• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kisha Katolike: Studentët dhe institucionet arsimore e universitare të nisin dialogun!

by Java News
08/12/2018 19:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kisha Katolike e Shqipërisë, ka reaguar sot në lidhje me protestën e studentëve, të cilët kanë 4 ditë që po vijojnë qëndresën kundër taksave të larta për arsimim. Me anë një njoftimi për shtyp, Kisha Katolike shkruan se “Studentët, e të rinjtë në përgjithësi, janë pjesa më energjike e shoqërisë si dhe duhet të mbështeten në rritjen dhe zhvillimin e tyre. Ne inkurajojmë studentët dhe institucionet arsimore dhe universitare në gjetjen e një gjuhe dialoguese për të mirën e të rinjve universitarë”.

NJOFTIMI I PLOTË

Kisha katolike në Shqipëri po ndjek me kujdes protestën e studentëve universitarë këto ditë si dhe është në dijeni të kërkesave të tyre.

Ne, barinjtë dhe udhëheqësit shpirtëror, shprehim vlerësimin tonë për mënyrën civile dhe paqësore me të cilën kjo protestë po zhvillohet nga ana e tyre.

Të gjithë të rinjtë, e në mënyrë specifike studentët universitarë, janë një vlerë e madhe për të ardhmen e vendit tonë. Zëri i tyre duhet të dëgjohet nga institucionet përgjegjëse dhe kërkesat e tyre legjitime duhet të zgjidhen.

Kujtojmë rolin e tyre vendimtar në dhjetor të vitit ‘91 ndërsa diktatura komuniste përpëlitej në grahmat e fundit të saj.

Studentët, e të rinjtë në përgjithësi, janë pjesa më energjike e shoqërisë si dhe duhet të mbështeten në rritjen dhe zhvillimin e tyre.

Ne inkurajojmë studentët dhe institucionet arsimore dhe universitare në gjetjen e një gjuhe dialoguese për të mirën e të rinjve universitarë.

Mbështesim çdo kërkesë legjitime nga ana e studentëve dhe çdo reformë që synon t’u vijë në ndihmë sidomos shtresave më të varfra të shoqërisë.

Shprehim sigurinë tonë se ardhja në ndihmë të studentëve nga ana e institucioneve, gjetja e një gjuhe të përbashkët, përmirësimi i kushteve për të pas një kohë studimore më të frytshme, do të ndalonte edhe ikjen e shumë të rinjve jashtë Shqipërisë, fenomen ky shumë shqetësues i viteve të fundit.

Lutja e jonë, lutja e bashkësisë së krishterë, i lartësohet vazhdimisht Zotit për një Shqipëri të drejtë e të begatë.

Ipeshkvijtë e Konferencës Ipeshkvnore Shqiptare

Tiranë, 08-12-2018

Next Post
E akuzuan si pedagog që merr ryshfet, reagon Prof. Dr. Kledi Xhaxhiu

E akuzuan si pedagog që merr ryshfet, reagon Prof. Dr. Kledi Xhaxhiu

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga Kanadaja te Koreja e Jugut dhe Australia, cilat janë 22 shtetet që firmosën deklaratën për Ngushticën e Hormuzit

Nga Kanadaja te Koreja e Jugut dhe Australia, cilat janë 22 shtetet që firmosën deklaratën për Ngushticën e Hormuzit

March 21, 2026
Lapaj tregon pse ka refuzuar ftesën e Berishës për një protestë: Duhet reagim i qytetarëve, jo i kryetarëve

Lapaj tregon pse ka refuzuar ftesën e Berishës për një protestë: Duhet reagim i qytetarëve, jo i kryetarëve

March 21, 2026
Ndërron jetë Robert Mueller, prokurori special që hetoi çështjen Trump-Rusi

Ndërron jetë Robert Mueller, prokurori special që hetoi çështjen Trump-Rusi

March 21, 2026
“Karburanti është 10% ekonomi dhe 90% politikë”, Braçe: Kemi model abuziv!

“Karburanti është 10% ekonomi dhe 90% politikë”, Braçe: Kemi model abuziv!

March 21, 2026
Presidenti iranian: SHBA dhe Izraeli të ndërpresin sulmet, e vetmja rrugë që lufta të marrë fund

Presidenti iranian: SHBA dhe Izraeli të ndërpresin sulmet, e vetmja rrugë që lufta të marrë fund

March 21, 2026
Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë pas tensioneve në Lindjen e Mesme, çfarë do të bëjë Qeveria?

Rreziku për rritje çmimesh në Kosovë pas tensioneve në Lindjen e Mesme, çfarë do të bëjë Qeveria?

March 21, 2026
Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Sulmi ndaj Iranit s’ka bazë në të drejtën ndërkombëtare

Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s: Sulmi ndaj Iranit s’ka bazë në të drejtën ndërkombëtare

March 21, 2026

Nëse keni pak mëshirë për 22 Marsin!

March 21, 2026
Nga Lideri Suprem Khamenei te elita e regjimit! Cilët janë zyrtarët dhe komandantët e lartë të Iranit të vrarë në 9 muajt e fundit?

Nga Lideri Suprem Khamenei te elita e regjimit! Cilët janë zyrtarët dhe komandantët e lartë të Iranit të vrarë në 9 muajt e fundit?

March 21, 2026
Pas ndryshimeve të miratuara sot në Asamble, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS

Pas ndryshimeve të miratuara sot në Asamble, Rama mbledh nesër drejtuesit politikë të PS

March 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In