• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Protesta ishte paqësore”/ Noka flet pas pyetjes në prokurori: Të hetohen Spartak Braho dhe Sokol Bizhga

by Java News
13/01/2022 16:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti Flamur Noka është marrë sot në pyetje për rreth dy orë nga hetuesit në Prokurorinë e Tiranës. Në një prononcim për mediat, Noka tha se i ka bërë thirrje prokurorisë të hetojë dhunën e ushtruar nga policia ndaj demokratëve, por dhe deklaratat e Spartak Brahos, i cili ka thënë se në 8 janar do të vriteshin katër deputetë. Hetim ka kërkuar edhe për Sokol Bizhgën.

“Unë sot i bëra thirrje prokurorisë të hetojë për një mashtrim publik që pengu u ka bërë shqiptarëve dhe ndërkombëtarëve në datë 18 dhjetor duke sajuar numra të gënjeshtërt, duke mashtruar për 5004 delegatë, duke falsifikuar firma.

Sot i bëra thirrje prokurorisë të hetojë edhe dhune ushtruar nga policia mbi demokratët në shtëpinë e tyre. I bëra thirrje që të hetojë edhe një zjarrvënës si Spartak Braho që përhap terror dhe panik duke sajuar lajme. Të hetojnë dhe Sokol Bizhga që ushtroi dhunë.Asgjë, as thirrjet në prokurori dhe as dhuna e pushtetit dhe e bandave nuk ndalojnë vullnetin e demokratëve. Shteti dhe pushteti duhet të hetojnë banditët që ai kishte mbushur shtëpinë e lirisë”, tha ai.

Noka e konsideron 8 janarin si protestën më paqësore të mbajtur ndonjëherë dhe hedh poshtë akuzat për sulme nga Lulzim Basha dhe lidershipi i PD.

“Absolutisht janë po ata që dolën dhe ju thanë se në selinë e PD thjeshtë po bëheshin brandime, mohuan blindimin. Kanë gënjyer shqiptarët dhe ndërkombëtarët. Protesta ishte më paqësorja që është zhvilluar ndonjëherë, asnjë polic i sulmuar apo plagosur, as mercenarët, asnjë xham makine nuk është thyer. Protestë më qytetarë se kjo nuk është parë. Protestuesit do të nxirrnin në mënyrën më paqësore pengun”, u shpreh ai, ndërsa më tej e mohon gjithashtu që të kishte të armatosur në mesin e protestuesve.

“Ajo që keni parë ju është se në këtë protestë nuk ka patur asnjë person të armatosur. Arma e vetme që kishin demokratët kanë qenë teserat e partisë. Nuk kishte çfarë të ndodhte. Demokratët nuk e njohin frikën”, tha Noka.

I pyetur se si do ta marrin selinë, teksa Lulzim Basha nuk dorëzohet, përgjigjet: “Ne po flasim për demokraci. Në demokraci vullneti i shumicës prevalon. Nëse nuk njeh votën si pretendon të jesh përfaqësues i një force politike. Kush nuk njeh votën nuk është përfaqësues duhet larguar. Shtëpinë e lirisë nuk e mban dot askush.”

Në Prokurorinë e Tiranës dha sot dëshminë e tij edhe ish-kryeministri Sali Berisha, ndërsa nesër do të paraqiten Lulzim Basha dhe Gazment Bardhi./m.j

Next Post
Një shpjegim i thjeshtë për biftekun e Nusretit!

Kur Escobarin e lexon me mendjen e gomarit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vranë për gjakmarrje më 1999, dy vëllezërit Mëhilli punonin si muratorë në Liguria nën identitetin fals (Detaje)

Vranë për gjakmarrje më 1999, dy vëllezërit Mëhilli punonin si muratorë në Liguria nën identitetin fals (Detaje)

April 10, 2026

Një provë që dëshmon që Veliaj sapo ka nisur të lexojë dosjen

April 10, 2026
Kundër kalimit të dosjes në gjyq, Erion Veliaj depoziton tjetër ankim në Kushtetuese

Kundër kalimit të dosjes në gjyq, Erion Veliaj depoziton tjetër ankim në Kushtetuese

April 10, 2026
Misioni “Artemis II” do zbarkojë në orën 00:30 në Tokë! Nga ‘ana e errët’ e Hënës, tek fati i astronautëve

Misioni “Artemis II” do zbarkojë në orën 00:30 në Tokë! Nga ‘ana e errët’ e Hënës, tek fati i astronautëve

April 10, 2026
Presidenti i Libanit bën thirrje për bisedime të drejtpërdrejta historike me Izraelin

Presidenti i Libanit bën thirrje për bisedime të drejtpërdrejta historike me Izraelin

April 10, 2026
Enigma e NATO-s: Rreziqet e mëdha të diplomacisë së Ruttes në SHBA

Enigma e NATO-s: Rreziqet e mëdha të diplomacisë së Ruttes në SHBA

April 10, 2026
Qeveria miraton vendimin, gati ngritja e Këshillit të Posaçëm për lojërat e fatit! Si do bëhet përzgjedhja e projekteve që përfitojnë fonde

Qeveria miraton vendimin, gati ngritja e Këshillit të Posaçëm për lojërat e fatit! Si do bëhet përzgjedhja e projekteve që përfitojnë fonde

April 10, 2026
Lëvizja e trefishtë e Xi-së: Pret lideren e opozitës së Tajvanit, dërgon një sinjal për Trump-in dhe kërcënon separatistët

Lëvizja e trefishtë e Xi-së: Pret lideren e opozitës së Tajvanit, dërgon një sinjal për Trump-in dhe kërcënon separatistët

April 10, 2026
Diplomaci me rrezik të lartë, si u kthye Pakistani në ndërmjetës të bisedimeve SHBA-Iran

Diplomaci me rrezik të lartë, si u kthye Pakistani në ndërmjetës të bisedimeve SHBA-Iran

April 10, 2026
Alarm për karburantin e avionëve në Evropë: Vera në rrezik, vetëm 2 vende me rezerva 90-ditore

Alarm për karburantin e avionëve në Evropë: Vera në rrezik, vetëm 2 vende me rezerva 90-ditore

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In