Dy protestues janë shoqëruar nga policia, mëson gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj.
Mësohet se ata kanë pasur me vete çanta me shishe molotovë brenda.
Protestuesit janë të mbledhur para Kuvendit duke hedhur molotovë dhe mjete piroteknike në drejtim të godinës, ndërsa forcat e policisë janë kundërpërgjigjur me gaz lotsjellës dhe ujë për shpërndarjen e turmës.











