• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Protesta e studentëve rrezikon të përfundojë si gjëja më qesharake që është prodhuar!

by Mustafa Nano
18/12/2018 21:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mustafa Nano*

Kur nisi protesta e studentëve, të gjithë u vunë në mbështetje të saj. Ishte një festival solidariteti. Kurrë nuk ishin parë ndonjëherë shqiptarët të binin në një mendje mbi një gjë të caktuar, dhe ja, erdhët ju, të dashur studentë, për t’i bërë ata së bashku.

Por nuk u bënë me ju, ngaqë pëlqyen qëllimet e protestës. Jo, u bënë me ju, ngaqë gjysma (socialistët) pëlqyen faktin që ju po protestonit në mënyrë paqësore, dhe nuk kërkonit rrëzimin e qeverisë. Madje, as rrëzimin e ministres nuk kërkonit. As tani nuk e kërkoni.

Ndërsa gjysma tjetër (demokratët) ju mbështetën, ngaqë ju vendosët të mos negocjonit me qeverinë, e me kryeministrin Rama, i cili po ju qurravitet prej 14 ditësh. Nuk është parë ndonjëherë ndonjë kryeministër që t’u përgjërohet protestuesve për një takim.

Çfarë nuk do të jepte për këtë takim! Edhe gjithë qeverinë do jepte, po t’ia kërkonit. Por ju nuk ia kërkoni. Sepse ju nuk doni që protesta të keqkuptohet, apo të përdoret, duke harruar se në ka një gjë që ka krijuar hapësirë për përdorimin e protestës është ky merak i juaji për të mos u përdorur.

E dini? Unë personalisht kam frikë se edhe ju vetë jeni bijtë e bijat e prindërve tuaj, dmth edhe ju jeni demokratë e socialistë. Gjysma juaj do donin që kërkesat të plotësoheshin, e që qeveria të mos dëmtohej asnjë çikë. E gjysma tjetër as që do t’ia dijë fare për kërkesat; ata duan thjesht dëmtimin apo rrëzimin e kësaj qeverie.

Organizimi i kësaj proteste, dhe vendimet që janë marrë prej jush, janë frut i kësaj balance forcash. Dhe kështu kemi këtë protestë konfuze që nuk ka një grup udhëheqës e përfaqësues, që nuk pranon asnjë ndikim politik nga jashtë e që nuk pranon negociata mbi kërkesat që janë bërë.

Hej studentë, ka rrezik që e gjithë protesta të përfundojë si gjëja më qesharake që është prodhuar ndonjëherë në skenën publike shqiptare. Dhe do të ishte traumatike për të gjithë ata që protestën tuaj e kanë pagëzuar me emra të fismë. Prandaj, duhet të ndryshoni strategji.

Duhet të krijoni një leadership. Dhe duhet t’i besoni këtij leadershipi. Nëse nuk keni besim te njëri tjetri, dhe duket që nuk keni, kërkoni mbështetje nga pedagogët, apo nga jashtë. E nëse nuk ua mbush syrin e mendjen askush nga jashtë, atëherë merrnin vendimin për ta mbyllur protestën.

Mbylleni ashtu si e nisët, me një lajmërim të varur në derën e fakultetit të inxhinierisë së ndërtimit a të arkitekturës, ku të thuhet: Të dashur studentë, ju njoftojmë se sot në orën 16.00 do mblidhemi para ministrisë së arsimit (për qejf të socialistëve), apo kryeministrisë (për qejf të demokratëve), për të deklaruar fundin e protestës.

Qëllimi konsiderohet i paplotësuar. Dhe i paplotësueshëm. Fituan ato që fitojnë gjithnjë këtyre anëve. Partitë. Sepse në Shqipëri askush nuk mund të fitojë kundër tyre.

