• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“Prostituta e deputetëve”: Kam takuar mbi 300 vajza në rrugë, midis tyre ka 13-vjeçare

by Lorenc Vangjeli
05/01/2016 14:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pamela (një pseudonim për të mbrojtur identitetin e saj) u arrestua janarin e vitit të shkuar në një hotel të mirënjohur në Tiranë, në shtrat me dy biznesmenë dhe me një sasi të konsiderueshme kokaine.

Ajo është 18 vjeçe. Filloi të punonte si një prostitutë kur ishte 14 vjeçe.

Në fëmijëri Pamela u braktis nga e ëma dhe u keqtrajtua nga gjyshja. Ajo ndjeu se nuk kishte alternativë tjetër veçse të largohej nga shtëpia. Ajo u largua në janar të vitit 2011, pa e kthyer kokën pas, veshur me shapka dhe një pulovër.

Ajo nuk e kuptoi atëherë se çmimi i lirsë së saj do të paguhej në shtrat, me burra të stadit të ndryshëm, që nga ata më të sofistikuarit deri te pijanecët. Një mikeshë e afërt e strehoi – por më pas i shpjegoi se çfarë do t’i duhej të punonte si prostitutë që të fitonte qëndrimin.

Një brune e gjatë me sy të mëdhenj të zinj, buzë të plota dhe një buzëqeshje vajzërore joshëse, Pamela e shiti trupin e saj në qytete të ndryshme – në Tiranë, Durrës, Vlorë dhe Sarandë.

Mashtrues, kamerierë, pronarë lokalesh, recepsionistë hotelesh dhe shoferë taksish u kujdesën t’i gjenin klientë.

Ajo normalisht kishte një tarifë prej 200 deri në 300 euro. Në një vend ku paga mesatare është rreth 260 euro, vetëm anëtarë të elitës ekonomike shqiptare mund të përballojnë çmime të tilla.

Pamela nuk i mban mend sa klientë ka pasur, por di se ata e quanin atë “zonjusha shoqëruese e deputetëve” sepse kishte fjalë se ajo ia shiste seksin politikanëve ose “vajza e kokainës”. Operacioni i policisë që rezultoi në arrestimin e saj mbante emrin e koduar Vajza Moderne. Një zgjedhje pa imagjinatë, por ndoshta një tregues për atë që policia konsideronte shënjestër. Jo dy biznesmenët që kishin paguar 300 euro për të bërë seks me Pamelën. Ata nuk u akuzuan për ndonjë shkelje. Emrat e tyre nuk u bënë publik.

Pamela, nga ana tjetër, u dërgua në gjyq dhe u dënua për punën si prostitutë. Ajo po e kryen dënimin e saj 18-mujor në një qendër rehabilitimi për viktimat e trafikimit në Linzë, në periferi të Tiranës.

“Çdo ditë gjithnjë e më shumë vajza punojnë në rrugë,” thotë ajo. “Mund të kem takuar 300 prej tyre. Kishte edhe 13-vjeçare.”

Ka pasur disa përpjekje për të dekriminalizuar prostitucionin në Shqipëri por të gjitha kanë dështuar. Politikanët pretendojnë se opinioni publik nuk mund ta mbështesë një ndryshim të tillë.

Në vitin 2013, parlamenti refuzoi një peticion nga komisioneri i anti-diskriminimit në vend për të hequr prostitucionin nga kodi penal. Disa anëtare të parlamentit argumentuan se shumica e punonjësve të seksit ishin viktima të trafikimit dhe nuk duhet të trajtohen si kriminele.

Vitin e shkuar, si qeveria dhe parlamenti argumentuan kundër një propozimi të ngjashmën nga Gjykata e Lartë. Më 25 qershor, Gjykata Kushtetuese u bë palë me politikanët. Vendosi në favor të mbajtjes së nenit 113 të kodit penal, që specifikon se prostitucioni është një shkelje e dënueshme nga gjoba deri në tre vite burg.

