Ditën e sotme Gjykata hodhi poshtë kërkesën e Prokurorisë për 11 protestuesit e dhunshëm para Parlamentit që i shkaktuan fraktura disa efektivëve të Policisë.
Si pasojë e dhunës humbi katër gishtat një efektive policie.
Gjyqtari që dha vendimin për lirimin e 10 prej të ndaluarve ishte Besnik Hoxha. Kujtojmë që ky emër është i njohur për shqiptarët pasi ai ka dhënë vendime qesharake ndaj përgjegjësve të 21 janarit, ku mbetën të vrarë katër persona. Hoxha u shpreh për atë ngjarje se 4 protestuesit ishin vrarë pa dashje, ndërkohë që ekspertiza dhe video-t treguan krejt të kundërtën.
Po ashtu, nuk duhet të harrojmë se në momentin e dhënies së vendimit për protestuesit e ndaluar në sallë ishin edhe deputetë të Partisë Demokratike. (Lexo.al)











