku u protestua për vrasjen e Klodian Rashës. Ndërsa sot pritet që të jepen masat e para për të prangosurit në protesta.

Tubimet në vend kanë nisur që të mërkurën, një ditë pas vrasjes së Klodian Rashës nga efektivi i Policisë së Shtetit, Nevaldo Hadëraj. Pas tre ditësh tubime dha dorëheqjen ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, ndërkohë që tani protestuesit duan dhe largimin nga detyra të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu./a.p

Next Post
Kova e eskavatorit prek rrymën elektrike, ndërron jetë shoferi

Kova e eskavatorit prek rrymën elektrike, ndërron jetë shoferi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Në dosjet e Epstein del edhe emri i biznesmenit shqiptar: Princesha do të donte ta shihte këtë video

Në dosjet e Epstein del edhe emri i biznesmenit shqiptar: Princesha do të donte ta shihte këtë video

February 1, 2026
“Erdha të takoja nënën, e gjeta jashtë”, Laureta i kërkon llogari vëllait: Do mbash përgjegjësi për këtë!

“Erdha të takoja nënën, e gjeta jashtë”, Laureta i kërkon llogari vëllait: Do mbash përgjegjësi për këtë!

February 1, 2026
Një nga kritikët më të ashpër të Kosovës/ Ish-sekretari i KiE-së Thorbjorn Jagland i përfshirë në emailet me Epstein

Një nga kritikët më të ashpër të Kosovës/ Ish-sekretari i KiE-së Thorbjorn Jagland i përfshirë në emailet me Epstein

February 1, 2026
Skandali në Angli/ Shqiptari, oficer emigracioni grabiste emigrantët, akuzohet edhe për mashtrim me pasaportat

Skandali në Angli/ Shqiptari, oficer emigracioni grabiste emigrantët, akuzohet edhe për mashtrim me pasaportat

February 1, 2026
“Kim Jong-un, me raketa që mund të arrijnë Amerikën”

A janë vendet e BE-së, importues të produkteve dhe armatimeve koreanoveriore?!

February 1, 2026
Tensionet në pikën kritike, Khamenei paralajmëron “luftë rajonale” nëse SHBA-të sulmojnë

Tensionet në pikën kritike, Khamenei paralajmëron “luftë rajonale” nëse SHBA-të sulmojnë

February 1, 2026
“Më e shtrenjta Zvicra me 171 euro”/ Eurostat: Shqipëria, ndër vendet më të lira për hotele e restorante në Europë

“Më e shtrenjta Zvicra me 171 euro”/ Eurostat: Shqipëria, ndër vendet më të lira për hotele e restorante në Europë

February 1, 2026

Përse Berisha e ka “të nevojshme” bojkotin e reformës territoriale

February 1, 2026
Tabloidi i “The Daily Mail”: Epstein, vepër e rusëve! Gjithçka është e organizuar nga ish-shërbimi sekret

Tabloidi i “The Daily Mail”: Epstein, vepër e rusëve! Gjithçka është e organizuar nga ish-shërbimi sekret

February 1, 2026
“Do të të marr me vete”, kush është e reja që u përplas nga treni teksa e sulmoi një emigrant në shinat e metrosë

“Do të të marr me vete”, kush është e reja që u përplas nga treni teksa e sulmoi një emigrant në shinat e metrosë

February 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In