• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Protesta: Limfë e re apo aventurierë politikë?

by Plator Nesturi
17/03/2022 10:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Plator Nesturi

Ajo çfarë u vërejt në protestat e oraganizuara në ditët e fundit ishte se në një vend si i yni, me shumë probleme dhe ekonomikisht i brishtë ka shumë ushqim për opozitarizmin. Pra jo pse opozita frymëzon dhe e ndjekin pas, por pse hallet njerëzore në këtë cep Evrope janë thërmuar nga pesha që ushtrojnë interesa pasunarësh, tokë zënës që i shtohen qyteteve pa leje, injorantësh partiakë që  vihen drejtues të atyre pak që ende kanë mend, nga gjithfarëlloj sekserësh që janë ndërpjetësit me pushtetin e të mbarojnë punë kundrejt pagesës që nga gjykatat e deri te zyrat e shtetit, dhe deri te arsimi e mjekësia nga ku shërmimi është falas, por jo mjeku e pedagogu që korigjon provimet. Ka shumë humus për shprehur pakënaqësitë. Aq shumë saqë shkon deri në pështirosje si në rastet kur kjo pakënaqësi shfrytëzohet për të bërë pazar politik apo ca më keq, për ti shtuar një vilë më shumë atij që ka nxitur protestën. Dhe kjo ka ndodhur. Ka ndodhur me ata që presupozohet se si opozitë duhet të jenë gardianë të mbrojtjes të të drejtave nga abuzimet.

Ndërsa në fakt janë abuzues shtesë dhe që thjesht kërkojnë pjesën e tyre të tortës dhe që protestën qytetare e përdorin si mjet presioni. Humbja e besimit qytetar edhe tek opozita qenka diçka e rëndë. Shikoni çfarë ndodh në protestat e tanishme. Ka një kujdes të tepruar për të deklaruar se nuk ka motiv politik, duke nënkuptuar në kërtë rast opozitën. Thua se kjo është ndonjë sakrilegj që nuk mund të ngjasë. Në gjithë botën opozita ka të drejtën e vet të kanalizojë çdo pakënaqësi për ta shndërruar në çështjen e vet dhe për ta përdorur për rritjen e peshës së vet elektorale. Në fund të fundit në këtë mënyrë opozita merr angazhimin e saj që për këtë çështje qytetare jo vetëm të ngrejë zërin, por dhe ti gjejë një zgjidhje duke ushtruar peshën politike.

Kujdesi për të shmangur këtë lidhje, pra që kjo protestë nuk ka të bëjë as me politikë dhe as në funksion të politikës është argument fëminor, pasi çdo protestë ka poltikë brenda, ka qëndrim ndaj saj dhe padyshim anësi. Nuk mund të ndodhë që në protestë angazhimi të vijë me frymëzim nga maxhoranca,  ashtu siç është e dukshme që nga eksponentët që shndërrohen në fytyrën e saj, që spikatin nga segmente të opozitës. Këtu nuk ka ndonjë gjë të keqe pasi aktiviteti publik dhe ai politik qëndrojnë afër njëri tjetrit dhe nuk ka pse të fshihen. Problemi siç duket qëndron gjetkë pasi vetë opozita është bërë pis në historikun e saj të protestive, duke i lënë në baltë ata që ka nxitur dikur. Ndaj është hall ti thuash atij qytetarit që proteston në të drejtën e vet për rritjen e çmimit të karburantit dhe të të produkteve të shportës, se këtë shqetësim të tij do tia administrojë kjo opozitë, dhe madje ajo është frymëzuesja e protestës që po bën në këto ditë. E pra, çdo qytetari do ti kujtohej se jo shumë kohë më parë po kjo opozitë e kish nxitur në sheshe, se i kish premtuar duke trashur zërin se vetëm duke kaluar mbi trupin e saj do të avanconte qeveria, dhe çuditërisht po kjo opozitë ose shkonte në plazh në një vilë të re ose diku jashtë shtetit me shpenzime të paguara. Kjo është njëra anë e medaljes.

