• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Propozimi i PS/ Ja si do të mundësohet vota e emigrantëve në 2017-n

by Aalison Pearse Stevens
28/09/2016 20:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Komisioni i posaçëm i Reformës Zgjedhore ka zhvilluar të mërkurën një mbledhje ku janë diskutuar propozimet e mazhorancës dhe opozitës për ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Partia Demokratike propozoi që në zgjedhjet e qershorit 2017 të ketë votim elektronik dhe identifikim biometrik të zgjedhësve.

Nga ana tjetër Partia Socialiste propozoi që në zgjedhjet e ardhshme t’u jepet mundësia për pjesëmarrje dhe emigrantëve. Për të gjitha këto propozime, si PD dhe PS u shprehën dakord. Por, çfarë parashikon propozimi i PS-së për votën e emigrantëve?

“1/3-ta e shqiptarëve jetojnë jashtë. Duhet ta zgjidhim këtë çështje deri më 20 dhjetor, kur përfundon ky sesion parlamentar”, u shpreh në komision Taulant Balla.

Përveç kësaj, deputeti i PS-së foli dhe për ndikimin që kanë emigrantët në ekonominë e vendit pas gjatë vitit 2015 të ardhurat nga remitancat kanë arritur shifrën e 597,1 milion euro. Në propozimin e PS-së thuhet se emigrantët mund të votojnë vetëm për zgjedhje parlamentare dhe referendum kombëtar dhe jo për zgjedhje lokale dhe referendum lokal.

“Për të votuar në shtetet ku banojnë shtetasit Shqiptarë duhet të çregjistrohen me kërkesën e tyre individuale nga QV ku janë, dhe duhet të regjistrohen në një listë tjetër të posaçme për zgjedhësit që do të votojnë me postë jashtë shtetit ose në selitë diplomatike për çdo zonë zgjedhore. Procesi i regjistrimit të zgjedhësve duhet të përfundojë minimalisht 5 muaj para ditës së zgjedhjeve”, tha Balla.

Mënyrat të cilat PS propozon për votimin e emigrantëve janë ato me votim të drejtpërdrejtë në selitë diplomatike apo ambiente të tjera të mundshme jashtë vendit si dhe votimi me anë të postës speciale. Votimi me postë speciale garanton votimin e çdo shtetasi shqiptar kudo që ndodhet dhe mund të aplikohet ose bashkë me votimin e drejtpërdrejtë ose si një sistem i veçantë. Parashikohet që për çdo votues kostoja të jetë 20 euro, shumë e cila do të parapaguhet nga shteti shqiptar në rast se propozimi miratohet.

MA.ME

Next Post
20 momente që historia nuk do t’i “përsërisë” më (FOTO)

20 momente që historia nuk do t'i "përsërisë" më (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nafta shkon 119 dollarë për fuçi pas sulmeve në Lindjen e Mesme

Nafta shkon 119 dollarë për fuçi pas sulmeve në Lindjen e Mesme

March 19, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 20 Mars 2026

March 19, 2026
Ibrahimaj: Kryesimi i CEFTA-s 2026, hap i rëndësishëm drejt tregut unik europian dhe rritjes së eksporteve

Ibrahimaj: Kryesimi i CEFTA-s 2026, hap i rëndësishëm drejt tregut unik europian dhe rritjes së eksporteve

March 19, 2026
Begaj takohet me Fra’ John T. Dunlap: Shqipëria dhe Urdhri i Maltës zgjerojnë bashkëpunimin

Begaj takohet me Fra’ John T. Dunlap: Shqipëria dhe Urdhri i Maltës zgjerojnë bashkëpunimin

March 19, 2026
Irani do të vendosë taksë për kalimin e anijeve në Ngushticën e Hormuzit?

Irani do të vendosë taksë për kalimin e anijeve në Ngushticën e Hormuzit?

March 19, 2026
900 gola në karrierë, Messi bëhet lojtari i dytë në histori që shënon këtë shifër

900 gola në karrierë, Messi bëhet lojtari i dytë në histori që shënon këtë shifër

March 19, 2026
Albin Kurti thirrje ndërkombëtarëve: Ndëshkoni Serbinë për provokimet!

Albin Kurti thirrje ndërkombëtarëve: Ndëshkoni Serbinë për provokimet!

March 19, 2026
‘Nuk e di si ju mban toka’/ Rozana Radi shpërthen pas lajmit të rremë për vdekjen e saj

‘Nuk e di si ju mban toka’/ Rozana Radi shpërthen pas lajmit të rremë për vdekjen e saj

March 19, 2026
Tjetër goditje ndaj infrastrukturës energjetike në vendet e Gjirit, sulmohet rafineria e dytë e naftës në Kuvajt

Tjetër goditje ndaj infrastrukturës energjetike në vendet e Gjirit, sulmohet rafineria e dytë e naftës në Kuvajt

March 19, 2026
I dënuar me 1 vit burg, merr fund arratia e 51-vjeçarit nga Kukësi

I dënuar me 1 vit burg, merr fund arratia e 51-vjeçarit nga Kukësi

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In