• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Protesta/ Ambasadorja gjermane Susanne Schütz: Çdo element dhune do konsiderohet si vijë e kuqe

by Java News
13/04/2019 11:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i opozitës, Lulzim Basha u bëri thirrje shqiptarëve për t’iu bashkuar protestës të shtunën. Ambasadorja e Gjermanisë, Susanne Schütz kërkoi që protesta të jetë paqësore, ҫdo element dhune përbën vijë të kuqe.

Opozita dhe mbështetësit e saj zhvillojnë të shtunën (13.04.2019) protestën e tyre të 9-të, në serinë e protestave antiqeveritare, të nisura në mesin e shkurtit të kaluar. Protesta e së shtunës është e para që do të zhvillohet në mbrëmje  dhe e treta në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përballë godinës së Kryeministrisë. Protestat e tjera janë zhvilluar në sheshin para Parlamentit. Por pavarësisht vendit dhe kohës kur protestat e opozitës janë zhvilluar, të gjitha synojnë largimin e kryeministrit Rama, krijimin e një qeverie kalimtare për të organizuar zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Për opozitën qeveria Rama dhe Parlamenti, të dala nga zgjedhjet parlamentare 2017, janë jo legjitime, pasi opozita pretendon se PS fitoi mandatin e dytë për të qeverisur në Shqipëri deri në vitin 2021 me vota të blera dhe lidhje me krimin. Kryeministri Rama i ka hedhur poshtë pretendimet e opozitës dhe këmbëngul që nuk negocion mandatin e dhënë nga votuesit për të qeverisur deri në 2021.

Në prag të protestës në mbrëmjen e sotme, lideri  PD, Lulzim Basha u ka bërë thirrje, përmes një videoje, gjithë qytetarëve të Shqipërisë që t’i bashkohen protestës së opozitës. Në thirrjen e tij thuhet, se „Shqipëria është në rrezik”, „Korrupsioni ka mbërthyer shtetin”, „Qeveria është bërë një me krimin”. Basha ftoi qytetarët  t’i bashkohen opozitës për “Shqipërinë si gjithë Europa”, thirrje e Lëvizjes Studentore, të para 29 viteve, që solli përmbysjen e regjimit të kaluar.

Burime nga PD bëjnë me dije se protesta e sotme pritet të jetë më masivja që ka organizuar deri tani opozita. Dy protestat e mëparshme të opozitës, para Kryeministrisë, në 16 shkurtin dhe 13 marsin e kaluar, janë karakterizuar nga akte dhune prej protestuesve dhe reagimin e policisë me gaz lotsjellës. Burime nga PD kanë pohuar se protesta e sotme do të ketë surpriza, por pa cilësuar se cilat do të jenë ato.

 

Schütz – Çdo element dhune përbën vijën e kuqe

Ambasadorja gjermane në Tiranë, Susanne Schütz bëri thirrje të premten, (12.04.) në prag të protestës së opozitës, që ajo të jetë ”paqësore, pasi ҫdo element dhune përbën vijë të kuqe”. Thirrjet për shmagien e dhunës kanë karakterizuar qëndrimin e BE, trupit diplomatik dhe organizatave ndërkombëtare të pranishme në Tiranë që kanë vënë në dukje njëzëri të drejtën themelore të protestës në demokraci, por pa ushtruar asnjë akt dhune dhe shkatërrimi.

Për të shmangur aktet e mundshme të dhunës në protestën e së shtunës që është paralajmëruar se do të fillojë në orën 18.00 dhe do të zhvillohet kur të ketë rënë mbrëmja, janë angazhuar rreth 1300 efektivë të policisë së shtetit, të përqëndruar në mbrojtje të godinës së Kryeministrisë, ku në 2 protestat e mëparshme protestuesit kryen akte dhune dhe shkatërrimi.

