• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Propozimi i Tahirit për karburantet, reagojnë operatorët: Ikin nga puna 6000 njerëz

by Java News
24/10/2016 17:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas propozimit të Ministrit të Brendshëm për rritjen e masave të sigurisë së pikave të karburantit, që parashikon ndër të tjera vendosjen e pompave automatike dhe heqjen e shërbimit cash, kanë reaguar operatorët e tregut. Të kontaktuar nga Monitor ata pohojnë se vendimi është i pazbatueshëm për shumë arsye.

-Së pari, periudha 6 mujore është shumë e vogël, sepse duhen porositur pajisjet që të paktën duhen përshtatur që të funksionojnë nga euro apo dollarë në lekë.

-Së dyti, për një pikë karburanti, investimi minimal i kërkuar është rreth 35-40 mijë euro, që për rreth 1200 pika karburanti përkthehet në kosto shtesë prej rreth 45 milionë euro, që pa asnjë dyshim do të transferohej direkt në çmimin final që paguan konsumatori (Edhe sot nga çmimi prej rreth 165 lekë, rreth 105 lekë, apo rreth 65% janë taksa).

-Së treti, nëse ky investim do të bëhej, ai do të linte automatikisht pa punë mijëra punonjës. Sot në një pikë karburanti punojnë mesatarisht 5 persona (pikat e vogla kanë të paktën tre, nga një për turn dhe të mëdhatë arrijnë deri në 10). Mesatarisht ky investim do nxirrte pa punë rreth 5-6 mijë punonjës.

-Së katërti, edhe në vendet e zhvilluara nuk funksionojnë tërësisht pikat e shitjes automatike dhe ka të paktën një pikë shitje me pompe manuale. Tjetër problem është dhe fakti që përdorimi i kartave të kreditit në Shqipëri është i ulët dhe sërish blerjet në pikat automatike do ishin kryesisht me cash, duke u bërë objekt i grabitjes në momentin që do futen paratë në automat.

-Se pesti, operatorët e tregut pohojnë se vjedhjet në pikat e karburantit nuk janë aq shqetësuese, sa të justifikojnë një investim të tillë. Shuma maksimale e parave të vjedhura ka arritur deri në 200 mijë lekë, ndërsa mesatarisht janë vjedhur 20 apo 30 mijë lekë, aq sa mund t’i merren dhe një personi në rrugë, apo në një dyqan të vogël.

Por dy elementët më të rëndësishëm që ata veçojnë janë e para që kostot shtesë do transferoheshin në çmimin e naftës si dhe pushimin nga puna të mijëra punonjësve që shërbejnë sot në tregtimin me pakicë të karburanteve.

Propozimi i Tahirit

Pak ditë më parë, ministri i brendshëm Saimir Tahiri u ka dërguar një shkresë drejtuesve të pikave të tregtimit me pakicë të karburanteve në vend, ku u propozon të heqin shërbimin me para cash dhe të vendosin automatët elektronik, duke shkuar kështu drejt vetëshërbimit.

Gjatë një takimi me përfaqësues të këtij sektori gjatë ditës së sotme, Tahiri ka shpjeguar arsyet e kësaj kërkese.

“Unë ju jam adresuar me një letër që synoj bashkëbisedimin paraprak mbi të cilin duhet të shohim mënyrën sesi të marrim masa që këta faktorë nxitës ti bëjmë zero, që të ekiminojmë vjedhjen dhe grabitjen e karburanteve në të gjithë Shqipërinë:

E para dhe më e domosdoshmja është eliminimi i parave cash gjatë natës në të gjitha pikat e karburanteve në Shqipëri dhe kjo të bëhet duke përdorur teknologjinë dhe duke përdorur mundësinë që paratë mos i mbajë në xhep operatori shitës i karburantit, por të paktën gjatë natës të jenë pjesë komunikimit që ka qytetari, konsumatori me një automat elektronik që garanton siguri maksimale.

E dyta masë e domosdoshme është sistemi i kamerave. Thuajse të gjithë pa përjashtim sot keni bërë investimet tuaja personale për të pasur një sistem kamerash për të pasur në çdo pikë karburanti. këtë e keni bërë si pasojë e vetëdijes tuaj se duhet ky investim për të qenë më të siguritë. Thuajse të gjithë e keni bërë këtë mbi bazën e njohurive personale apo profesionale pa një konsultim me policinë, sepse kjo çështje nuk ka qenë as në vëmendjen e policisë më parë”, tha ministri i Brendshëm. /Monitor/a.k

Next Post
FOTOT/ “Dhëmbë për dhëmbë” me Kallashin, ish-shoqja 17-vjeçare nudo në vaskë…

FOTOT/ "Dhëmbë për dhëmbë" me Kallashin, ish-shoqja 17-vjeçare nudo në vaskë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

10 ditë kohë! Trump shtyn deri në prill sulmin ndaj centraleve energjetike të Iranit

10 ditë kohë! Trump shtyn deri në prill sulmin ndaj centraleve energjetike të Iranit

March 26, 2026
“Kam ardhur të rilidhem me rrënjët”, nipi i Aleksandër Moisiut: Shqipëria, vend interesant

“Kam ardhur të rilidhem me rrënjët”, nipi i Aleksandër Moisiut: Shqipëria, vend interesant

March 26, 2026
Merr fund ëndrra e Botërorit për Shqipërinë. Polonia fiton me përmbysje në Varshavë

Merr fund ëndrra e Botërorit për Shqipërinë. Polonia fiton me përmbysje në Varshavë

March 26, 2026
Kosova shkruan historinë. Fitore spektakolare në Bratislavë dhe tani është vetëm 90 minuta larg Botërorit

Kosova shkruan historinë. Fitore spektakolare në Bratislavë dhe tani është vetëm 90 minuta larg Botërorit

March 26, 2026
Kristi flet për largimet nga muri i Big Brother: Çfarë e detyronte banorin të ikte

Kristi flet për largimet nga muri i Big Brother: Çfarë e detyronte banorin të ikte

March 26, 2026
BBC: Rritet çmimi i karburanteve nga frika e luftës në Izrael

Pasojat ekonomike të luftës- Vendet marrin masa për të ulur ndikimin e konfliktit në Lindjen e Mesme

March 26, 2026
Botërori 2026 vjen me risi, FIFA miraton 5 rregulla të reja

Botërori 2026 vjen me risi, FIFA miraton 5 rregulla të reja

March 26, 2026
Kosova e papërmbajtur! “Dardanët” shënojnë golin e katërt ndaj Sllovakisë

Kosova e papërmbajtur! “Dardanët” shënojnë golin e katërt ndaj Sllovakisë

March 26, 2026
Qeveria e Orban akuzohet për presion të votuesve përpara zgjedhjeve në Hungari

Qeveria e Orban akuzohet për presion të votuesve përpara zgjedhjeve në Hungari

March 26, 2026
“Në mungesë të shikimit kam…”/ Stenaldo flet pas eliminimit nga BBV: Kam fituar zemrat e njerëzve

“Në mungesë të shikimit kam…”/ Stenaldo flet pas eliminimit nga BBV: Kam fituar zemrat e njerëzve

March 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In