Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastriliu është pyetur sot nëse qeveria ka një përgjegje sa i takon protestës së studentëve për punësimin me detyrim. Ajo u shpreh se janë ende në një proces të gjerë konsultimesh.
“Ne kemi ndërmarrë një proces të gjerë konsultimesh, takimesh me studentët e mjekësisë, me rektorë dhe dekan për të krijuar bazën më të mirë të diskutimeve. Në momentin që qeveria do ketë një model për ta caktuar do ua përcjellim.”- thotë Manasitirliu.
/f.stafa