Pas publikimit të pamjeve filmike nga mediat për një rast prostitucioni në Tiranë, policia ka nisur hetimin ndaj një 40-vjeçareje.
M.B., 40 vjeçe akuzohet për prostitucion, pasi dyshohet se e ka ushtruar veprën penale në një hotel në kryeqytet.
Po ashtu, nisi hetimi për 47-vjeçarin T. S., ish-punonjës në hotelin ku dyshohet se ushtrohej prostitucion, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.
Policia thotë se vijon puna hetimore për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të shtetasve të tjerë përfshirë në këtë veprimtari të paligjshme.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.
/a.r