Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka, në disa momente kur protesta dukej sikur u qetësua në pikat e bllokuara dhe Policia kishte arritur të spostonte turmën për të krijuar aks të lirë për mjetet, u pa të nxirrte telefonin dhe të komunikonte me mesazhe.
Kjo skenë zgjati për disa minuta, teksa ai qëndronte para gardhit të Policisë dhe dukej se komunikonte me dikë në krahun tjetër.
Nuk dihet se me kë komunikoi deputeti opozitar, por menjëherë pas kësaj ai dha edhe deklaratë për mediat, teksa irritimi i qytetarëve të bllokuar në mjete ka qenë i madh dhe tensionet të larta.