Të fluturosh me avion…falas!
Duket një ide e çmendur, por nuk vjen nga ndonjë dëshirë e madhe e ndonjë konsumatori avionësh… por vjen nga vetë një zotërues kompanie aeroplanësh.
Biznesmeni britanik Michael O’Leary është propozuesi i idesë që udhëtimi me avion të jetë falas… mbase për dikë një propozim si ai i disa kohëve më parë, kur O’Leary donte që të bënte pasagjerët e linjës së tij që të paguanin para për të shkuar në banjon e avionit.
Por tanimë, O’Leary ka një ide që do t’i pëlqejë kujtdo.
“E kam këtë vizion, se pas 5 apo 10 vitesh nuk do të ketë më nevojë që ai që do të udhëtojë me linjën Ryan Air të paguajë para”- deklaroi drejtuesi i njërës prej kompanive më të mëdha “loë cost” në Europë.
Por si do të bëhet kjo dhe kush është mekanizmi që do të sjellë dhe “parajsën” për konsumatorët?
Sipas O’Leary kompania mund t’i bëjë fitimet e saj duke arritur marrëveshje me kafenetë dhe dyqanet që ndodhen nëpër aeroporte, duke u marrë atyre një % të fitimit.
“Jemi ne që i sjellim klientët në këto dyqane. Dhe të mos harrojmë se dhe aeroportet janë kthyer në qendra tregtare të mëdha, njësoj si ato që gjejmë në qytet. Mbase jo të gjitha ato do të pranojëm propozimin tonë, por mendoj se disa aeroporte të vegjël do ta gjejnë menjëherë në interes të tyre këtë marrëveshje.”- ka shtuar O’Leary
Fluturimet me linjën e Ryan Air kanë kushtuar mesatarisht këtë vit 46 euro bileta, teksa vetë biznesmeni u kujton britanikëve dhe jo vetëm se një Brexit i “fortë” mund të bëjë që çmimet e biletave të shkojnë në qiell./java/a.k