• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Protesta e dhunshme e 8 janarit/ VOA: Berisha dhe Noka nesër duhet të paraqiten në Prokurori

by Java News
12/01/2022 21:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në Shqipëri, Prokuroria e Tiranës mësohet se në kuadër të hetimeve të nisura mbi ngjarjet e dhunshme në selinë e Partisë Demokratike më 8 Janar, i ka dërguar thirrje për t’u paraqitur dhe marrë në pyetje ish kryeministrit Sali Berisha si dhe deputetit Flamur Noka.

Të dy duhet të jenë nesër para prokurorit të çështjes. Ndërkohë që një ditë më pas, do të jetë radha e kryetarit demokrat Lulzim Basha dhe Sekretarit të përgjithshëm Gazmend Bardhi, të cilëve po ashtu u është dërguar thirrje nga prokuroria. Zoti Bardhi dhe deputeti Noka u përfshinë që ditën e parë janë në listën e personave ndaj të cilëve nisi procedim penal.

Për ngjarjet e 8 janarit, u ndaluan 34 persona. Sot gjykata e Tiranës, vlerësoi masat e sigurisë ndaj tyre. Prokuroria kishte kërkuar fillimisht që 5 prej tyre të ishin në arrest shtëpia ndërsa të tjerët detyrim për paraqitje. Gjykata nga ana e saj vendosi që një pjesë të tyre të lihen plotësisht të lirë, ndërsa la masën “detyrim për paraqitje” për shumicën dërrmuese.

Të paktën 23 persona nga të ndaluarit ishin pjesmarrës në protestën e thirrur nga ish kryeministri Sali Berisha, e cila përfundoi me një sulm të dhunshëm ndaj selisë së kësaj partie, ku dyer e dritare u thyen e shkatërruan e po ashtu dhe mjediset e brendshme.

Ndërsa 11 persona të tjerë, ishin përkrahës të zotit Basha që ishin në seli ditën e 8 janarit. Ndaj tyre pati dyshime për shkeljen e rregullave për lëndët plasëse dhe shpërthyese, gjatë përpjekjeve për të sprapsur protestuesist që kërkonin të hynin në godinë.

Protesta e së shtunës kishte si objektiv marrjen e kontrollit të selisë së Partisë demokratike nga ana e zotit Berisha dhe mbështetësve të tij. Dhuna e shpërthyer u frenua vetëm nga ndërhyrja e forcave të policisë.

Ngjarjet e 8 janarit bënë që një ditë më parë kryesia e PD-së të vendoste përjashtimin e zotit Berisha nga anëtarësia e kësaj force politike. 9 deputetë të tjerë po ashtu u përjashtuan apo pezulluan, një masë që u shtri dhe ndaj 19 mbështetësve të ish kryeministrit, anëtarë të Komisionit të Rithemelimit. /VOA

g.kosovari

Next Post
“Aman bëjini derman kësaj se e mbyti qenin”/ Aktori reagon pasi sportistja tha se ka ngelur pa burrë se po bëhen gay: Ky është kulmi, që…

“Aman bëjini derman kësaj se e mbyti qenin”/ Aktori reagon pasi sportistja tha se ka ngelur pa burrë se po bëhen gay: Ky është kulmi, që...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protestë për gjuhën shqipe, Universiteti i Tiranës mbështet studentët shqiptarë të Maqedonisë së Veriut

Protestë për gjuhën shqipe, Universiteti i Tiranës mbështet studentët shqiptarë të Maqedonisë së Veriut

April 6, 2026
Forcimi i lekut, efekt i turizmit dhe hyrjeve valutore

Forcimi i lekut, efekt i turizmit dhe hyrjeve valutore

April 6, 2026
Banka e Shqipërisë thyen rekord në blerjen e valutës, mbi 1 miliard euro gjatë 2025-ës!

Banka e Shqipërisë thyen rekord në blerjen e valutës, mbi 1 miliard euro gjatë 2025-ës!

April 6, 2026
Detaje nga shpërthimi në Memaliaj/ Tritoli ishte për administratorin e Qesaratit, 2 autorët u larguan në këmbë

Detaje nga shpërthimi në Memaliaj/ Tritoli ishte për administratorin e Qesaratit, 2 autorët u larguan në këmbë

April 6, 2026
Aksident i rëndë në aksin Milot–Rrëshen, katër të plagosur

Aksident te “Uji i Ftohtë”, shoferi përplas të miturin dhe largohet nga vendngjarja

April 6, 2026
Testet e fundit, tuneli i Llogarasë nis me pagesë

Testet e fundit, tuneli i Llogarasë nis me pagesë

April 6, 2026
Kriza energjetike rrit çmimet, Greqia nis sot skemën e subvencionimit

Kriza energjetike rrit çmimet, Greqia nis sot skemën e subvencionimit

April 6, 2026
Sulmet amerikane-izraelite vrasin shefin e inteligjencës së Gardës Revolucionare të Iranit

Sulmet amerikane-izraelite vrasin shefin e inteligjencës së Gardës Revolucionare të Iranit

April 6, 2026
Eksplozivët në Serbi ndezin tensionet rajonale, Ukraina mohon çdo përfshirje

Eksplozivët në Serbi ndezin tensionet rajonale, Ukraina mohon çdo përfshirje

April 6, 2026
Hoxha mbështet protestën e studentëve në Shkup: Gjuha amtare, e drejtë themelore!

Hoxha mbështet protestën e studentëve në Shkup: Gjuha amtare, e drejtë themelore!

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In