• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, February 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Prostitucioni në Shqipëri/ Ja si kontaktohen klientët e si futen në grackë të miturat

by Java News
01/10/2019 22:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Emisioni investigativ “Stop” në Tv Klan ka denoncuar një tjetër skandal. Përmes kamerës së fshehtë ka zbuluar se si funksionin rrjeti i prostitucionit në vendin tonë.

Një vajzë e infiltruar e emisionit ka mundur të hyjë në këtë rrjet përmes Instagramit.

“Stop” ka arritur të sjellë me zë dhe figurë, sesi është e organizuar shitja e trupit, sa para kushton ky shërbim dhe si ndahen këto para, mes punëtoreve të seksit dhe tutorëve, që i mbrojnë dhe i sigurojnë klientët. Vajza ka lënë takim me tutorin pas bisedave në Instagram.

TAKIMI I PARË I VAJZËS ME TUTORIN:

Tutori- Ça bëre? Si je?

Vajza– Si je?

Tutori– Mirë?

Vajza- Si dukesh?

Tutori– Si je ti?

Vajza– Mirë! Si kalon ti?

Tutori– Lodh? Mërzit?

Vajza– Si, se s’të dëgjova?

Tutori- Lodh? Mërzit?

Vajza- Jo, mo shtyhemi nga pak.

Tutori- Për Zotin s’e di. Me kë ke fol ti?

Vajza- Shiko! Un kam folur në Instagram. Më kupton?

Tutori- Po!

Vajza– Edheeee domethënë, mora numrin, se kishit nxjerrë njoftimin ju dhe i shkruaj në whatsupp.

Tutori- Ti e di për çfarë bëhet fjalë?

Vajza- Tashi disi e di, por që tamam-tamam…

Tutori- Ku jeton ti?

Vajza- Unë jetoj në “Don Bosko”.

Tutori- “Don bosko”?

Vajza- Po!

Tutori- Preokupime familjare ke?

Vajza- Jo, jam vetëm.

Tutori– Je vetëm, apo me familje, apo..?

Vajza- Jo jam me goca, jam me goca.

Tutori– Kur mund të takohena më qartë, se as unë s’kam kohë sot? Folim më nga afër?

Vajza- S’e di!

Tutori– Nesër ke kohë?

Vajza- Nesër, unë gjatë gjithë kohës, e lirë jam s’është, se kam noi gjë.

Tutori- Ti s’je as në shkollë, as në punë?

Vajza- Jo, jo!

Tutori- Në rregull! Pa merak, të shkruj unë nga numri im!

Vajza- Tashi mua më thanë për kartën, po mua karta më ka humbur, e kupton? Dhe e kam bërë denoncimin.

Tutori- Jo, ajo është për të verifiku, që je femër. A më kupton?

Vajza- Hë, hë!

Tutori- S’e sa shkruajnë aty…

Vajza- E kuptoj, e kuptoj.

Tutori– E kshu.., gjithsesi, ne do flasim nga nesër më afër.

Vajza– Ok!

Tutori- Të sqaroj, si është puna, për çfarë bëhet fjalë, për çdo gjë.

Vajza- Hë, hë..

Tutori– Unë jam ai. (qesh)

Vajza– E kuptoj, e kuptoj e kuptoj.

Tutori– Po!

Vajza- Po mirë pra. Në rregull!

Tutori- Ti ke fol me menaxheren?

Vajza- Hë, hë…

Tutori- Domethënë, kshu më tha mu, goca të tjera e kshu,- tha.

Vajza- Hë, hë.

Tutori– Se me mu s’ke fol gjë ti, prandaj.

Vajza- E s’e di unë, atë numër gjeta në instagram, aty kam shkruajtur. Më kupton?

Tutori- Pa merak gjithsesi, kjo, ai është numri jot i telefonit?

Vajza- Po, po!

Tutori– Sa vjeçe je ti?

Vajza- 19!

Tutori– Edhe 100! Në rregull!

Vajza- Rrofsh!

Tutori- Emrin si e ke?

Vajza– xxx!

Tutori- xxx! E gëzofsh! Unë jam xxx!

Vajza– Gëzohem! E gëzofsh edhe ti!

Tutori- Mirë pra! Deri nga..,gjithsesi ne po flasim nesër.

Në takimin e dytë, vajza e infiltruar e Stop e pyet tutorin për policinë. Ky i fundit e siguron që të mos shqetësohet dhe as të ketë frikë pasi këtë punë e bën prej 10 vitesh dhe pjesa e sigurisë është një çështje tashmë e zgjidhur.

Tutori- Ça bëre?

Vajza- Si je?

Tutori- U lodhe?

Vajza- Mirë!

