Më shumë se 150 mijë nënshkrime janë mbledhur deri më tani në peticionin e organizuar nga opozita për të kundërshtuar Asociacionin e Komunave Serbe dhe Demarkacionin me Malin e Zi. Por, pavarësisht numrit kaq të madh të nënshkrimeve opozita aktualisht nuk ka shpalosur ndonjë ide se si do të veprojë pas përfundimit të peticionit.
E vetmja gjë që dihet deri më tani është se kopja e nënshkrimeve do t’i dërgohet Kuvendit të Kosovës, institucioneve vendore, Brukselit dhe Uashingtonit. Nëse nuk respektohet do të fillojmë protesta, thonë organizatorët.









