Opozita ka bërë të ditur se me 17 shkurt duke filluar nga ora 14:00 do të jetë protesta e radhës e tyre.
Pikërisht dita e pavarësisë së Kosovës do të jetë dita kur opozita do të mbledh qytetarët për të kundërshtuar marrëveshjet e qeverisë. Visar Ymeri nga Lëvizja Vetëvendosje ka thënë se qeveria do të ketë kohë që deri me 17 shkurt të reflektoj dhe të zbrapset.
“Qeveria e Kosovës do të ketë kohë që deri më 17 shkurt të reflektoj përndryshe qytetarët do të mblidhen sërish për të reaguar s e janë kundër kësaj qeverie dhe kundër këtyre marrëveshjeve”, ka thënë Ymeri.
Ndërkohë që edhe Ramush Haradinaj ka shtuar se 17 shkurti është datë të cilën opozita e ka zgjedhur për këto arsye.
“17 shkurti është datë e rëndësishme pasi që para 8 viteve këtu ishim mbledhur për shtet me sovranitet ndërsa tani do të mblidhemi për ta mbrojtur këtë republikë dhe këtë shtet”, ka thënë Haradinaj. /Zeri/