• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, December 22, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Propozimi/ Në Shqipëri qendër për luftëtarët që kthehen nga ISIS në Ballkan

by Java News
04/06/2018 20:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Konferenca Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm, në kuadër të Aqaba Meeting, zhvillohet për herë të parë në Tiranë, ku morën pjesë krerë të disa qeverive të Ballkanit, përfshi atë të Kosovës, Ramush Haradinaj, si dhe përfaqësues të Shkupit dhe Sofjes. Aqaba Meeting, ose Takimet e Akabës, është një iniciativë e Mbretit të Jordanisë, Abdullah, e për herë të parë organizohen jashtë vendit të tij që prej themelimit në vitin 2015.

Por cili ishte boshti kësaj konference që u mbajt në Tiranë? Ashtu sic u nënvizua edhe nga kryeministri Rama balsami më i mirë kundër ekstremizmit të dhunshëm është “toleranca fetare”.

“Ekstremizmi i dhunshëm është çështje e ndjeshme për t’u diskutuar. Në Shqipëri toleranca fetare është një thesar që duhet ta mbrojmë. Unë besoj se kemi një përpjekje të përbashkët, pavarësisht sfidës për ekstremizmin e dhunshme. Mënyra se si ka dalë dhe se si përballemi me këtë sfidë, duhet të përballemi me nevojën për të mbrojtur parimet. Nuk do doja të merrja më shumë kohë, pasi ka gjëra shumë më interesante për të thënë. Ju falënderoj për praninë tuaj dhe ju garantoj për vullnetin tonë për të punuar krah për krah. Me shumë dashamirësi do t’ja lë fjalën madhërisë së tij, princi i Jordanisë”, tha Rama.
Mbreti Abdullah i Jordanisë i cili ishte parashikuar që të vinte në Tiranë për të marrë pjesë në bisedimet dhe takimet kundër terrorizmit, por zhvillimet e brendshme në Jordani, duket se kanë ndryshuar planet e tij dhe në vend të tij në Shqipëri ka mbërritur Princi i Jordanisë, i cili theksoi se “Problemet duhet të zgjidhen me bashkëpunim”.
Nga ana e tij kryeministri i Kosovës, Haradinaj theksoi se nuk bëhet fjalë për persona që janë pjesë e islamit, por për terroristë. Ai theksoi se si në Kosovë edhe në Shqipëri ka pasur financime të personave nga terroristët.

“Historia jonë dhe harmonia jonë na ndihmon në këtë rrugë. Ne kemi një identitet që është me të vërtetë i fuqishëm i pasur. Ata nuk janë islamik, por janë terroristë. Ata e akuzojnë rrjetin islamik dhe fatkeqësisht kanë financuar dhe kanë disa nga njerëzit e tyre në Kosovë dhe në Shqipëri. Kosova është e ndërgjegjshme sa i përket rrezikut të terrorizmit. Si vend i vogël ne kemi pasur disa qytetarë që janë drejtuar në luftën. Në Siri ka akoma kosovarë dhe fëmijë. Ka një proces hetimi në Kosovë dhe 35 janë vënë në pranga.

Po ashtu si edhe në konferencën e përbashkët me Kryeministrin Rama edhe në Konferencën kundër ekstremizmit të dhunshëm, Kryeministri i Bullgarisë, Boyko Borissov, u shpreh se vendet e Ballkanit Perëndimor dhe kryesisht Shqipëria duhet të mbështeten nga vendet e BE dhe egoizmi i disa prej tyre duhet të kapërcehet.

“Egoizmi i disa vendeve europiane duhet të kapërcehet ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor, por sigurisht qenë këto vende duhet të ketë edhe reforma. Takimi i sotëm tregon pikërisht që Shqipëria bën përpjekje. Unë besoj se ne duhet të mbështesim këtë qendër për luftën kundër ekstremizmit. Vendi më i bukur i botës është më i varfër dhe më i prapambetur. Elita politike duhet të marrë mësime dhe të punojë më mirë”, tha Boyko Borissov, Kryeministri i Bullgarisë.

