Opozita po përgatitet edhe për të enjten pasdite për protestë. Protesta paralajmërohet të fillojë pasdite. Kryetar të degëve, anëtarë të kryesisë dhe këshillit drejtues, janë ftuar që më 19 nëntor, të vijnë në Prishtinë, transmeton Zëri.info.
“Ftoheni që bashkë me të gjithë mbështetësit që keni të vini në Prishtinë. Takimi do të bëhet tek selia e AAK-së më së voni në ora 13:00”, thuhet në mesazhet që i janë dërguar anëtarësisë së kësaj partie në Kosovë. Burime të gazetës bëjnë të ditur se protestës do t’i bashkohen dhe pjesa tjetër e opozitës.









