Teksa të shtunën pasdite ishte mbledhur në seancë plenare Parlamenti dhe votohej për kryetarin e Kuvendit, jashtë saj vijonte protesta e një grupi të vogël ish-të përndjekurish të cilët po protestonin.
Protestuesit e rrethuar nga kordoni i policisë u shprehën se ishin kundër Ruçit për kryetar Kuvendi.
Kjo pasi dyshohet se dje rreth orës 18:00, në rrugën “George W.Bush”, përpara hyrjes së Parlamentit të Shqipërisë, janë grumbulluar e zhvilluar një tubim të paligjshëm, ndërsa shtetasi F.K, ka bërë thirrje publike për veprime të dhunshme.
I gjithë skenari për kaos nga ai grup individësh është shmangur nga Policia e cila ishte në gadishmëri ditën e djeshme.
a.ç