Idetë për t’i dhënë një zgjidhje ngërçit për reformën në drejtësi, nuk kanë qenë të pakta këto kohë. Origjinal ka qenë deputeti i Shkodrës, Naim Kopliku, që ka sugjeruar përjashtimin e Sali Berishës nga Partia Demokratike.
Sipas tij, me këtë veprim Lulzim Basha do t’i hapte rrugë konsensusit. Si argument përdori historinë e Frontit Nacional në Francë dhe përjashtimin e Zhan Mari Lë Pen.
Lideri historik i Frontit, tha Naim Kopliku u përjashtua nga e bija e tij, Marinë Lë Pen. Analogjia u shoqërua me buzëqeshjet e deputetëve demokratë, shkruan Lapsi.
I çuditshëm mbetet fakti që deputetët e PS janë të bindur se Basha e do reformën por është Berisha që e pengon t’i hapë rrugë konsensusit/a.k