“Komunikimin Javor” të së dielës, kryeministri Edi Rama ia ka kushtuar protestës së banorëve të Zharrëzës duke thënë në krye të herës së dëmshpërblimet do të nisin shumë shpejt dhe se qeveria prej kohësh ka folur me Bankers për të gjetur zgjidhjen më të mirë për banorët e këtij fshati. Sipas Ramës, prej dy muajsh është punuar dhe janë identifikuar të gjitha pretendimet e qytetarëve, si dhe janë kryer vlerësimet, për ti hapur rrugën kështu dëmshpërblimeve.
“Qeveria angazhoi një ekspertizë vendase e të huaj për të gjetur shkakun, që lidhet me zonën naftëmbajtëse, por jo me zonën tjetër, megjithatë përtej kësaj, qeveria reagoi menjëherë, duke ndaluar injektimet në disa prej puseve. Tani presim konkluzionin nga ekspertët. Ne duam garanci se injektimet nuk duhet të vazhdojnë. I themi që nuk do të fillojmë. Prej dy muajsh qeveria po punon për evidentimin e të gjitha dëmeve. Banorët kanë kërkuar disa rivlerësime dhe me këtë qeveria ka qenë dakort. Prej kohësh kemi folur me kompaninë Bankers për një dëmshpërblim për shtëpitë e prekura nga tronditjet. Pse protesta e banorëve të Zharrësit bëri që të vinin në këmbë deri në Tiranë. Kjo është një histori larg të qënit e thjeshtë që mund të zgjidhet kollaj, këtë e kupton ai që ka dy fije mend që reflekton përtej interesit të partisë së vet për kërkimit e votave të radhës. Kjo qeveri po bën shtet që s’është bërë në gjithë këto vite në sektorin e naftës. Disa politikanë po përdorin hallin e njerëzve të Zharrëzës” tha Rama.
Kryeministri Rama nuk ka kursyer kritikat ndaj opozitës, duke u shprehur se ata kanë tentuar të “korruptojnë” protestën qytetare duke u mundur të infiltrojnë rradhët e tyre. Por, është shprehur Rama, ashtu siç ndodhi me dështimin e çadrës së tyre, i njëjti fat i priti edhe në protestën e qytetarëve të Zharrëzës.
“PD në garën e tyre të ethshme se kush duket më i përvëluar për të pakënaqurit, të varfërit. Po kush ka sy e kupton, është kjo qeveri që mund t’i zgjidh dhe ka rikthyer në puse rafineritë e katandisura. Bashkë me ne, ju ka kthyer dhe dinjitetin 1300 punëtorëve që sot paguhen rregullisht pas një pune torturuese që merrnin bukën me lista. Kontratat e trashëguara nuk grisen në mënyrë të njëanshme. Këtë arbitraritet e praktikojnë politikanët e papërgjegjshëm dhe se çajnë kokën për pasojat. Shikoni si kanë dalë nga binarët në përpjekje për t’i shpëtuar vettingut. Çdo plagë e vjetër për ta është një e shesh për të bërë përshesh. Sot është për ta mishi kundër mureve të topave të reformës në drejtësi… Kusarët dhe sekserët u morën shpirtin shqiptarëve.
Kërkojë revolucion për të ngritur në këmbë popullin, për të mbrojtur karrierat e tyre dhe për të mbrojtur zullume. Historia e Zharrzës është histori e zullumit, ata bëjnë sot avokatin e popullit, duke hedhur baltë mbi këtë qeveri. Problemi i Zharrëz dhe ato të ngjashme, nuk mund t’i zgjidhin ata që i krijuan. Do ja dalim që të bëjmë gjënë e duhur, jo vetëm për sot por dhe për nesër. Për gjithë Shqipërinë e gjeneratës tjetër.”-tha kryeministri.