Ekspertët anti-trafikim argumentojnë se neni 113 është një ndihmë e madhe për trafikuesit dhe tutorët. Me ndihmën e avokatëve të zgjuar, ajo që mund të fillojë si një rast kriminal të shfrytëzimit seksual shpesh bëhet një çështje prostitucioni. Gratë ndëshkohen, burrat ia hedhin paq.

Bazuar te neni 113, Pamela, një grua e re e detyruar t’i futej prostitucionit që fëmijë, u shpall fajtore dhe iu privua liria me 18 muaj. Asnjë nga klientët apo tutorët e saj nuk u dënua.

Sapo të ëprfundojë dënimin e saj, Pamela thotë, se do t’i kthehet prostitucionit. Ajo nuk ndihet fajëtore për zgjedhjet e saj. Ajo planifikon të shkojë në Belgjikë. Ajo e di se prostitutat nuk përndiqen atje./BIRN

Next Post

Duma: Rama i dha turqve HEC-in e Skavicës pa garë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Reforma: Teritoriale versus strukturore

Reforma: Teritoriale versus strukturore

February 6, 2026
“Protesta e 10 shkurtit, betejë për ekzistencën e kombit”, Berisha: Shpresa e vetme e vendit jemi ne!

“Protesta e 10 shkurtit, betejë për ekzistencën e kombit”, Berisha: Shpresa e vetme e vendit jemi ne!

February 6, 2026
Paketa e Maleve/ Qeveria shpall zonat prioritare për zhvillim në Krujë, Maliq dhe Vorë

Paketa e Maleve/ Qeveria shpall zonat prioritare për zhvillim në Krujë, Maliq dhe Vorë

February 6, 2026
“Nuk zbardh vendimin prej një viti”, ministri Lamallari i kërkon ILD-së hetim disiplinor për gjyqtarin Ilir Përdeda

Miratohet amnistia penale/ Ministri Lamallari: E nevojshme! Paraburgimi i tejzgjatur, s’duhet të ketë vend

February 6, 2026
“Gjyqtarët kanë pagat më të larta në rajon!”, Lamallari: Problemi është te stoku i dosjeve dhe proceset që zvarriten

“Gjyqtarët kanë pagat më të larta në rajon!”, Lamallari: Problemi është te stoku i dosjeve dhe proceset që zvarriten

February 6, 2026
Shmanget tragjedia në Bruksel/ Piloti i avionit të Scandinavian Airlines ngatërron pistën, panik te 135 pasagjerët në bord

Shmanget tragjedia në Bruksel/ Piloti i avionit të Scandinavian Airlines ngatërron pistën, panik te 135 pasagjerët në bord

February 6, 2026
U fliste nxënësve për Jehovain, DRAP reagon për rastin e mësuesit në Tiranë: Nuk jep mësim prej 3 shkurtit

U fliste nxënësve për Jehovain, DRAP reagon për rastin e mësuesit në Tiranë: Nuk jep mësim prej 3 shkurtit

February 6, 2026
Mesazhi i komisionerit të BE pas takimeve në Tiranë: Shqipëria është në rrugën e duhur, ka bërë përparim konkret

Mesazhi i komisionerit të BE pas takimeve në Tiranë: Shqipëria është në rrugën e duhur, ka bërë përparim konkret

February 6, 2026
Edhe një herë për ‘tradhtarin’ e partisë Dash Sula

Edhe një herë për ‘tradhtarin’ e partisë Dash Sula

February 6, 2026
Mbetjet toksike të Kurum/ Gjykata e Durrësit lë në burg 8 të arrestuar, 5 në arrest shtëpie, 7 detyrim paraqitje

Mbetjet toksike të Kurum/ Gjykata e Durrësit lë në burg 8 të arrestuar, 5 në arrest shtëpie, 7 detyrim paraqitje

February 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In