Ajo çka vërehet tjetër dhe që përbën risi në këto protesta është përpjekja për protagonizëm të figurave të reja. Nuk ka ndonjë arësye për momentin që të mendosh negativisht për këtë lloj qasjeje pasi gjithkush ka të drejtë të shfrytëzojë momentet për të krijuar profil politik dhe për protagonizëm personal. Shumë prej këtyre figurave të reja edhe janë investuar për këtë lloj protagonizmi ndërsa kanë përfituar grante e projekte pa fund si aktivistë të shoqërisë civile apo format tjetër. Po të llogaritim dhe faktin që dhe opozita është në një krizë të plotë, në krizë identitetesh individuale për figura politike, nuk është aspak çudi që elementë drejtues të lëvizjes të protestave të symojnë pikërisht evidentimin dhe përfshirjen e tyre në botën e politikës. Gjaku i mpiksur që qarkullon në dejet e politikës shqiptare ka nevojë për limfë të re dhe protagonistë të rinj. Kjo është pjesë e jetës dhe figurat e reja do formohen diku, qoftë edhe në protesta. Çështja tjetër nëse do kenë vlerë nesër apo janë bosh nga brenda, nëse janë brezi i të nesërmes apo aventurierë politikë që po shfrytëzojnë një pakënaqësi qytetare për ti hypur kalit të pushtetit njësoj siç kanë bërë pararendësit. Fakti që nga nga protagonistët e protestës ka si strategji për ta mbajtur trysninë qytetare të përditshme e ca më tepër kur shkohet drejt kërkesave ultimative, dëshmon se tentohet dhe një vëmendje e përditshme ndaj tyre. Të jesh i fokusuar në mediat vizive në orar të përditshem proteste e të jesh i veshur dhe me forcën ultimative të kërkesave që i shpall në emër të qytetarëve, është goxha arritje për dikë që i shërben vetvetes. Pasi afërmend e dimë që realisht deklaratat ultimative nuk të cojnë askund dhe kur askush në të vërtetë nuk beson se do ti arrish ato.

Next Post
Replika në Kuvend / Spaho: Paketa e rezistencës u krijua në nëntor, s’ka lidhje me situatën e sotme

Replika në Kuvend / Spaho: Paketa e rezistencës u krijua në nëntor, s'ka lidhje me situatën e sotme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pa fjalime dhe regji qendrore, zbulohen detaje mbi protestën e thirrur sot nga opozita

Pa fjalime dhe regji qendrore, zbulohen detaje mbi protestën e thirrur sot nga opozita

March 22, 2026
Pasi dha dorëheqjen, shefi i Antiterrorizmit të SHBA-ve: Trembem nga hakmarrja, por s’pendohem

Pasi dha dorëheqjen, shefi i Antiterrorizmit të SHBA-ve: Trembem nga hakmarrja, por s’pendohem

March 22, 2026
Rama: Marrëdhëniet me Pekinin janë miqësore, do doja të kishim më shumë turistë nga Kina

Rama: Marrëdhëniet me Pekinin janë miqësore, do doja të kishim më shumë turistë nga Kina

March 22, 2026
Lëvizte i armatosur, shpallet në kërkim 21-vjeçari në Lushnjë. Arrestohen 5 shokët e tij

Lëvizte i armatosur, shpallet në kërkim 21-vjeçari në Lushnjë. Arrestohen 5 shokët e tij

March 22, 2026
Alarm për arrestet kardiake, vdekjet nga zemra në Shqipëri dy herë më të larta se mesatarja europiane

Alarm për arrestet kardiake, vdekjet nga zemra në Shqipëri dy herë më të larta se mesatarja europiane

March 22, 2026
Izraeli vret operativin e Hamasit në Liban, 3 turq humbin jetën pas rrëzimit të helikopterit në Katar

Izraeli vret operativin e Hamasit në Liban, 3 turq humbin jetën pas rrëzimit të helikopterit në Katar

March 22, 2026
Nga mbyllja e bazave amerikane në rajon te marrëveshja për Hormuzin, ja gjashtë kushtet e Iranit për t’i dhënë fund luftës

Nga mbyllja e bazave amerikane në rajon te marrëveshja për Hormuzin, ja gjashtë kushtet e Iranit për t’i dhënë fund luftës

March 22, 2026
Angli/ Po ndihmonte në çmontimin e skelave, 19-vjeçari shqiptar bie nga lartësia, humb jetën në vend

Angli/ Po ndihmonte në çmontimin e skelave, 19-vjeçari shqiptar bie nga lartësia, humb jetën në vend

March 22, 2026
Analiza e BBC: Si mund të reagojë Irani ndaj ultimatumit 48-orësh të Trump për hapjen e Ngushticës së Hormuzit

Analiza e BBC: Si mund të reagojë Irani ndaj ultimatumit 48-orësh të Trump për hapjen e Ngushticës së Hormuzit

March 22, 2026
Referendumi për Drejtësinë në Itali, qytetarët i drejtohen sot kutive të votimit

Referendumi për Drejtësinë në Itali, qytetarët i drejtohen sot kutive të votimit

March 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In