• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Protesta është legjitime, por dhuna nuk justifikohet”, Ramaj flet për platformën për bashkimin e opozitës

by A R
26/01/2026 22:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në emisionin “3D” të moderuar nga gazetari Alban Dudushi, avokati Redi Ramaj foli gjerësisht për nismën e re të shoqërisë civile të quajtur “Forumi i Dialogut Politik”, duke e prezantuar si një hap të rëndësishëm për lehtësimin e komunikimit mes partive opozitare dhe për krijimin e një platforme të përbashkët veprimi.

Ai theksoi se ky forum synon të ndërmjetësojë brenda kampit opozitar dhe të ofrojë një alternativë funksionale për qytetarët, pa u shndërruar në parti politike, por duke kontribuar në forcimin e demokracisë dhe rikthimin e shpresës tek shoqëria.

“Forumin e Dialogut Politik”, një nismë që synon të lehtësojë komunikimin dhe bashkëpunimin mes partive opozitare. Kemi vendosur të ndërmarrim një nismë publike për lehtësimin e dialogut mes partive të opozitës, rakordimin e qëndrimeve dhe vendosjen e një bashkëpunimi të pranueshëm mes tyre” tha ai.

Ramaj nënvizoi se qëllimi i forumit është krijimi i një opozite normale dhe funksionale, e cila të ofrojë një alternativë të besueshme për qytetarët.

“Qëllimi ynë është që për të pasur një shtet normal, me një opozitë normale dhe funksionale, duhet të kemi qeverisje të mirë dhe në shërbim të qytetarit. Përveç qeverisë, duhet të kemi edhe një alternativë që në të ardhmen të vijë në pushtet duke bërë rotacionin normal. Në këto momente shohim që opozita shqiptare, kjo që është aktuale apo dhe grupimet e tjera që mund të krijohen në të ardhmen, nuk e kanë forcën që t’i japin mesazh qytetarit se janë shpresa dhe alternativa e ardhshme për Shqipërinë” tha ai, duke shtuar se apatia dhe demoralizimi i tepërt i qytetarëve është një rrezik për demokracinë.

Sipas tij, Forumi i Dialogut Politik nuk ka synim të shndërrohet në parti politike, por të shërbejë si ndërmjetës mes kampit opozitar dhe shoqërisë civile.

“Ne kërkojmë që të gjitha këto qëndrime të kthehen në platformë të veprimit opozitar që i vijnë mirë gjithë partive politike opozitare” u shpreh Ramaj.

Në fund, ai riktheu vëmendjen te protesta e opozitës, duke theksuar se është pro protestave si një e drejtë legjitime në demokraci, por kundër çdo forme dhune ekstreme.

“Çdo protestë është legjitime në demokraci, por unë nuk pajtohem me veprime dhune ekstreme në asnjë lloj rasti.”

Next Post
“Fati i Salianjit, si grupet armiqësore që zbulon doktori që në ’92 “/ Lesi: Berisha e merr PD-në me vete në botën tjetër

"Fati i Salianjit, si grupet armiqësore që zbulon doktori që në '92 "/ Lesi: Berisha e merr PD-në me vete në botën tjetër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Demalia: PD bunker për të ruajtur Berishën dhe familjen e tij, është përgjegjës për Gërdecin, SPAK të veprojë

Boza-Ambrozia dhe media si lavatriçe pushteti dhe parash

March 13, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Ideja e kujt ishte editoriali Rama-Vuçiç? Andoni: Pasojat do të duken më vonë…

March 13, 2026
Agrobiznesi përjashtohet nga TVSH për importin e makinerive, aplikimi bëhet në e-Albania, përgjigjja brenda 15 ditësh

“Duhen më shumë subvencione për bujqësinë”, ekspertja: Rritja e naftës mund të ndikojë në inflacion

March 13, 2026
Hoxha telefonatë me homologun e Omanit: Kriza në Lindjen e Mesme kërcënon rrugët ekonomike

Hoxha telefonatë me homologun e Omanit: Kriza në Lindjen e Mesme kërcënon rrugët ekonomike

March 13, 2026
Lideri i Hezbollahut: Kërcënimet e Izraelit për të më vrarë janë pa vlerë, jemi gati për një përballje të gjatë

Lideri i Hezbollahut: Kërcënimet e Izraelit për të më vrarë janë pa vlerë, jemi gati për një përballje të gjatë

March 13, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

Meçe: SPAK-u s’ka prova të reja për Ballukun. Imuniteti nuk e pengon të vazhdojë hetimin

March 13, 2026
Erdogani kritikon opozitën për “shfrytëzimin” e mosmarrëveshjes mes klubeve të futbollit dhe Arabisë Saudite

Raketat drejt Turqisë, Edogan: Do ta mbajmë vendin tonë larg kësaj zjarrit të luftës!

March 13, 2026
Po shkonte të niste shërbimin, përplaset në vija të bardha polici në Shkodër

E rëndë në Shkodër: Një 19-vjeçar gjendet i pajetë në oborrin e shtëpisë

March 13, 2026
Trafik i rënduar në autostradë, makinat presin me orë për të hyrë në Elbasan

Trafik i rënduar në autostradë, makinat presin me orë për të hyrë në Elbasan

March 13, 2026
Alibali: Politika më në fund e kuptoi se paraburgimi, si masë sigurie, është përdorur si kamxhik

Alibali: Politika më në fund e kuptoi se paraburgimi, si masë sigurie, është përdorur si kamxhik

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In