• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Propozimi i socialistëve për listat është një ofertë për Bashën

by Mero Baze
19/09/2020 20:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Propozimi i Partisë Socialiste për hapjen e plotë të listave, me një mekanizëm që e bën më të vështirë kapërcimin në listë, është një ofertë që i bëhet Bashës për të shpëtuar nga problemet brenda listës së tij me aleatët.

Propozimi teorikisht i hap listat, por nëse nuk ke vota të mjaftueshme sa për një deputet, praktikisht e bën të vështirë për shumë deputetë ta ndryshojnë renditjen e partisë me votat që marrin.

E thënë më thjeshtë, partia paraqet një renditje të saj për zgjedhësit. Ata kanë të drejtë të votojnë se kë duan më shumë nga deputetët. Deputeti që mund të prishë renditjen e partisë, duhet së paku të marrë aq vota sa i bie mesatarja për një mandat brenda qarkut. Ai që e kap vetë një mandat sposton deputetin që ka sipër vetes.

Ai toerikisht mund të dalë i pari, i dyti apo i pesti i listës në varësi sa vota sipër një mandati marrin dhe të tjerët.

Pra teorikisht është në rregull.

Praktikisht, ka pak gjasa që më shumë se një 1 apo dy deputetë ta kalojnë këtë prag, kështu që ka për të mbetur renditja e listës së partisë.

Kjo formulë që përdoret kryesisht nga kroatët, lind nevojën që lista të jetë me personalitete të forta politike të cilat japin dhe vota personale përveç imazhit që u jep partia duke i vendosur në listë në një vend të caktuar.

Formula është një ofertë e socialistëve për PD dhe personalisht Lulzim Bashën, i cili problemin kryesor që ka me listat e hapura është se humbet koalicionin me pesë aleatët e vet, që i ka pjesë të listës së tij nga viti 2017.

Duke përdorur këtë formulë që ofron PS, Basha e ka të lehtë t’i fusë ata në pjesën fituese të listës dhe do të ketë shumë pak surpriza për t’i përmbysur ata, pasi pjesa jo fituese zakonisht nga PD, mbushet me tipa “Gjuzi” si këta që ka në Parlament.

Ndaj dhe oferta e PS nuk ka ngjallur ndonjë reaksion real tek PD. Ata po bëjnë sikur nuk e kanë mendjen tek propozimi dhe po merren me debate anësore rreth Këshillit Politik, pasi me këtë formulë janë në rregull.

I vetmi që duket se është shqetësuar realisht është Ilir Meta, i cili duket se e ka kuptuar thelbin e ofertës së socialistëve për Bashën dhe i është prishur skema e përdorimit të listës së hapur me prag qoftë dhe një votë më shumë se tjetri, me të cilin ai mund të grinte listën e PD, nëse do dilnin me listë të përbashkët me PD, ose të motivonte të vetët për më shumë vota, nëse do dilte në një koalicion më vete me Dulen.

Në ditët në vijim ka shumë pak kohë dhe mundësi të humbet me debate, pasi PD do të duhet të marrë përgjegjësinë për tenderin e verifikimit të votuesit që është premtuar me marrëveshjen e 5 Qershorit, dhe me zgjedhjen e KQZ së re.

Me këtë ofertë socialistët realisht kanë tradhëtuar opozitën parlamentare dhe partitë e reja, pasi për LSI nuk kanë ndonjë përgjegjësi.

Tani në ditët në vijim PS mund të kthehet tek propozimi i opozitës parlamentare për hapje listash pa prag, nëse PD trembet nga reagimi i LSI dhe shkon pas saj. Por fillimisht ajo duket që ja ka ofruar PD, pazarin më të mirë për hallin që ka Basha brenda koalicionit por dhe për hallin e vet. Dhe më së miri kjo reflektohet tek reagimi i sotëm i Metës që flet në numurin shumës për “shakaxhinjë të integrimit”.

Next Post
Horoskop/ 4 shenja që e kanë problem martesën

Shenjat e horoskopit me besimin më të madh

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Si do të votonit nëse zgjedhjet mbahen sot? Sondazhi: PS kryeson me 47.2%, PD nuk rritet!

Si do të votonit nëse zgjedhjet mbahen sot? Sondazhi: PS kryeson me 47.2%, PD nuk rritet!

February 9, 2026
Tragjike/ Përmbyset një gomone me emigrantë, humbin jetën 53 persona

Tragjike/ Përmbyset një gomone me emigrantë, humbin jetën 53 persona

February 9, 2026
“Jam i martuar, nuk më tërheqin vajzat beqare”, Rogerti debaton me Selin, banorja: Bukurosh, merr frymë thellë

“Jam i martuar, nuk më tërheqin vajzat beqare”, Rogerti debaton me Selin, banorja: Bukurosh, merr frymë thellë

February 9, 2026
‘Specialja’ në Hagë kërkoi 180 vite burg për Thaçin e 3 ish-krerët, Kurti: UÇK-ja bëri luftë të drejtë

‘Specialja’ në Hagë kërkoi 180 vite burg për Thaçin e 3 ish-krerët, Kurti: UÇK-ja bëri luftë të drejtë

February 9, 2026
Apeli i GJKKO la në fuqi vendimin me burg, kryebashkiaku i Rrogozhinës vetëdorëzohet në Polici

Apeli i GJKKO la në fuqi vendimin me burg, kryebashkiaku i Rrogozhinës vetëdorëzohet në Polici

February 9, 2026
“Nuk po ndez”/ Gazetari përplaset me Lapajn: Nuk ke vota dhe nuk i frymëzon qytetarët shqiptarë!

“Nuk po ndez”/ Gazetari përplaset me Lapajn: Nuk ke vota dhe nuk i frymëzon qytetarët shqiptarë!

February 9, 2026
Viktimat në Ukrainë nga lufta, raporti i OKB: Më shumë se 2,500 civilë të vrarë vetëm në 2025-ën, shkak përdorimi i armëve me..

Lufta në Ukrainë/ Koloneli: Kolapsi ekonomik mund ta ulë Rusinë në negociata

February 9, 2026
Vendimi për vulën e PD/Minxhozi: Sot Lulzim Basha nuk ka më asnjë vlerë politike

Minxhozi: Rama nuk është drejtues podcasti por kryeministër, reforma ndodhet në vdekje klinike!

February 9, 2026
Kur prokurori bëhet më i fortë se Kryeministri

Dënojeni me vdekje lirinë!

February 9, 2026
Prokuroria e Hagës kërkoi nga 45 vite burg për ish-krerët e UÇK, analisti: Proces i orkestruar me Serbinë, po goditet paqja në Ballkan

Prokuroria e Hagës kërkoi nga 45 vite burg për ish-krerët e UÇK, analisti: Proces i orkestruar me Serbinë, po goditet paqja në Ballkan

February 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In