• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Protesta e studentëve/ Veliaj: Studentë, keni të drejtë, por duhet dialog, ja si ju grabitën

by Java News
16/12/2018 18:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Edhe pse ka qëndruar disi në hije, ai është shprehur hapur në mbrojtje të kauzës së tyre, por me një kusht: Duhet t’i kthehen debatit. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj e konsideroi jetik dialogun për realizimin e kërkesave të studentëve. Sipas tij protesta e studentëve solli në vëmendje të të gjithë shoqërisë një problematikë të mbartur prej vitesh dhe ku aktorët kryesorë të përkeqësimit të saj sipas tij janë pikërisht ata që drejtojnë sot jetën universitare në vend.

“Jam i shqetësuar kur dëgjoj që kryetari i bashkisë shkon me biçikletë dhe kryeministri ecën dhe në këmbë dhe një rektor blen makinë 79 milionë lekë. Sigurisht që kjo është shqetësuese. Do të thotë që një institucion, një fakultet që mori përsipër ta drejtojë dhe nuk ka banjo, printer, i kërkon lekë studentëve për të bërë fotokopje, kjo është ulëritëse. Fakti që studentët na e sollën këtë në vëmendje përmes protestës është një gjë shumë e mirë. Shikoj një dobi të jashtëzakonshme tek përpjekja për dialog dhe te fakti që kanë filluar komunikimet.

Pse, sepse besoj që të rekrutosh në këtë akuzë kryeministrin dhe qeverinë dhe ta bësh ortak të studentëve për t’i adresuar këto çështje jo vetëm për të ulur tarifat, por për të shtuar edhe ngacmimeve seksuale të profesorëve, për t’i shtuar edhe korrupsionit kur vjen puna te provimet, edhe te mënyra si shpenzohen këto fonde për lukse ndërkohë që e kërkuan një pavarësi por jo vetëm për privilegje, e kërkuan edhe për përgjegjësinë”, tha kryetari i Bashkisë së Tiranës te E Diela Shqiptare.

Ai shtoi se fakti që sot protestohet në çdo orë dhe kohë tregon edhe një anë të mirë, se qeveria sot arrin të sigurojë një të drejtë themelore të shtetasve të vet, ndryshe nga më parë. “Që ky është një qytet që debaton dhe që ka opinione për çdo gjë dhe që kërkon ballafaqim kjo do të thotë se ky është një qytet i gjallë. Njoh shumë qytete në botë ku mbaron ora 5 nuk ka jetë, as për argëtim, as për protesta, për asgjë.

E dyta, që ky është një qytet ku sot ti proteston lirshëm dhe nuk vritesh me plumba. Se në Shqipëri kemi qenë, në Tiranë kemi qenë ku protestoje dhe unë mbaj mend nga një protestë jemi kthyer me katër arkivole. Do të thotë që jemi komplet në një situatë tjetër.

Pra ti mund të thuash çfarë të duash dhe të mos biesh dakord. Do të thotë që ky qytet bie dakord edhe që mos biem dakord. Por që sot këto protesta dhe kjo lëvizje studentore ka kthyer vëmendjen në një zonë e cila ishte zonë e paprekur, konsiderohej tabu”, tha Veliaj.

Sa i përket rolit të Bashkisë së Tiranës, Veliaj theksoi se sapo janë marrë në dorëzim konviktet e studentëve ka nisur puna për rikonstruksionin e parë të tyre, 4 te Inxhinieria e Ndërtimit dhe 8 të tjerë në Qytet Studenti. “Më vjen mirë që si bashki këtë vit qeveria mori një vendim për të na i kaluar ne konviktet dhe siç e keni vënë re kemi filluar fillimisht me Inxhinierinë e Ndërtimit, 4 konviktet e para me KFV, po vazhdojmë me 8 të tjera në Qytetin Studenti.

Ajo që unë gjeta kur më transferuan konviktet është që nga viti ’91, 3-4 konvikte janë zaptuar nga këta që sot bëjnë sikur mbështesin studentët, por e kanë vetëm për politikë. Dhe kur shikon vëllezër presidentësh, kur shikon vëllezër ministrash që i kanë kapur të gjithë pronat në Qytetin Studenti, i kanë privatizuar, i kanë kthyer në pika bastesh dhe kafene dhe sot të japin mend them po more dakord, unë në një vit bëra tetë, tetë i kam vitin tjetër. Po këta çfarë bënë përveçse merr çdo lloj prone publike?”, theksoi Veliaj.

Next Post
Vjen rradha e Taulant Mukës të tregojë notat dhe dokumentet

Vjen rradha e Taulant Mukës të tregojë notat dhe dokumentet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Këlliçi, debutim me gafa në Kuvend

Arben Ahmetaj te Syri, si pentito apo si shejtan budalla?

January 9, 2026
7 pyetjet e Veliajt, Dumani nuk përgjigjet: Dosja e tij e ndarë në fraksion tjetër

Altin Dumani merr ‘dritën jeshile’ për një tjetër rol, pas përfundimit të mandatit në krye të SPAK dhe marrjes së detyrave të reja në…

January 9, 2026
VIDEO-SHBA kap anijen e tretë cisternë të naftës në ujërat e Karaibeve, e lidhur me Rusinë dhe../ Pamjet e aksionit

VIDEO-SHBA kap anijen e tretë cisternë të naftës në ujërat e Karaibeve, e lidhur me Rusinë dhe../ Pamjet e aksionit

January 9, 2026
“Forcat e Xhenios në terren pas reshjeve”, Rama: Po ndërhyjmë në zonat problematike

“Forcat e Xhenios në terren pas reshjeve”, Rama: Po ndërhyjmë në zonat problematike

January 9, 2026
Opozita; politika e dashurisë me pahir si rrugë e vetme!

Opozita; politika e dashurisë me pahir si rrugë e vetme!

January 9, 2026
Operacioni i SHBA në Venezuelë, Sondazhi: Shumica e gjermanëve i konsiderojnë veprimet amerikane të pajustifikuara

Operacioni i SHBA në Venezuelë, Sondazhi: Shumica e gjermanëve i konsiderojnë veprimet amerikane të pajustifikuara

January 9, 2026
Tragjedia me 40 viktima në Zvicër/Arrestohet pronari i lokalit në Crans-Montana, zbulohet e kaluara e tij kriminale

Tragjedia me 40 viktima në Zvicër/Arrestohet pronari i lokalit në Crans-Montana, zbulohet e kaluara e tij kriminale

January 9, 2026
Përse duhet ta marrim seriozisht ngritjen e një Komisioni Parlamentar për të Drejtat e Njeriut në Kuvendin e ri

Kriza e vetme politike që kemi, është politika ndaj drejtësisë

January 9, 2026
Durrës, banorët sërish në protestë/ Tentojnë të futen në ambientet e Bashkisë, përplasen me policinë

Durrës, banorët sërish në protestë/ Tentojnë të futen në ambientet e Bashkisë, përplasen me policinë

January 9, 2026
Pamje “lufte”/ Dyqane të shkrumbuara totalisht dhe rrënoja, ja çfarë ka mbetur te tregu i “5 Majit” pas zjarrit masiv (VIDEO-FOTO)

Pamje “lufte”/ Dyqane të shkrumbuara totalisht dhe rrënoja, ja çfarë ka mbetur te tregu i “5 Majit” pas zjarrit masiv (VIDEO-FOTO)

January 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In