Kryeministri Edi Rama do të jetë sonte në studion e emisionit ‘Real Story’ të gazetarit Sokol Ballan në vizion+. Ai pritet të flas për zhvillimet më të fundit politike në vend, protestën e opozitës me 16 shkurt, ndryshimet e thella në kabinetin qeveritar, tenderin e anulluar për Unazën e Re, si dhe një sërë çështjesh të tjera. Lajmi është bërë i ditur nga vetë Balla, në një postim të tijin në rrjetet sociale./a.meta