Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë lidhur me protestën e zhvilluar sot nga opozita ku pati incidente të shumta.
Disa protestues u përplasën me policinë dhe sulmuan me flakadanë Ministrinë e Brendshme dhe Kryeministrinë.
Rama falenderon shqiptarët që nuk u bashkuan me atë që e cilëson “babaleprotestë”.
“Faleminderit të gjithë atyre demokratëve, të cilët nuk duan ta shohin me sy qeverinë, po e refuzuan ftesën për të marrë pjesë në babaleprotestën sa qesharake, aq edhe të pabesë ndaj çdo shqiptari e shqiptareje, që nuk pranon të dëmtojë Shqipërinë për babalepartinë”, shkruan Rama në Facebook./a.m.