• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Protesta duhet paqësore dhe jo e dhunshme/ Reagon sërish Imzot George Frendo: Unë nuk shitem dhe nuk mbështes asnjë parti politike

by Ardit Rada
15/12/2020 14:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas betejës së fituar me koronavirusin, ku u trajtua për 33 ditë me radhë në një spital të Italisë, Arqipeshkvi Metropolit i Tiranë-Durrësit, Presidenti i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë, Imzot George Frendo tha se teksa gjendej i shtruar në godinën spitalore mundi të ndjehej më afër Jezu Krishtit, por edhe të gjithë atyre që po vuanin bashkë me të nga pandemia.

Ndër të tjera, Frendo u pyet mbi deklaratën e tij për vrasjen e 25-vjeçarit, Klodian Rasha nga një efektiv i Shqiponjave.

“Kush e lexon deklaratën time, duhet të kuptojë që unë nuk kam mbështetur asnjë parti politike. Një grua më ka thënë: a je shitur? Unë nuk shitem, as blihem. Në fakt unë shpeshherë kam folur kundër korrupsionit, padrejtësisë, në mbështetje të të rinjve, që po dalin jashtë shtetit. Përpiqem të flas gjithmonë të vërtetën pa asnjë respekt për asnjë parti politike”, tha ai.

Reagimi i mëparshëm i Imzot George Frendos:

“Gjatë qëndrimit tim për rikuperim nga Covid-19 në Itali kam ndjekur lajmet për ngjarjet në Shqipëri pas vrasjes së një djali 25 vjeç nga një polic. Dua të shpreh mbështetjen dhe ngushëllimin tim me familjen e Klodian Rashës, për këtë humbje të madhe. Policët zbatojnë një punë shumë të dobishme në shoqëri, që duhet ta vlerësojmë. Por i lutemi ta ushtrojnë me shumë përgjegjësi dhe respekt për çdo qytetar. Por duke u përgatitur për kremtimin e lindjes së Princit të Paqes, Jezu Krishti, e ndiej detyrë të bëj edhe këtë vërejtje. Si vend demokratik, populli ka të drejtë të protestojë. Por duke shmangur çdo lloj vandalizmi dhe dhune. Vandalizmi është absurd, sepse kush paguan për pronësinë publike të dëmtuar? A nuk jemi ne, me taksat tona? Si tha David Cameron, ish kryeministri i Mbretërisë së Madhe (Angli): “Paraja publike nuk ekziston. Ekziston vetëm paraja e taksapaguesve” (“There is no such thing as public money. There is only taxpayers’ money”). Përveç kësaj, vandalizmi nuk përputhet me dashurinë për Atdheun. Ndërsa dhuna është gjithmonë një fyerje kundër dinjitetit njerëzor. Pikërisht sot Jezusi na mëson e na fton të shohim këtë dinjitet në fytyren e çdo njeriu. Dhe mos të harrojmë se dhuna lind dhunë. Vetë Jezusi tha: “… të gjithë ata që kapen për shpatë, prej shpatës edhe do të vdesin.” (shih Mateu 26, 52).”

Po kështu, teksa foli ditën e sotme për mediat, Frendo zbuloi gjithashtu se nuk donte të ikte për kurim jashtë shtetit, pasi mendonte për ata që nuk e kishin një mundësi të tillë. Po kështu shtoi se e kishin dërguar me ngulm.

“Për mua shpirtërisht ka qenë rast të ndjehem më afër Jezu Krishtit, që ka transformuar dhimbjen, duke e bërë atë shpirtërore. Ishte rasti të ndihesha më afër të tjerëve, afër atyre që si unë po vuanin nga kjo sëmundje. Unë kam pasur fat, që më kanë dërguar jashtë shtetit. Në fillim unë nuk desha absolutisht të shkoja jashtë shtetit, sepse mendoja për ata që nuk kanë mundësi të ikin, por me ngulm më dërguan atje. Dua të shpreh edhe tani solidaritetin tim me të gjithë ata që janë duke vuajtur nga kjo sëmundje. Dëshiroj t’ju falënderoj të gjithëve. Situata është shumë e rëndë, kemi një numër mjaft të madh të personave që infektohen, megjithatë shpresoj ta gjejnë gjithmonë mbështetjen e atyre që kanë mundësi të ndihmojnë”, u shpreh Imzot Frendo./A.p

Next Post
Basha i përgjigjet Ramës: Brodhe rrugëve të New York-ut 3 ditë dhe nuk gjete një minutë kohë për të ngushëlluar familjen e Klodianit

Basha i përgjigjet Ramës: Brodhe rrugëve të New York-ut 3 ditë dhe nuk gjete një minutë kohë për të ngushëlluar familjen e Klodianit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Siguria ushqimore, AKU Gjobë dhe kallëzim penale për një subjekt në Shkodër

Siguria ushqimore, AKU Gjobë dhe kallëzim penale për një subjekt në Shkodër

March 10, 2026
“SPAK po helmohet nga brenda!”, avokati: Prokurori Ols Dado nuk e ka vendin në sistemin e drejtësisë

“Çdo vit u vidhen shqiptarëve 10 milionë euro”, avokati tregon shifrat: Si u privatizuan 4 hidrocentralet me ‘bekimin’ e Sali Berishës

March 10, 2026
Rusia i ka dhënë informacion Iranit për asetet ushtarake amerikane? Reagon Steve Witkoff

Rusia i ka dhënë informacion Iranit për asetet ushtarake amerikane? Reagon Steve Witkoff

March 10, 2026
Paralajmëron NASA: Pjesët e një sateliti do të bien sot në Tokë

Paralajmëron NASA: Pjesët e një sateliti do të bien sot në Tokë

March 10, 2026
Takimi me Kaja Kallasin, ministri Hoxha: Forcojmë partneritetin për Mbrojtjen dhe Sigurinë me BE-në

Takimi me Kaja Kallasin, ministri Hoxha: Forcojmë partneritetin për Mbrojtjen dhe Sigurinë me BE-në

March 10, 2026
Zëvendëspresidentja e KE: Do marrim masa përballë një krize të mundshme energjetike

Zëvendëspresidentja e KE: Do marrim masa përballë një krize të mundshme energjetike

March 10, 2026
3,428 miliarderë dhe 20.1 trilionë dollarë pasuri, del lista e njerëzve më të pasur të botës

3,428 miliarderë dhe 20.1 trilionë dollarë pasuri, del lista e njerëzve më të pasur të botës

March 10, 2026
Hargreaves takon Osmanin: Bisedimet konstruktive, thelbësore për të gjetur zgjidhje

Hargreaves takon Osmanin: Bisedimet konstruktive, thelbësore për të gjetur zgjidhje

March 10, 2026
Sulmi kibernetik nga hakerët ‘Homeland Justice’, reagon Kuvendi: Janë fshirë disa të dhëna

Sulmi kibernetik nga hakerët ‘Homeland Justice’, reagon Kuvendi: Janë fshirë disa të dhëna

March 10, 2026
PS nuk lejon arrestimin e Ballukut, reagon Komisioni Europian: Vendimi i takon Kuvendit, nuk komentojmë raste në zhvillim

PS nuk lejon arrestimin e Ballukut, reagon Komisioni Europian: Vendimi i takon Kuvendit, nuk komentojmë raste në zhvillim

March 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In