• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Protesta edhe mund të vidhet, por problemi i studentëve duhet të zgjidhet!

by Mero Baze
17/12/2018 13:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Është e qartë që opozita ja doli ta degradojë protestën e studentëve. Në fillim lakmoi mbështetjen popullore të saj, pastaj u acarua me refuzimin e tyre dhe më në fund arriti ta shqyejë.

Nesër kanë lajmëruar ceremoninë e rrëmbimit të saj. Është pak e dhimbshme, por nuk është fundi i protestës, përkundrazi një arsye që ajo të rezistojë si protestë.

Arsyet përse protesta e studentëve duhet të mbijetojë, është se ajo nuk ka lidhje me hallet e opozitës dhe mospërfilljen popullore të saj dhe as me sikletin në të cilën ka hyrë qeveria nga kërkesat. Tanimë nuk ka rëndësi numuri i studentëve në protestë dhe as kush i ka rrëmbyer flamujt e tyre.

Protesta zbuloi plagën e Arsimit të Lartë në Shqipëri, zbuloi arsimimin fallco, mungesën e kushteve, elitën e korruptuar të administratës së Universiteteve publike, kushtet skandaloze në konvikte, tarifat e larta të studentëve dhe mbi të gjitha mungesën e një Universiteti cilësor, i cili të jep shanse të punësohesh pas diplomimit.

Këtë radiografi e ka sot para syve gjithë shoqëria shqiptare falë protestës së studentëve. Ndaj ajo është një protestë që edhe mund të vidhet, por që në finale halli i studentëve duhet të zgjidhet.

Tani nuk ka më rëndësi se kush e ka rrëmbyer protestën për hallet e veta. Qeveria është e detyruar të zgjidhë hallet e studentëve dhe të ulet t’i japë një zgjidhje me këmbë në tokë çështjeve të Arsimit të Lartë në Shqipëri.

Kërkesat e vazhdueshme të Edi Ramës për dialog, janë një gjetje e mirë për komunikimin publik të tij, por refuzimi i studentëve nuk duhet të ndalë qeverinë që të zgjidhë problemin. Në fund të fundit, vendimet për arsimin merren në Parlament, përgjegjësia për arsimin është e qeverisë, dhe kjo punë duhet të nisë që sot.

Qeveria duhet të ribëjë gjithçka për Arsimin e Lartë në mënyrë thelbësore, shteruese, pa u kapur tek shifrat e GDP-së apo tek tarifat. Ajo duhet të propozojë një paketë të re për Universitetin, një moratorium për shtrirjen në kohë të efekteve financiare, një ligj pa hyçkla, të thjeshtë dhe të zbatueshëm, të konsultuar me trupat pedagogjike, specialistë të Arsimit të Lartë, pedagogë të vjetër të respektuar, përfaqësues studentësh që kanë personalitetin e tyre që të marrin pjesë në këtë debat, dhe nuk ka pse mbetet peng i përpjekjes për ta shqyer protestën si nga opozita, si nga disa “marksistë” parazitë, që ngrejnë kultin e ngelësve, se u duhen kontigjente proletarësh që mund të bëjnë “atentate” si Kajo Karafili. Duhet të thërrasë për etikë dhe partitë opozitare parlamentare, pavarësisht refuzimit që kanë. Ftesa për dialog dhe për to do të vlente.

Qeveria nuk është më nën presionin e një lëvizjeje populiste studentësh, por një lëvizjeje liliputësh opozitarë që kanë vjedhur protestën e studentëve dhe me këtë rast ajo duhet të sillet si përgjegjëse për gjendjen e univesiteteve dhe jo si një “gladiatore” me protestën.

Është e vërtetë që administrata universitare është e korruptuar, që pedagogët shesin provimet, që konviktet janë në gjendje skandaloze, që tarifat janë të larta dhe që mbi të gjitha kemi një arsim masiv, të cilit duhet t’i japim fund me guxim. Kjo është detyrë e qeverisë.

Studentët e bënë detyrën e tyre dhe e treguan plagën, e vunë gishtin në plagë dhe fituan simpatinë e shoqërisë. Nuk ka rëndësi kush e vjedh protestën e tyre, por kush e zgjidh problemin e tyre. Dhe problemin e tyre duhet ta zgjidhë qeveria, pa humbur kohë dhe pa pritur të bindë, nuk dihet kë, që të ulet në bisedime me të. Le të ulë në bisedime partitë parlamentare, rektoratet, dhe specialistët që bëjnë ligjet në këtë vend.

Përderisa është dakord me kauzën e studentëve nuk ka pse humbet kohë me pritjen, e nuk dihet kë studenti, për bisedime. Qeveria është përgjegjëse dhe për ata që nuk duan të flasin me gojë me të. Ata folën në shesh dhe ne ishim dakord me ta.

a.ç

Next Post
Berat, banorët në protestë: Investimi për rrugën ngeli në mes

Rruga Berat-Fier pa investime, mbushet me gropa

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bukë, mish e perime. Shqiptarët 40% të të ardhurave i shpenzojnë për ushqime

VIDEO / Kriza e rritjes së çmimeve, pensionistët nuk kanë mundësi as për një kafe

March 29, 2026
Peleshi nga Korça: Nuk ka përçarje në PS, ka vetëm mendime të ndryshme

Peleshi nga Korça: Nuk ka përçarje në PS, ka vetëm mendime të ndryshme

March 29, 2026
Ambasada e SHBA: Regjistrohuni në programin STEP për udhëtimet jashtë vendit

Ambasada e SHBA: Regjistrohuni në programin STEP për udhëtimet jashtë vendit

March 29, 2026
Zhvendosen nga Porto Romano në fshatin Vrinë, 102 kontejnerët me mbetjet toksike

Zhvendosen nga Porto Romano në fshatin Vrinë, 102 kontejnerët me mbetjet toksike

March 29, 2026
Arabia Saudite rrëzon 10 dronë, rriten tensionet në rajonin e Gjirit

Arabia Saudite rrëzon 10 dronë, rriten tensionet në rajonin e Gjirit

March 29, 2026
Plagosën pronarin e servisit se nuk i pëlqeu ngjyra e makinës, arrestohen autorët

Plagosën pronarin e servisit se nuk i pëlqeu ngjyra e makinës, arrestohen autorët

March 29, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 30 Mars 2026

March 29, 2026
“Berisha do gjak!”/ Braho bën paralajmërimin e fortë: Në protestën e sotme do të ketë dhunë

Detaje të reja nga mbledhja e PS: Erion Braçe ofrohet si kandidat për Bashkinë e Tiranës?

March 29, 2026
“Zero tolerancë ndaj abuzimeve”! Tatimet aksion për informalitetin me naftën në Durrës

“Zero tolerancë ndaj abuzimeve”! Tatimet aksion për informalitetin me naftën në Durrës

March 29, 2026
Qyteti japonez u thotë “mjaft” celularëve: Vetëm 2 orë përdorim në ditë

Qyteti japonez u thotë “mjaft” celularëve: Vetëm 2 orë përdorim në ditë

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In