Të rinjtë e Partisë Demokratike do të zhvillojë sot në orën 10.00 protestën e radhës para selisë së Kuvendit ndërkohë që parlamenti zhvillon seancën e fundit plenarë për këtë vit.
Një ditë më parë, anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Julian Deda ftoi të rinjtë që të bashkohen në protestë. Ndërsa Policia e Shtetit ka marrë masat për mbarëvajtjen sa më mirë të protestës.
Policia njofton se nuk do të lejohet parkimi i automjeteve deri në përfundim të protestës në rrugët e mëposhtme:
- Rruga “George Bush” ( nga Ura e Elbasanit – kryqëzimi tek sheshi “Sulejman Pasha”
- Bulevardi “Dëshmorët e Kombit (nga e Ish Hotel Dajtit deri te kryqëzimi i rrugës “Murat Toptani”
- Rruga “Abdi Toptani” ( drejtoria e Burgjeve)
- Rrugica prane Infosoft tek ish-PD.
Gjithashtu në këto segmente rrugore, rruga “George Bush” ( nga Ura e Elbasanit – kryqëzimi tek sheshi “Sulejman Pasha” dhe rruga “Abdi Toptani” nuk do të lejohet kalimi i automjeteve duke filluar nga ora 08:00 deri në përfundimin të aktivitetit.
Rruga “Murat Toptani” për arsye sigurie do të jetë e bllokuar për qytetarët dhe protestuesit. Gjithashtu, policia bën të ditur se do të ketë devijim të trafikut në shumë segmente rrugore.