Dhjetëra qytetarë të Bulqizës kanë dalë në protestë këtë të diel pasdite, për të kundërshtuar rritjen e çmimit të naftës dhe të produkteve të shportës.
Protestuesit kanë bllokuar aksin nacional Bulqizë-Peshkopi dhe Bulqizë-Tiranë, ndërsa në terren kanë mbërritur forca të shumta policie.
Në sinkron me protestat e zhvilluara në të gjithë vendin kundër rritjes së çmimeve për karburantin dhe për produktet e shportës, edhe banorët e Bulqizës për të disatën ditë rradhazi janë organizuar dukebllokuar rrugën e Arbërit.
Edhe pse në numër më të paktë se ditët e tjera, protestuesit vazhdojnë të insistojnë që kërkesat e tyre të plotësohen nga ana e qeverisë.
/a.r











