• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Propozimi “hibrid” për reformën, vettingu i huaj nuk preket, Basha kërkon dy ditë kohë

by Java News
11/07/2016 09:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Victoria Nuland është eksperte e negociatave të vështira në konfliktet globale, por në Tiranë ajo ishte në një përpjekje të fundit të Shteteve të Bashkuara për arritjen e një kompromisi për reformën në Drejtësi.

Dy partitë e mëdha kanë mbi tryeze një propozim të ri me autorësine e amerikanëve. Dhe ndihmës sekretarja e shtetit ishte shumë e qartë me mesazhin e saj.

“Ky është një propozim hibrid, që ka elemente nga idetë e qeverisë dhe elementë nga idetë e opozitës dhe është në përputhje me rekomandimet e Komisionit të Venecias. Ky propozim ka mbështetjen time dhe ç’është më e rëndësishmja ka mbështetjen e gjerë të Uashingtonit dhe lidershipit tonë. Prandaj, në emër të Shteteve të Bashkuara u kërkoj të dyve, kryeministrit dhe kreut të opozitës, të përpiqen të bashkohen rreth këtij propozimi në ditët që vijnë. Është koha për të arritur një marrëveshje. Shqiptaret po presin.”

Pjesë e mosmarrëveshjes mes mazhorancës dhe opozitës është edhe roli i monitoruesve ndërkombëtarë në procesin e “Vetingut”.

Victoria Nuland nuk dha detaje për këtë pjesë, duke shpresuar se këtë do ta zgjidhin negociatorët e të dy palëve.
“Është e bazuar në dëgjimin shumë të mirë që u ka bërë palëve ambasadori Lu dhe homologia e tij e Bashkimit Europian. Synon të kombinoje një nivel të duhur të monitorimit ndërkombëtar me mbrojtjen e fortë të sovranitetit shqiptar.”

Kur doli nga takimi me Victoria Nuland, kreu i opozitës Lulzim Basha u duk i hapur për të negociuar, por ai ende nuk ka dhënë një përgjigje përfundimtare.

“Diskutuam mbi bazën e propozimit tonë dhe propozimeve të tjera. Padyshim këto propozime do të jenë pjesë sa na përket ne e rrugëzgjidhjes. Ajo që mbetet për tu konfirmuar është vullneti i palës tjetër. E vetmja kërkesë që kemi është që të mbetemi brenda suazës së rekomandimit 88 për t’i dhënë Shqipërisë një reformë  në drejtësi me konsensus politik. Rrugë tjetër nuk ka”

Top Channel ka mësuar se kreu i opozitës ka kërkuar dy ditë kohë për të dhëne një përgjigje përfundimtare, nëse Partia Demokratike e pranon propozimin e ri amerikan.

Ndërsa kryeministri Edi Rama, mesa duket, e ka pranuar menjëherë këtë propozim, burimet e Top Channel thonë se garanton “Vetingun” nga ndërkombëtarët.

Në njoftimin zyrtar pas takimit pasditen e se dielës, Edi Rama shprehet i hapur për çdo kompromis që nuk cënon thelbin e reformës, ndërsa në një “Twitter” pas darkës me Victoria Nuland, kryeministri është edhe më i qartë, kur shprehet për dakortësi të plotë qëndrimesh me ndihmessekretaren e shtetit.

Por çfarë do të bëjnë amerikanët, nëse nuk gjendet kompromisi?

“Unë jam amerikane dhe jam optimiste nga natyra. Siç e dini punoj për presidentin me sloganin “Po, ne mundemi”. Prandaj, i bej thirrje patriotëve shqiptarë, veçanërisht politikaneve: Ju u shërbeni qytetarëve, le te realizojmë “po, ne mundemi”!”/TCH/a.k

Next Post

Armina Mevlani, fundjavë me shoqet në Budva

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

April 5, 2026
Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

April 5, 2026
Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

April 5, 2026
68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

April 5, 2026
“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

April 5, 2026
“Epsteini” ynë

Korrigjimi i dështuar i një politike të dështuar subvencionesh për fshatin

April 5, 2026
Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

April 5, 2026
Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

April 5, 2026
Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

April 5, 2026
Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In