 

Opozita mes vazhdimit të protestave dhe riangazhimit në procesin politik

Opozita ka deklaruar se do  të vijojë protestat e saj deri sa të bëjë të mundur largimin e kryeministrit Rama, krijimin e  qeverisë kalimtare, zgjedhjet parlamentare të parakohshme. Por ky projekt i opozitës nuk ka gjetur mbështetjen dhe mirëkuptimin e faktorit ndërkombëtar. Me një zë të vetëm faktori ndërkombëtar ka dënuar heqjen dorë nga opozita e mandateve të saj parlamentare, pas protestës së 16 shkurtit të kaluar, e ka konsideruar qeverine dhe parlamentin aktual legjitim, ka bërë thirrrje për të gjetur zgjidhje dhe ulur në tryezën e bisedimeve me maxhorancën socialiste. Por opozita e kushtëzon dialogun me largimin e kryeministrit Rama, gjë që për palën tjetër është e papranueshme dhe jo në linjë me rregullat e proceseve demokratike.

Faktori ndërkombëtar i kërkon opozitës të rikthehet dhe të riangazhohet në procesin politik, duke marrë pjesë në zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Mesazhi më i freskët, drejtuar opozitës për të lënë sheshet dhe rrugët dhe marrë pjesë në procesin politik erdhi më 10 prill edhe nga SHBA, nga Zv.Ndihmës Sekretari i Shtetit, Metthew Palmer, që vizitoi Tiranën dhe i quajti bojkotin e zgjedhjeve dhe djegien e mandateve parlamentare “instrumenta thellësisht në kundërshtim me praktikat demokratike” dhe nxiti opozitën të marrë pjesë në zgjedhjet lokale të 30 qershorit.DW

Next Post
Julian Assange pohon se “ekstradimi drejt SHBA-ve është i rrezikshëm”

Julian Assange pohon se “ekstradimi drejt SHBA-ve është i rrezikshëm”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mbi 3000 shqiptarë në Lindjen e Mesme, deputetët e PD-së kërkojnë seancë dëgjimore me kryeministrin Rama

Zgjedhjet në PD/ Zbulohet kandidatura e parë për kryetare, kush do të garojë përballë Berishës

March 18, 2026
Salianji: Berisha nuk mbajti fjalën, neni 46 i PD-së nuk thotë m’u vodhën votat

Salianji: Berisha nuk mbajti fjalën, neni 46 i PD-së nuk thotë m’u vodhën votat

March 18, 2026
Dash Sula kërkon riformatimin e Inspektorateve: Kanë më shumë juristë sesa inxhinierë

Dash Sula kërkon riformatimin e Inspektorateve: Kanë më shumë juristë sesa inxhinierë

March 18, 2026
Aksidenti tragjik në aksin Korçë-Maliq! Makinat u përplasën “kokë më kokë”, humb jetën shoferi 45-vjeçar (Emri)

Aksidenti tragjik në aksin Korçë-Maliq! Makinat u përplasën “kokë më kokë”, humb jetën shoferi 45-vjeçar (Emri)

March 18, 2026
Shefi i NATO-s: Po punojmë për të rihapur Ngushticën e Hormuzit

Shefi i NATO-s: Po punojmë për të rihapur Ngushticën e Hormuzit

March 18, 2026
Kthjellime, vranësira dhe reshje shiu gjatë ditës së sotme, temperaturat nuk ndryshojnë

Parashikimi i motit për ditën e enjte

March 18, 2026
Ibrahimaj: Forcimi i aftësive dhe nxitja e punësimit, prioritet për zhvillimin e qëndrueshëm të ekonomisë shqiptare

Ibrahimaj: Forcimi i aftësive dhe nxitja e punësimit, prioritet për zhvillimin e qëndrueshëm të ekonomisë shqiptare

March 18, 2026
Ushtria e Serbisë zhvillon stërvitje të pazakontë me helikopterë e parashutistë pranë kufirit me Kosovën

Ushtria e Serbisë zhvillon stërvitje të pazakontë me helikopterë e parashutistë pranë kufirit me Kosovën

March 18, 2026
Salianji: Berisha ka privatizuar PD, duhet rregullim ligjor si funksionojnë partitë politike

Salianji: Berisha ka privatizuar PD, duhet rregullim ligjor si funksionojnë partitë politike

March 18, 2026
“Putin është i korruptuar, vendi po shpërbëhet”, trondit me reagimin ish-mbështetësi i Kremlinit

“Putin është i korruptuar, vendi po shpërbëhet”, trondit me reagimin ish-mbështetësi i Kremlinit

March 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In