Tutori– Ku ulna, të pim nai kafe?

Vajza- Tashi, që të futemi në muhabet tamam…

Tutori- Futu direkt në muhabet!

Vajza- Më shpjego, ça bëhet si bëhet, se si ku, nga se.., nuk është se jam…

Tutori- Atëherë…!

Vajza- E fushës… Tani do t’i futem ksaj fush. E kupton? Kshuqë s’është, se…

Tutori– S’ke bërë asnjëherë domethënë, për qejf?

Vajza- Po, e kupton? Nuk është se kam qenë kostabël në dicka. Shiko se është, që do të…, e kupton?

Tutori- E kuptoj! Tani unë kam 10 vjet, që e bëj në Shqipëri këtë gjë. Për pjesën e sigurisë, për pjesën e problemeve, s’ka.

Vajza- Unë e kam ktu, domethënë frika ime më e madhe, është pjesa e policisë.

Tutori- Nuk ke, se atje ku të çoj unë, te hoteli, që të çoj unë, do njifesh.

Vajza– Mirë pra, mirë!

Tutori- Janë shokët e mi. A kupton, që janë…,e kanë hotelin.

Vajza– Po, larg qoftë, marrim pjesën, që mund të na kapi noi polici, noi gjë?

Tutori- S’kap asnji nga ato hotele.

Vajza- S’ka ndodh noiherë?

Tutori- Jo! Asnjëherë!

Vajza- Mirë pra, i qëndrojmë ksaj, që s’ka ndodhur shyqyr!

Tutori- Jo s’ka ndodhur për Zotin! Ti jo, unë kam 3 goca, unë kam pas më shumë, po…

Vajza– Hë, hë…

Tutori- Kam pas edhe mosha 17.

Vajza- E kuptoj!

Tutori- Edhe kur s’është besnike, për Zotin mu s’më pëlqen ajo gjë! Më mirë më thuj, o xxx, e di, si është puna? Më lë kaq lekë, sesa…

Vajza- Po pra. domethënë për pjesën e lekëve, sa q.. ? Si është?

Tutori– Është gjys për gjys.

Vajza- Gjys për gjys, varet në orë?

Tutori– Po, në orë.

Vajza- Sa është ora?

Tutori- Tani, ti i bo të gjitha? Ca bën, ça s’bën?

Vajza- Domethënë, çdo gjë, që do kërkojë klienti duhet bërë?

Tutori– Tani, varet. Nëqoftëse i bën ti, është plus për ty, plus për mu.

Vajza- Hë, hë…

Tutori- Më mirë, se rritet çmimi! Nëqoftëse s’i bën, normalisht pagesa do jetë pak më e ulët.

Vajza- E kuptoj! Po kshu, vend qëndrimi për gocat, apo thjesht, kur gjen, ti i merr në telefon? Apo ka noi vend?

Tutori- Do vish, do vish me mu..!

Vajza- Ah, ah…

Tutori- Do vish me mu! Turnin e parë kam 2 gocat të tjera. Nëqoftëse, ti për shëmbull bie dakord që sot, mund të vish, që sot mbasdite me gocën tjetër! Në takimin e tretë, e infiltruara është në makinë me tutorin dhe një vajzë tjetër që punon si prostitutë. Kjo e fundit do të shkojë në takim me një klient. Në bisedat mes tyre, ajo mëson se çmimi është 50 Euro në orë. Për të mësuar më shumë rreth këtij aktiviteti ilegal, vajza e infiltruar e “Stop” pyet nëse klientët kërkojnë takime në grup, por prostituta e cila ndodhet në makinë thotë se i refuzojnë të tilla raste.

Vajza- Si je? Mirë?

Prostituta– Mirë!

Vajza- Mirë! Si je ti?

Tutori- xxx, yyyy! (Bën prezantimin)

Vajza- Si kaluat juve?

Tutori- Mirë për Zotin!

Vajza– Se tani më erdhën trutë nga dielli mua…

Tutori- Jo mor, tani fillon…

Tutori- xxx, ofertë, s’ke ti?

Vajza- Kam vetëm kshu, internet.

Prostituta- Jo! Do ta marr unë tani. Me kë po tallesh ti, ooo?

Tutori- Lëje më lëje, ma jep këtu! Na!

Prostituta– Po ky numër…

Tutori- xxx!

Prostituta – (Flet në telefon me klientin) Alo, mirëdita! Si je..? Je me makinë, a në këmbë? Takohemi aty te Ringu, takohemi te Ring. Si? Do vish? Hë re, je nis tani? Sa vonon ti? Sa orë do më nejt ti? Për sa orë do me nejt? 1 orë apo 2 orë? 1 orë është 50 euro! 2 orë 100 euro!