Bullgaria e cila mban presidencën e radhës në Bashkimin Evropian, propozon që Shqipërisë t’i hapen negociatat, por me kusht, në mënyrë që të reflektohet edhe shqetësimi i 3 vendeve skeptike.

“Kemi akoma dy tre shtete që janë ende skeptike me Shqipërinë, por shumica e vendeve të BE-së mendojnë, që edhe pse me kusht, Shqipëri duhet t’i jepet një datë dhe një rrugë për hapjen e negociatave. Duhen përpjekje të mëdha për të bindur deri në qershor vendet e tjera”, tha Boyko Borissov Kryeministër i Bullgarisë

Por kreu i qeverisë bullgare bëri edhe një tjetër propozim surprizë, që nuk mundi të shtjellohej më tej, sepse të dy kryeministrat nuk pranuan pyetje nga gazetarët vendas apo të huaj.

“Në Shqipëri të bëhet një qendër koordinimi për të gjithë luftëtarët që kthehen nga ISIS në territorin e Ballkanit. Propozova që çdo njëri prej shteteve që merr pjesë, të dërgojmë një oficer për ndërlidhje që të krijojmë një shtab më të organizuar për luftën e përbashkët”, deklaroi Borissov.

ma.me

Next Post
Ramos nuk dëmtoi vetëm Salah, por edhe portierin Karius, i shkaktoi tronditje në tru

Ramos nuk dëmtoi vetëm Salah, por edhe portierin Karius, i shkaktoi tronditje në tru

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTOLAJM / Protesta e PD në orën 18:00, hiqet pema e Krishtlindjeve para Kryeministrisë

FOTOLAJM / Protesta e PD në orën 18:00, hiqet pema e Krishtlindjeve para Kryeministrisë

December 22, 2025
Prokurori Klodian Braho dorëzon platformën për t’i zënë vendin Altin Dumanit

Braho merr drejtimin e SPAK, BE: Vlerësojmë institucionin për qëndrueshmërinë përballë presioneve

December 22, 2025
Dosja Partizani, shtyhet për në janar seanca ndaj Sali Berishës

Dosja Partizani, shtyhet për në janar seanca ndaj Sali Berishës

December 22, 2025
Arrestimi i Roven Zekës, emërohet kreu i përkohshëm i Policisë Rrugore në Tiranë

Policia Rrugore Tiranë bën bilancin: Brenda një jave mbi 4700 masa administrative

December 22, 2025
I dënuar për pastrim parash të krimit, Prokuroria e Vlorës i konfiskon 2 mln euro pasuri

I dënuar për pastrim parash të krimit, Prokuroria e Vlorës i konfiskon 2 mln euro pasuri

December 22, 2025
E konfirmon ISHP: 17 fëmijë të infektuar me salmonelë në kopshtin e Gramshit

“Më dhunuan djalin”, 32-vjeçarja akuzon edukatoret e kopshtit, çfarë gjeti policia

December 22, 2025
SHBA-të tërhiqen për programet e ndihmës humanitare! Ambasada amerikane në Tiranë njofton vendimin e Sekretarit Marco Rubio

Protesta e PD, reagon Ambasada e SHBA: Shmangni bulevardin, qëndroni vigjilent!

December 22, 2025
Në vitin e dytë të liberalizimit të vizave, bien kërkesat për azil në BE

Në vitin e dytë të liberalizimit të vizave, bien kërkesat për azil në BE

December 22, 2025
Kosova merr armatim antitank nga Gjermania, çfarë është PANZERFAUST 3

Kosova merr armatim antitank nga Gjermania, çfarë është PANZERFAUST 3

December 22, 2025
Gjykata Kushtetuese shqyrton sot çështjen e Belinda Ballukut

Çështja Balluku, PD kërkesë Kuvendit për mbledhjen e Këshillit të Mandateve më 23 dhjetor

December 22, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In