Nuk ka rrugë tjetër? Në fakt, ka edhe një rrugë tjetër. Ju duhet të ngriheni kundër vetë partive, kundër rendit të prishur të gjërave, kundër sistemit të korruptuar që ka korruptuar çdo gjë. Vetëm kështu do të kishin kuptim edhe kanosjet që ju po bëni me grevë urie, me bllokime rrugësh, e me përshkallëzime të tjera, për të cilat keni folur.

Nëse nuk keni gjë kundër sistemit, dhe deri tani e keni pasur merak të tregoni se nuk keni gjë kundër sistemit, atëherë shkoni negocjoni me kryeministrin, merrni çfarë keni kërkuar të merrni, dhe kthejuni auditorëve. Shfaqja mbaroi.  Nesër rikthehet jeta normale. Poshtë studentët! Rroftë sistemi!

*Monologu i kësaj të marte i Mustafa Nanos në emisionin “Provokacija”

a.ç

Next Post
Dekreti/ Zgjedhjet vendore do të mbahen në 30 qershor 2019

Drafti/ PS, "OK" votimit dhe numërimit elektronik: Të votojnë edhe emigrantët!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gjykata e Lartë e lë në burg ish-presidentin Meta, Kryemadhi i del në mbrojtje: S’ka asnjë firmë, asnjë vendim

Gjykata e Lartë e lë në burg ish-presidentin Meta, Kryemadhi i del në mbrojtje: S’ka asnjë firmë, asnjë vendim

March 12, 2026
ANALIZA/ Pse Rezistenca e Iranit ndaj Shteteve të Bashkuara është një Bllof (dhe e turpëron Trumpin)

ANALIZA/ Pse Rezistenca e Iranit ndaj Shteteve të Bashkuara është një Bllof (dhe e turpëron Trumpin)

March 12, 2026
“Kosova, pjesë e pandarë e Serbisë!” Rusia: BE po i jep dorë të lirë Kurtit për spastrimin në veri

“Kosova, pjesë e pandarë e Serbisë!” Rusia: BE po i jep dorë të lirë Kurtit për spastrimin në veri

March 12, 2026
Trump, një nuse që do te nusërojë për herë të dytë

Epokat që nuk mbarojnë

March 12, 2026
Sulmi kibernetik i Iranit ndaj Kuvendit të Shqipërisë, Departamenti Amerikan i Shtetit: Dënojmë këtë akt dashakeq kundër aleatit tonë!

Sulmi kibernetik i Iranit ndaj Kuvendit të Shqipërisë, Departamenti Amerikan i Shtetit: Dënojmë këtë akt dashakeq kundër aleatit tonë!

March 12, 2026
“2030-ta do të jetë viti që Ramazani dhe Krishtlindjet bashkohen”, Rama: Shpresoj të jetë mandati i fundit i një kryeministri të Shqipërisë jashtë dyerve të BE

“2030-ta do të jetë viti që Ramazani dhe Krishtlindjet bashkohen”, Rama: Shpresoj të jetë mandati i fundit i një kryeministri të Shqipërisë jashtë dyerve të BE

March 12, 2026
Muaji i Shenjtë i Ramazanit, kryeministri Rama dhe bashkëshortja e tij shtrojnë Iftar për besimtarët

Muaji i Shenjtë i Ramazanit, kryeministri Rama dhe bashkëshortja e tij shtrojnë Iftar për besimtarët

March 12, 2026
Federata polake motivon futbollistët para sfidës me Shqipërinë, vendos premio për kualifikimin në botëror

Federata polake motivon futbollistët para sfidës me Shqipërinë, vendos premio për kualifikimin në botëror

March 12, 2026
Rritja e çmimit të naftës dhe gazit natyror! Vendet europiane ndërmarrin masa

Rritja e çmimit të naftës dhe gazit natyror! Vendet europiane ndërmarrin masa

March 12, 2026
Paditën njëri-tjetrin për shpifje/ Gjykata e Tiranës rrëzon kërkesën e Edi Ramës dhe Sali Berishës

Paditën njëri-tjetrin për shpifje/ Gjykata e Tiranës rrëzon kërkesën e Edi Ramës dhe Sali Berishës

March 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In