• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Protesta e 6 dhjetorit/ Mediu: S’duhet të krijojmë keqkuptime tek liderët e BE-së! Rama po tenton të…

by
29/11/2022 21:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu thotë se protesta e thirrur më 6 dhjetor në samitin që do të zhvillohet në Tiranë, ka për qëllim të përcjellë mesazhe tek liderët e BE-së, duke denoncuar qeverisjen.

Sipas tij, ky tubim i organizuar nga ish-kryeministri Berisha do të jetë paqësor dhe nuk do të shkaktojë trazira.

I ftuar në emisionin “Frontline”, Mediu tha se PD-ja si forcë e djathtë, ka ecur gjithmonë me idenë e integrimit europian.

Mediu shton se kryeministri Rama po tenton ta “privatizojë” këtë çështje, madje duke mos e ftuar opozitën për diskutimin e përbashkët.

Mediu: Siguria do të jetë një nga çështjet më të rëndësishme. Janë analiza që bëjnë ekspertët e SHBA dhe BE. Ka shqetësim të shtuar të BE për situatën që ndodh në Ballkan, siç është mosdakordësia mes Serbisë dhe Kosovës. Samiti është samit i shqiptarëve me BE. Nuk është samiti i Ramës me BE. Si forcë politike ka qenë PD dhe partitë e djathta që ecën me idenë që; ta bëjmë Shqipërinë si Europa. Rama po përpiqet që të ‘privatizojë’ këtë çështjes. Opozita duhet ta çmojë këtë samit si të rëndësishëm. Zgjatja pa fund me vite me radhë e këtij procesi është faj i qeverisë, PS. S’ka asnjë ftesë për diskutimin e përbashkët, për PD. Kur është bërë samiti i NATO-s në Bukuresh apo Strasburg, apo në Bruksel, opozita ka qenë prezente. Duket se Ramës i intereson që të ketë një qasje tjetër të opozitës dhe përjashtimin e saj. Çdo ditë do ishte gjë e mirë që të bëhej protestë në vendin tonë. Besoj se Berisha kërkon që t’i tregojë BE për të denoncuar qeverisjen, që të ketë qëndrim thelbësor për çështjet që ka Shqipëria.

Opozita duhet të jetë permanente për të diskutuar çështjes që janë me rëndësi, ne kemi eksperiencë për këto gjëra. Çdo komunikim i drejtpërdrejtë opozitës është me i vlefshëm. Me rëndësi është se çfarë narrative duhet të ndërtojmë. Duhet të ndërtojmë një narrative zgjidhje dhe partneritet, por nuk duhet të krijojmë keqkuptime. Nuk kemi komunitetin që të krijojmë keqkuptime shtesë. Çdo organizim duhet të negociohet.

Nuk mendoj se do të ketë incidente, por do të jetë paqësore dhe me rëndësi është mesazhi që përcjell në mbështetje të integrimit të vendit në BE. E vetmja pikëpyetje që kam është pamundësia për të shpjeguar keqkuptime të mundshme. Shpesh ndodh që kur merr një qëndrim sa më realist, mund të kesh opinione të ndryshme. E kam mbajtur këtë qëndrim dhe në momente të tjera. Rama i pret BE në 6 dhjetor edhe falë ndryshimeve që bëmë ne. Duhet të bëjmë një analizë në raport me veten se kush janë veprimet. Që të ketë protestë çdo ditë në Shqipëri ndoshta është e pamjaftueshme.

Ndër të tjera, Mediu komentoi edhe situatën e emigrimit në vendin tonë.

Mediu u shpreh se politika në vend që të merret me shqetësimet që detyrojnë shqiptarët të largohen, ata merren me gjermanin e fundit që ka ikur në 1944-ën.

Mediu: Ne merremi me gjermanin e fundit që ka ikur në 1944, por nuk merremi me shqiptarin që do të ikë çdo ditë e më tepër në Gjermani apo vende të tjera, duke krijuar një problem të madh ekonomik, social, plakje të shoqërisë, etj..  po ta shohim se kush ka ikur, është pjesa më vitale e shoqërisë, më intelektuale, dhe ata që kanë pasur një mundësi normale nuk e shikojnë si ambient të vlefshëm për të ndërtuar një raport të drejtë për të ardhmen e familjes së tyre.

Kjo është shqetësuese, dhe ne duhet të shohim jo vetëm sesi ta ndalojmë, por si duhet të shikojmë si duhet ta kthejmë një pjesë të këtyre njerëzve, se janë një kapital shumë i vlefshëm nëse kthehen.

/e.d

Next Post
Xhubleta shqiptare në UNESCO/ Yuri Kim: E mrekullueshme! Një nga veshjet më të bukura në botë

Xhubleta shqiptare në UNESCO/ Yuri Kim: E mrekullueshme! Një nga veshjet më të bukura në botë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mesazhi i Patriarkut serb për Krishtlindje është plot helm e plot gënjeshtra

Për ata që 24 orë shajnë çdo vlerë të kombit shqiptar dhe bëjnë thirrje për hakmarrje

April 10, 2026
17-vjetori i anëtarësimit në NATO, Hoxha: Shqipëria ka dëshmuar se është një Aleate e përkushtuar dhe e besueshme

Marrëveshja e detit me Greqinë, Hoxha: Kemi krijuar ekip që të shkojmë në gjykatë ndërkombëtare

April 10, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 11 Prill 2026

April 10, 2026
Ulja e dënimit të vrasësit të policit në Fier, reagon Lamallari: Akt me pasoja të rrezikshme

Ulja e dënimit të vrasësit të policit në Fier, reagon Lamallari: Akt me pasoja të rrezikshme

April 10, 2026
Protesta e studentëve në Maqedoni, Hoxha: Gjuhën shqipe e garanton Kushtetuta

Protesta e studentëve në Maqedoni, Hoxha: Gjuhën shqipe e garanton Kushtetuta

April 10, 2026
E rëndë në Shkodër, e moshuara i vë flakën vetes

Ra nga tarraca e hotelit të tij, ndërron jetë 60-vjeçari në Gjirokastër

April 10, 2026
Pashkët të dielën, vijon fluksi i emigrantëve në Kapshticë

Pashkët të dielën, vijon fluksi i emigrantëve në Kapshticë

April 10, 2026
SPAK mbylli hetimet, caktohet gyqtarja që do të shqyrtojë dosjen e ish-deputetit Jurgis Çyrbja

Çyrbja kërkon pafajësi në Apel: Nuk ka prova për nxjerrje të sekretit shtetëror

April 10, 2026
Gogu: “Ne bis in idem”, garanci themelore që shteti nuk ndëshkon dy herë për të njëjtin fakt

Gogu: “Ne bis in idem”, garanci themelore që shteti nuk ndëshkon dy herë për të njëjtin fakt

April 10, 2026
Irani vendos kushtin, ja sa anije në ditë do të lejohen të kalojnë Ngushticën e Hormuzit

Trump kritika për naftën në Hormuz, Irani pezullon bisedimet me SHBA: Ndaloni sulmet në Liban

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In