Në Divjakë, fermerët po vjelin perimet dimërore. Por prodhuesit po hasin vështirësi në gjetjen e tregut. Fushat e mbjella me lakra janë plot. Një pjesë e prodhimit është prishur pasi duhej të ishte shitur më herët.
Pikat e grumbullimit nuk po marrin perimet pasi eksportet janë të pakta. Në këtë situatë ka ndikuar edhe greva e kamionistëve të vendeve të Ballkanit.
Një hektar lakër sot bismilah, dhe me çmim qesharak. Shpenzime që nuk marrim as mundin e krahëve tona, lëri tjerat”, thotë një banor.
“S’do na ngeli gjë, por të paktën të nxjerrim shpenzimet”, shprehet një tjetër.
Probleme me shitjen ka edhe për prodhime të tjera si panxhari i kuq, qepa apo patatja. Fermerët e kanë të vështirë të gjejnë tregun.
Divjaka është zona nga ku eksportohen më shumë prodhime, si drejt vendeve të rajonit, ashtu edhe drejt shteteve të Bashkimit Evropian.
Klan











