Ish-deputeti i Partisë Demokratike Edmond Spaho e ka cilësuar opozitës si të paaftë për të përmbysur gjendjen aktual politike në vend.
Në një postim të bërë në facebook, Spaho i referohet protestës së djeshme të mbajtur jashtë Kuvendit.
Ish-deputeti demokrat shkruan se kryeministri Edi Rama vijon të qëndrojë në krye të qeverisë ndërsa Berisha vijon të paralajmërojë protestën e radhës si ajo që do të shënojë “kilometrin e fundit”.
Spaho e mbyll postimin duke thënë se falë kësaj opozite, Edi Rama do të drejtojë Shqipërinë dhe për shumë vite të tjera.
Postimi i Edmond Spahos
Opozita e paafte te ndryshoje gjendjen.
E disata here qe premton se kjo proteste rrezon Ramen.
Rama vazhdon mbreterimin.
Kryetari opozites njofton protesten e rradhes.
Nga sot, ne sajen tuaj, Edi Rama nuk eshte me Kryeminister.
Jemi ne kilometrin e fundit!
Me kete drejtues opozite Ramen do e kemi ne qafe edhe per shume vjet.
Njera dore lan tjetren, te dyja lajne fytyren.