Vajza – Të ndodhin shpesh, të thonë të vesh në shpi?

Tutori- Jo, po s’lejoj unë!

Vajza– Jo, jo! Të ndodh shpesh, që të thonë, them?

Tutori– Jo, moj! Kush thotë ashtu, i bëj bllok direkt. Robt!

Prostituta- Jo moj! Kush shkon te shpia? Vetëm budallenjtë!

Tutori- S’lejoj të vejë te shpija.

Vajza– E kuptoj!

Prostituta– Di unë ça bën në shpi ai?! Jo se kam frikë atë, jo.

Tutori- Po ku e di, sesa veta janë. A më kupton? Ku e di, sa veta janë në shpi? Normalisht, se duan të tallen…

Prostituta- I ka nja 4-5 ai atje edhe, kujton ai, se kam mënd e atij unë. I kemi kalu nja 2-3 peripeci.., kena…

Vajza- Po kshu, të kërkojnë me shokë, ose e kupton? Ka ndodhur? I kërkojnë, them?

Tutori- Kërkojnë, po s’vemi!

Prostituta- Kërkojnë, po nuk i pranojmë kto. Nuk dimë, ça ndodh.

Vajza- Hë, hë…

Prostituta- Nuk shtëpi, jo, jo! Vend tjetër! Shumë larg, jo!

Tutori- Kam ca rregulla strikte, o xxx, i thonë një fjale…

Vajza- Po! E marr vesh!

Prostituta- Po varet! Po s’doli, vjen tjetri, punë e madhe fort… Don mirë, s’do.., ik re, shko te mami jot!

Tutori- Është budallik!

Prostituta – Unë e kam gocën 20-vjeçe!

Vajza- Hë, hë…

Prostituta – 21 ka ra, ka ra për 21!

Vajza- Po goca, e di, apo jo?

Prostituta– Jo! Larg qoftë!

Vajza- Epo, kjo është e gjitha pra…

Prostituta– Mos boftë Zoti me marr vesh atë, se kemi ca halle kshu, jemi të detyrum…

Vajza– Tashi edhe përderisa unë erdha ktu, të kuptoj. Edhe unë nga halli…

Prostituta- (Nuk kuptohet)

Vajza- Nuk është e lehtë.

Prostituta- Për çfarë punon? Për 150 mijë lekë, rri gjithë ditën me durt në ujtit, me zor t’i jep 150 mijë lekë…(nuk dëgjohet) Tashi janë bo, të shfrytëzojnë në maksimum.

Tutori– Ka pas punu njona para, se me ardh kjo.

Prostituta- Kam punu në banak, kam punu në banak.

Vajza– Hë!

Tutori- I janë lodh durët.

qeshin

Prostituta– Dihet ajo!

Tutori- xxxx! Do të lë unë ty ktu!

Prostituta- A ta marr edhe njëherë?

Tutori- S’të vjen keq ty?

Prostituta– Pse do më lësh ti mua ktu?

Tutori- Afër e ke!

Prostituta- Prit re, të vi ai! Do rri ktu në rrugë unë?

Tutori- Mirë pra, po do të lë ktu.

Prostituta- Ah me çu atje, po jo mo, se iki vetë unë.

Tutori- Merr nja 3 copë!

Tutori- xxx, u mërzite më duket?!

Vajza- Jo!

Tutori- Mos u mërzit! Është dita e parë.

Vajza– Do mësohem, hë…

Tutori– Një e ktheve!

Vajza- Thashë unë ty! Jam pak e zgjedhur.

Tutori- Normal! Nuk të pyeta ty!

Tutori- 50 e lashë! Nga 100 më thotë, 50 i them unë. Hajde, se e kam një!

Prostituta– Sa e bone 1 ti, e bënë 1 sot?

Vajza- Jo!

Tutori- S’e pëlqeu!

Prostituta– S’e pëlqeu?

Prostituta- U ça janë bë qelbësina robt!

Prostituta– Shih, kur të më kthej dhe mu ky mbrapsht…T’ia fus.., do kap nai gur, t’ia fus n’gur kokës..!

Tutori- Shshshshsh….!

Tutori- xxx futesh m gjithë …(nuk kuptohet)

Vajza- Të thashë!

Tutori- Futu, mor ti!

Tutori- Ja, xxx! Kto foto e pashë tamam!

Vajza- Hë, hë…

Tutori- Pa fytyrë? A e kupton?

Vajza– E kuptoj, e kuptoj!

Tutori- A ke nai foto të mirë, me ma çu të paktën?

Vajza– Jo! S’kam!

