• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Propozimi i PD: Reforma në Drejtësi të miratohet në 3 faza

by A R
01/02/2016 14:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

EKSKLUZIVE/ Drejtuesit më të lartë të PD-së mësohet se kanë zgjedhur dhe do të propozojnë një strategji të re për miratimin e Reformës në Drejtësi. Atë të miratimit pjesë- pjesë të saj. Lajmi bëhet i ditur për Javanews, nga burime konfidenciale brenda selisë së PD-së.

Shumë shpejt demokratët do t’u propozojnë partive të tjera parlamentare të mazhorancës, që, miratimit i Reformës në Drejtësi të bëhet në 3 faza. Në fazën e parë të votohen ato pika të draftit të Reformës ku palët nuk kanë kundërshtime. Faza e dytë është që të miratohen ato propozime në të cilat palët kanë dallime, por që nuk janë thelbësore dhe gjetja e gjuhës së konsensusit është më e lehtë.

Dhe në fund, d.m.th në fazën e tretë, të lihen ato pika të projektit të draftit, ku palët kanë dallime të rëndësishme siç është mandati i Kryeprokurorit dhe i korumit të votave për emërimet në sistemin e lartë të drejtësis me 2/3 apo me 3/5.

Në këtë mënyrë, sipas tyre, procesi mund të ecë përpara dhe të mos qëndrojë i bllokuar. Krerët e PD-së arsyetojnë se ndërkohë që palët kalojnë me votim në Kuvend kapituj të projektligjit për sistemin e drejtësis, për të cilat arritja e konsensusit është më e lehtë, paralelisht punohet edhe për fazën e tretë, për gjetjen e zgjidhjeve të pranueshme nga të gjithë faktorët, ku palët kanë qëndrime diametralisht të kundërta.

Sipas tyre, edhe konsensusi më i fundit i dhënë nga PD-ja për miratimin e ngritjes së Byrosë së Hetimit, është shenjë e një përpjekje për të gjetur një zgjidhje që procesi i reformës në drejtësi të dalë nga pika e ngrirjes ku është tani.

Këto propozime mësohet se gjatë ditës së sotme do tu prezantohen edhe drejtuesve më të lartë të PS-së dhe LSI-së në Kuvend, si dhe anëtarëve të komisionit parlamentarë për Reformën në Drejtësi, me qëllim lëvizjen nga vendi të procesit të kësaj reforme.

Demokratët shprehen se deri në pritje të rekomandimeve që do të bëjë Komisioni i Vencias, mbi draftet e dërguara për shqyrtim dhe analizë, si të komisionit të Ekspertëve të Lartë për Reformën në Drejtësi, ashtu edhe të propozimeve oponente që ka depozituar edhe PD-ja dhe LSI-ja pranë këtij komisioni, le të ecet me miratimin e kapitujeve të veçantë, ku palët nuk kanë dallime thelbësore.

(javanews.al) Me. Ar

Next Post

Ja sesa e bukur është Samara e The Ring (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tensionet në Lindjen e Mesme/ FMN: Ndikimi ekonomik i luftës do të varet nga kohëzgjatja e saj

Tensionet në Lindjen e Mesme/ FMN: Ndikimi ekonomik i luftës do të varet nga kohëzgjatja e saj

March 3, 2026
Zgjidhet udhëheqësi i ri/ Djali i Khameneit, Mojtaba Hosseini lider Suprem i Iranit

Zgjidhet udhëheqësi i ri/ Djali i Khameneit, Mojtaba Hosseini lider Suprem i Iranit

March 3, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Pse na vlerëson Komuniteti i Energjisë?

March 3, 2026
Sulmi në konsullatën amerikane në Dubai, e konfirmon Rubio: Droni ra tek parkimi i ndërtesës

Sulmi në konsullatën amerikane në Dubai, e konfirmon Rubio: Droni ra tek parkimi i ndërtesës

March 3, 2026
Ulet nafta dhe benzina! Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja për karburantet

Lufta prek naftën/ Ngrihet lehtë çmimi edhe në Shqipëri, ekspertët kërkojnë ulje të taksave dhe fiksim të çmimit

March 3, 2026
Incident në Ambasadën e Kosovës në Berlin, vendosen etiketa fyese në gjuhën serbe, reagon Ministria e Jashtme në Prishtinë

Incident në Ambasadën e Kosovës në Berlin, vendosen etiketa fyese në gjuhën serbe, reagon Ministria e Jashtme në Prishtinë

March 3, 2026
Berisha paralajmëron protestën e radhës: Të mblidhemi të gjithë para Parlamentit më 12 mars

Berisha paralajmëron protestën e radhës: Të mblidhemi të gjithë para Parlamentit më 12 mars

March 3, 2026
“40 shtëpitë e Familjes Berisha’, gazetari rikthen në vëmendje pasurinë e familjes së ish-kryeministrit

“40 shtëpitë e Familjes Berisha’, gazetari rikthen në vëmendje pasurinë e familjes së ish-kryeministrit

March 3, 2026
Sulmi iranian ndaj bazës britanike, Franca dhe Greqia dërgojnë sisteme anti-dronë në Qipro

Sulmi iranian ndaj bazës britanike, Franca dhe Greqia dërgojnë sisteme anti-dronë në Qipro

March 3, 2026
Shpërthime në Dubai, merr flakë Konsullata amerikane! Nuk ka konfirmime zyrtare për viktima

Shpërthime në Dubai, merr flakë Konsullata amerikane! Nuk ka konfirmime zyrtare për viktima

March 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In