• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Propozimi i PS për komisionin kundër dezinformimit, Gjekmarkaj paralajmëron votën kundër: Tentativa e dytë për të ndërhyrë në lirinë e medias

by Java News
03/04/2024 18:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Agron Gjekmarkaj e ka quajtur “tentativë për të ndërhyrë në lirinë e medias” kërkesën e PS për krijimin e një komisioni të posaçëm për koordinimin dhe mbikëqyrjen e të gjitha përpjekjeve institucionale për të luftuar dezinformimin dhe format e tjera të ndërhyrjes së huaj në proceset demokratike në Shqipëri.

Në Konferencën e Kryetarëve Gjekmarkaj paralajmëroi votën kundër, ndërsa thotë: “Kjo është një tentativë për të spostuar diskursin politik nga aferat e qeverisë. Por përtej kësaj, ky propozim është problematik. Vjen si një tentativë e dytë për të ndërhyrë në lirinë e medias. Vjen pas dështimit të paketës antishpifje, një paketë që u kundërshtua fort nga ndërkombëtarët. Ngjan me atë që ka mdodhur në Turqi, mbi fjalën demokraci u bë dhunimi me i fortë i shtyllave të demokracisë. Duhet një reflektim dhe një kujdes i madh.”

Përmes një deklarate për mediet, kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Bledi Çuçi, bëri të ditur se Komisioni i Posaçëm do të zbatojë një qasje holistike dhe afatgjatë për adresimin e ndërhyrjes së huaj në proceset demokratike.

Fjala e plotë e Gjekmarkajt:

Në optikën time Komisioni i posacëm nder te tjera ka si objektiv spostimin e vëmendjes nga retorika politike e momentit! Por e marrim si të mirqenë sikur nuk është ky problemi. Deri sot nuk kemi një raport një analize nga agjensitë ligjzbatuese sa, si e ku është bërë kjo ndërhyrje në vendin tonë! Ne kemi disa agjensi qe kane detyrimin të na informojnë. Nuk do donim që ky pretekst në emer të “ mbrojtjes se demokracise” të shndërrohet në kufizues i demokracisë! Ne dimë plot raste që sulmet demokracive u vine duke përdorur terma e fjalor demokratik. Madje vetë liria është vënë në rrezik nga ata që marrin ne goje si cimcakiz “mbrojtjen e lirise”. Po ka vende si Çekia që janë sulmuar nga propaganda ruse! Nese ndodh në vendin tonë kemi të drejte ta dimë, ku sa si?! Por të tilla situata mbi te cilat mund të mbajmë leksione të gjata me sigurinë vlerat vetë thelbin e demokracisë të përdoren për të kufizuar lirinë e medias. ka patur një tentativë nga kjo qeveri për të bërë një “pakete antishpifje” e cila u kritikua asheper nga institucione e organizata ndërkombëtare. pastaj në këtë presion u la.

Gjithashtu ka plot të dhëna se si kjo qeveri ka kontroll mbi shumë media kombetaere! Ato që më se shumti janë jashte kontrollit te saj janë mediat online për të cilat mund të shfrytëzohet rasti që te vihet mbi to mekanizmi i autocensurës në vit elektoral. Mjaft mirë kujtojmë konceptin e “kazanit” dhe termat fyes per gazetaret te përdorur nga Kryeministri i vendit. Disa media janë goditur drejtperdrejt në vendin tonë. Dua t’ju kujtoj se në emër të demokracisë dhe reformave për njëzet vite në Turqi është sulmuar opozita, mediat, ushtria, elitat, gazetat e gazetarët aqesa u krijua përshtypja e triumfit të autokracise por shoqeria reagoi nuk u thye nuk u mposht duke rikthyer në skenë Opozitën si fituese.

Ne nuk jemi kundër asgjëje që shton sigurine në bashkëpunim me aleatët tanë, por kemi të drejtë të kemi informacion dhe kohe. Ne nuk hezitojmë të bashkepunojmë së bashku për të mirën e përbashkët po ju nuk mund të na vini perballe faktit të kryer për të poshtëruar opoziten dhe nxjerrë atë në dritë të keqe!

Kreu i qeverisë, njëherazi dhe kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama përmes një statusi në rrjetet sociale, u shpreh se ngritja e këtij Komisioni është shumë e rëndësishme.

Next Post
Dronët Bayraktar, Rama: Supervizim të pagabueshëm në territor për mbetjet, ujërat, ndërtimet pa leje

Dronët Bayraktar, Rama: Supervizim të pagabueshëm në territor për mbetjet, ujërat, ndërtimet pa leje

Comments 1

  1. Ypupop says:
    2 years ago

    Rast flagrant i perdorimit te lirise se medias per te fshehur pafytyresine e tyre per te mbrojtur nga deshifrimi financimet e sherbimeve sekrete e shteteve armiqesore ne media, portale, OJF etj. Per fat te keq ne kete vend duket jane te shumte e te kudondodhur corbaxhinjt; ne politik, administrat, institucione, media, bisnese, shoqeri civile…

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Zemra e Evropës sonte rreh më fort në Hungari”/ Von der Leyen dhe Macron urojnë rivalin e Orban për fitoren

“Zemra e Evropës sonte rreh më fort në Hungari”/ Von der Leyen dhe Macron urojnë rivalin e Orban për fitoren

April 12, 2026
Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

Viktor Orban pranon humbjen, uron rivalin Peter Magyar për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Hungari

April 12, 2026
Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

Lideri i opozitës shpall fitoren e zgjedhjeve: Faleminderit Hungari/ Heshtje në kampin e Viktor Orban

April 12, 2026
Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

Numërohen 45.7% e kutive të votimit në Hungari, ja si ndahen 199 vendet e Parlamentit

April 12, 2026
Zgjedhjet parlamentare në Hungari, cili është roli i Viktor Orban dhe interesi që ka Moska

Zgjedhjet parlamentare në Hungari, cili është roli i Viktor Orban dhe interesi që ka Moska

April 12, 2026
Hungari, numërohen 14.7% të kutive, opozita kryeson ndaj Orbanit

Hungari, numërohen 14.7% të kutive, opozita kryeson ndaj Orbanit

April 12, 2026
Prapaskenat e negociatave/ Jo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, çfarë kërkoi tjetër Irani që nuk u pranua nga SHBA

Prapaskenat e negociatave/ Jo vetëm Hormuzi dhe uraniumi, çfarë kërkoi tjetër Irani që nuk u pranua nga SHBA

April 12, 2026
Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

Kartë identiteti digjitale/ Depozitohet sërish projektligji, parashikon portofol elektronik për qytetarët

April 12, 2026
Arrestohet një tjetër kundërshtar i Erdogan në Turqi, i vihen prangat liderit të opozitës në Ankara!

Arrestohet një tjetër kundërshtar i Erdogan në Turqi, i vihen prangat liderit të opozitës në Ankara!

April 12, 2026
Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…

Fëmija humbi jetën pasi ra nga ballkoni i pallatit, Policia zbulon detajet e ngjarjes tragjike: Ishte me nënën në banesë kur…

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In