Prostituta- Po shkrujta unë ok! Se kto janë budallenj! Kto të kthejnë edhe pse s’erdhe dje..Futesh brenda, jo, jo.Futet, të ikën, të del përjashta…Ca budallenjsh ka! Është ky muji shumë i keq, ky muji u ndrrohet gjaku njerzëve.

Prostituta- E di, ku është problemi? Sa ta futësh n’dorë, sa të marrësh lekët në dorë, pastaj ia hodhe!

Vajza- Po t’i japin lekët kshu? Para se të mbarosh punë, apo?

Tutori– Po, normale!

Prostituta- Jo, lekët merren para!

Tutori– Po normal!

Prostituta- Mos bëj shans!

Vajza- Hë, hë!

Prostituta- Alo, alo! Ky trap! Mos më mbulo surratin mo! Ku je? Hape kamerën, të shikoj, ku je! Shih, sa i bukur qenka! Kur të kam thënë unë, xxx…

Tutori- E ke taku njëherë qet ktë ktu?

Prostituta- A më ka kthy mbrapsht?

Tutori- Jo!

Vajza- Nuk të kthen, vazhdo!

Prostituta– E di, e di, hajde ciao!

Tutori- Ah më duket, ku di gjë unë, në fillim fare e ke pas taku, në fillim fare e ke pas taku…

Prostituta- Varja! Ishallah s’më kthen mbrapsht! Ej, po mos ikni një minutë!

Tutori – Jo moj, s’ikim.Ik! (tvklan.al)

Next Post
Teliti: Gjykata do të vendosë për ligjshmërinë e koncesioneve për 30 vitet e fundit

Teliti: Gjykata do të vendosë për ligjshmërinë e koncesioneve për 30 vitet e fundit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Po mbahet pa prova në paraburgim”, avokati Ndreca: Rasti i Veliajt, më flagranti! Kulmi i abuzivitetit me masën e sigurisë

“Po mbahet pa prova në paraburgim”, avokati Ndreca: Rasti i Veliajt, më flagranti! Kulmi i abuzivitetit me masën e sigurisë

February 4, 2026
KiE ngriti ‘alarmin’ për numrin e lartë të të paraburgosurve, ish-prokurori: Shqiptarëve i ka dalë nami i keq nëpër botë

KiE ngriti ‘alarmin’ për numrin e lartë të të paraburgosurve, ish-prokurori: Shqiptarëve i ka dalë nami i keq nëpër botë

February 4, 2026
Ilir Alimehmeti, pro forumit për dialogun politik: Është i nevojshëm për bashkimin e opozitës shqiptare

Ilir Alimehmeti, pro forumit për dialogun politik: Është i nevojshëm për bashkimin e opozitës shqiptare

February 4, 2026
Sfidat e shqiptarëve të Preshevës, Kamberi në SHBA: Kur Beogradi mohon problemin, ne e ndërkombëtarizojmë

Sfidat e shqiptarëve të Preshevës, Kamberi në SHBA: Kur Beogradi mohon problemin, ne e ndërkombëtarizojmë

February 4, 2026
“Marrin deri në 6000 euro..”/ Avokati Saimir Visha: Pagat e gjyqtarëve duhet të rriten! SPAK mund të shkrihet

“Marrin deri në 6000 euro..”/ Avokati Saimir Visha: Pagat e gjyqtarëve duhet të rriten! SPAK mund të shkrihet

February 4, 2026
U fut ilegalisht me mbiemrin e gruas pasi ishte dëbuar, arrestohet 42-vjeçari shqiptar në Itali

U fut ilegalisht me mbiemrin e gruas pasi ishte dëbuar, arrestohet 42-vjeçari shqiptar në Itali

February 4, 2026
Një goditje për mitin e Rusisë si “superfuqi”

Një goditje për mitin e Rusisë si “superfuqi”

February 4, 2026
“Me Bashën u morën më shumë vota”, Shehi: PD është në tendencë rënëse, e pamjaftueshme për të fituar zgjedhjet

“Me Bashën u morën më shumë vota”, Shehi: PD është në tendencë rënëse, e pamjaftueshme për të fituar zgjedhjet

February 4, 2026
Tentoi të vriste presidentin Donald Trump, Ryan Routh dënohet me burgim të përjetshëm

Tentoi të vriste presidentin Donald Trump, Ryan Routh dënohet me burgim të përjetshëm

February 4, 2026
Ceremonia hapëse e Lojërave Olimpike Dimërore/ Zbulohet arsyeja pse Shqipëria mungon në paradën e atletëve

Ceremonia hapëse e Lojërave Olimpike Dimërore/ Zbulohet arsyeja pse Shqipëria mungon në paradën e atletëve

February 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In