Ish-prokurori Shkëlqim Hajdari, propozoi në “Real Story”, në “News 24”, që lirimet me kusht përpara kohe për personat e dënuar për krim të organizuar, t’i kalojnë për kompetencë SPAK dhe gjykatave përkatëse.
Gjithashtu shtoi se për krime më të lehta gjykatat duhet të japin vendime më liberale.
“Duhet bërë një ndryshim ligjorë. Nuk duhet bërë lirimi i parakohshëm me kusht, sepse historia tregoi se janë vuenrabël përballë presionit që i vjen nga krimi i organizuar. Ne duhet të bëjmë një ndryshim ligjorë, që lirimi i parakohshëm me kusht për krimet e rënda, t’i bëjë po SPAK. Këtë ide e kam reflektuar gjatë gjithë kohës, pasi personat që janë dënuar ashpër bëjnë krim dhe brenda. SPAK është i mbrojtur. Presionet që vijnë nga grupet kriminale janë më të pakta pasi struktura është më e mbrojtur, punonjësit janë më të paguar dhe kanë në dorë subjekte që janë në hetim jashtë. Kjo përbën sens mendoj unë. Do të ishte pozitive që për krimet e tjera duhet të ketë dënime më liberale dhe për këto lirime, për gjykatat përkatëse të mbetet po kjo skemë që është”, tha Hajdari