• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Protesta bashkoi në një, Berishën me LSI

by Mero Baze
09/01/2022 20:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Dështimi i Sali Berishës në protestën e 8 Janarit, kishte dhe anën e saj pozitive. Protesta ishte një dëshmi e bashkimit të LSI me Sali Berishën, në shumë aspekte.

Së pari ishte në motiv. Protesta nisi me një deklaratë të pazakonte të Sali Berishës, i cili shantazhoi në distancë një anëtare të Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë, për t’i kujtuar asaj të ketë kujdes me gjyqin për shkarkimin e Ilir Metës që mbahet këtë muaj.

Edhe pse në dukje jashtë kontekstit, Berisha duke dalë nga shtëpia e tij drejt selisë së PD, duke komentuar “seriozisht”, një deklaratë të Spartak Brahos rreth mundësisë së “vrasjes” së Enkelejd Alibej gjatë protestës, tha se ky është sinjal për zonjën Alibej në Gjykatën Kushtetuese.

Përmendja e emrit të një gjyqtareje të Gjykatës Kushtetuese, pa e pyetur askush, por vetëm për t’i kujtuar asaj se me kë ka të bëjë, në rast se voton kundër Ilir Metës, është shantazhi i parë publik që i bëhet Gjykatës nga Sali Berisha për rastin “Meta”.

Dhe si për ta mbyllur sërish protestën me Gjykatën Kushtetuese, pas saj, ndërsa po fliste para Komitetit Rithemelues në Rogner, citoi gjatë burrin e një anëtareje tjetër të Gjykatës Kushtetuese për pikëpamjet e tij rreth protestës.

Pra, e hapi dhe mbylli protestën duke u marrë me burrat e grave të Gjykatës Kushtetuese, njërin duke e shantazhuar e tjetrin duke e lavdëruar. Lavdërimi i të dytit nuk ka lidhje me punën si gazetar në televizionin e të birit, se për atë e paguan nga lekët e shtëpisë, por ka lidhje pikërisht me diferencën që duhet të bënte në këtë rast me Alibejn të cilin praktikisht e shantazhoi publikisht.,

E parë kështu, dukej se protesta nisi e mbaroi me kokë nga Gjykata Kushtetuese.

Së dyti, Bashkimi i LSI me Berishën ishte dhe në njerëz. “Heroi” kryesor me vare në dorë që çau derën e blinduar për 30 minuta, ishte një militant i LSI. Dhe jo vetëm ai. Ai ishte më luftaraku. Por pjesa më agresive e protestës edhe pse ishte pakicë, i përkiste LSI. Pra LSI dhe Berisha kishin bashkuar dje njerëzit për luftë. Vërtet ishin pak, por ishin me zemër krah njëri tjetrit.

Së treti, bashkimi u vulos nga deklarata e Ilir Metës ndaj protestës, i cili fliste për legjitimitetin e “protestës paqësore” dhe shmangien e provokimeve, a thua se Sali Berisha po protestonte me lule dhe Lulzim Basha po i hidhte kova me zift nga bedenat e kalasë si Vrana Konti.

Dhe si per ta vulosur këtë “bashkim të shenjtë”, pas humbjes së betejës për marrjen e selisë, gjithë LSI ka bërë deklarata publike kundër Bashës, sikur të jenë anëtarë të Komitetit Rithemlues të PD së Berishës.

Pra bashkimi i tyre në një të vetme, ishte shumë i natyrshëm, pa sforco dhe me një motiv shumë të fortë, për të qenë bashkë si opozita legjitime e vendit.

Dhe gjithçka u duk qartë kur protesta nisi me shantazhin e Berishës duke përmendur emrin e anëtares së Gjykatës Kushtetuese tek e cila me sa duke nuk kanë më besim.

Dhjetë vite më parë, kur Ilir Meta ishte në hall në Gjykatën e Lartë, Berisha  e kishte më lehtë. Ai shkonte për darkë tek shtëpia e tij, një ditë para gjyqit dhe pastaj avokatët dërgonin mesazhet tek Gjykata se çfarë u tha në darkë për ta. Tani nuk e ka atë shans. Tani nis protestën për të pushtuar selinë dhe mendjen e ka prap tek gjykata, duke u cuar  fjalë publikisht burrave të grave gjyqtare. Dhe kaq mjaftoi pastaj që LSI të hidhej në flakë për Berishën para selisë.

Next Post
Çmenduri në Romë | Juventusi përmbys nga 3-1 në 3-4. Szczęsny pret penalltinë e 4-4 (VIDEO)

Çmenduri në Romë | Juventusi përmbys nga 3-1 në 3-4. Szczęsny pret penalltinë e 4-4 (VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vdekja e Khameneit rikthen në skenë nipin e tij, a do jetë ai lideri i ri i Iranit?

Vdekja e Khameneit rikthen në skenë nipin e tij, a do jetë ai lideri i ri i Iranit?

March 2, 2026
Nuk i dha pagat punonjëseve, pronari i parukerisë në Tiranë përfundon në qeli

Nuk i dha pagat punonjëseve, pronari i parukerisë në Tiranë përfundon në qeli

March 2, 2026
Rreziqet e një vakuumi pushteti në Iran

Rreziqet e një vakuumi pushteti në Iran

March 2, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 3 Mars 2026

March 2, 2026
Problemet me Berishën dhe Kuvendi sot, Basha mbledh deputetët një orë para seancës

PD depoziton në Kuvend raportin për imunitetin e Ballukut: Jemi pro arrestimit!

March 2, 2026
Kuvajti rrëzon gabimisht 3 avionë amerikanë: 6 anëtarët e ekuipazhit u hodhën në ajër në mënyrë të sigurt

Kuvajti rrëzon gabimisht 3 avionë amerikanë: 6 anëtarët e ekuipazhit u hodhën në ajër në mënyrë të sigurt

March 2, 2026

“S’më ke anketuar asnjëherë në dy dekadat e fundit”

March 2, 2026
I akuzuar në Gjermani për grup kriminal e mashtrim, arrestohet në Morinë 22-vjeçari

Rikthehen kontrollet në Morinë! Si do të kryhen kalimet nga 2 marsi deri më 30 prill

March 2, 2026
Ambasadorja shqiptare në Tel Aviv: Situatë e tensionuar, 12 shqiptarë kanë kërkuar asistencë

Ambasadorja shqiptare në Tel Aviv: Situatë e tensionuar, 12 shqiptarë kanë kërkuar asistencë

March 2, 2026
Irani godet në territor britanik, Starmer hap bazat ushtarake për amerikanët

Irani godet në territor britanik, Starmer hap bazat ushtarake për amerikanët

March 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In