• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, February 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Propozimi i Blushit, një Pakt i Madh për Europën: Të zgjidhim çështjet që bllokojnë negociatat

by Java News
30/11/2016 11:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ben Blushi ka dalë në një konferencë për mediat ku ka propozuar një Pakt të Madh për Europën. Bëhet fjalë për një marrëveshje mes palëve politike pë zgjidhjen e çështjeve që shtyjnë hapjen e negociatave, duke nisur nga vettingu.

Blushi ka deklaruar se rruga e Shqipërisë drejt BE-së po vështirësohet dhe për këtë ka bërë fajtore politikën. Sipas Blushit, në Europë nuk shkon dot qeveria, opozita, as klasa politike, pa shqiptarët.

“Jam sot këtu për të shprehur qëndrimin e LIBRA-s, sa i takon procesit të hapjes së negociatave për antarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Që në fillim dua të thëm se rruga e Shqipërisë për në Europe po vështirësohet, megjithë përpjekjet e panumërta që shqiptarët kanë bërë në afro 25 vjet dhe megjithë mbështetjen e pakursyer që Bashkimi Europian i ka dhënë vendit edhe ditët e fundit.
E megjithatë, sot ka më shumë mjegull se një javë më parë dhe pas një jave, mund të ketë edhe më shumë mjegull se sot. Për fat të keq, partitë e vjetra, të cilat mbajnë përgjegjësi për gjëndjen e mjeruar të ekonomisë, për papunësinë, për emigracionin dhe kulturën e pandëshkueshmërisë sërish janë duke luftuar, jo për të shpejtuar integrimin, por për të shkëmbyer arsyet e vonesës. Nuk jemi në një garë shpejtësie, por në një garë vonese. Fiton ai që vonon më shumë. Flet më shumë ai që gabon më shumë. Mbrohet më shumë ai që pengon më shumë”, tha Blushi.

Për Blushin përgjigjja e arsyes për pasigurinë e çeljes së negociatave është në Tiranë.

“Këto ditë kam dëgjuar shumë deklarata të padenja të cilat nuk do të ndalen edhe në ditët e ardhshme, nëse ishte vetingu, apo dyshimet mbi zgjedhjet, nëse është përhapja e kanabisit apo kriminalizimi i politikës, pengesa kryesore për mjegullën që është krijuar në horizontin europian të Shqipërisë.
Natyrisht që janë të gjitha bashkë. Edhe shtyrja e procesit të vetingut, edhe kanabizimi, edhe kriminalizimi, edhe korrupsioni, edhe pasiguria për zgjedhjet e vitit 2017. Për të gjitha këto arsye fajtorët janë në Shqipëri dhe arsyet janë në Tiranë, dhe as në Bruksel dhe as ne Berlin.
Ka ardhur koha ta pranojmë se jane disa shqiptarë ata që po vonojnë Shqipërinë të antarësohet në Bashkimin Europian. Fajtorët janë partitë dhe viktima është populli”, deklaroi Blushi.

Sipas tij, “akoma më qesharake është të shikosh se vetingun, dikush e quan kriter dhe dikush e quan kusht, se dekriminalizmin dikush e quan kusht dhe dikush e quan kriter, se kanabizimin e vendit dikush e quan kriter të diktuar dikush e quan kusht të merituar, se zgjedhjet dhe mungesën e reformës zgjedhore dikush e konsideron si kriter dhe dikush kusht. A ka më rëndësi kjo? Keto nuk janë kushte që Europa ia ka caktuar Shqipërisë, këto janë kushtet që shqiptarët ia kanë vënë klasës së tyre politike”, u shpreh deputeti.

Blushi theksoi se nNë këtë klimë të acaruar dhe dëmtuese që mund ta shtyjë hapjen e negociatave, LIBRA mendon se klasa politike shqiptare duhet të heqë dorë nga tradita e vjeter sipas të cilës, integrimi është një medalje për zgjedhjet dhe duhet të ulet për një Pakt të Madh për Europën, që mund të përshpejtojë procesin e integrimit duke krijuar më shumë besim tek partnerët europianë.

“Duhet ti japim Europës një arsye për të na besuar, gjë për të cilën deri tani kemi dështuar me sukses.
Në Europë nuk shkon dot vetëm qeveria dhe nuk shkon dot klasa politike pa popullin. Pavarësisht nga dyshimet personale që kam dhe të cilat me thonë se partitë e vjetra nuk e kanë aftësinë për zgjidhje strategjike, besoj se ka edhe pak kohë për të plotësuar kushtet dhe kriteret e domosdoshme të integrimit”, tha ai.

Blushi deklaroi se “Ne mund ta përshpejtojmë procesin e vetingut urgjentisht, mund ta zbatojmë ligjin e dekriminalizmit rreptësisht dhe menjehere, mund të përsosim sistemin tonë zgjedhor duke kufizuar monopolin e partive mbi numërimin e votave dhe financimet e dyshimta dhe mund ta zhdukim kanabisin për shumë pak ditë. Kaq pak kërkojnë shqiptarët dhe kaq pak kërkon Europa për të na pranuar”, tha themeluesi i LIBRA-s.

Ai tha se mbetet i angazhuar që të mbështes një Pakt të Madh për Europën i cili merr përsipër të hartojë, respektojë dhe zbatojë të pesë prioritet duke nisur me reformën në drejtësi, me reformën zgjedhore dhe dekriminalizmin, deri ditën kur Këshilli Europian do të mblidhet për të dhënë mendimin e tij për hapjen e negociatave me Shqipërinë.

“Nëse Këshilli Europian nuk përcakton një datë dhe hapja e negociatave shtyhet pas zgjedhjeve, natyrisht që do ta konsideroja një dështim që do shtynte për një afat të panjohur procesin e integrimit duke ndikuar jo vetëm në përkeqësimin e klimës së brëndshme politike por edhe në ekonomi dhe mbi të gjitha në besimin në rënie të shqiptarëve për të jetuar dhe punuar në Shqipëri. Besoj se është koha të merremi vesh për Europën. Ne mund të na ndajnë pikëpamjet, por duhet të na bashkojë Shqipëria”, përfundoi Blushi.
BW/d.i.

Next Post
“Check up”-i falas? Një shërbim që nuk e aplikon vetëm Shqipëria… si e përfitojnë atë britanikët (FOTO)

"Check up"-i falas? Një shërbim që nuk e aplikon vetëm Shqipëria... si e përfitojnë atë britanikët (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“A ke ndjenja për mua?” Darkë romantike në shtëpinë e BBV, ja si i përgjigjet Selin pyetjes së Gimbos

“A ke ndjenja për mua?” Darkë romantike në shtëpinë e BBV, ja si i përgjigjet Selin pyetjes së Gimbos

February 27, 2026
Punimet në aksin e bllokuar Librazhd-Prrenjas vazhdojnë edhe natën, ARRSH: Ja çfarë po ndodh me punimet

Punimet në aksin e bllokuar Librazhd-Prrenjas vazhdojnë edhe natën, ARRSH: Ja çfarë po ndodh me punimet

February 27, 2026
Dominim dhe fitore e Vllaznisë në “Klasike”, Shehi nuk e “zgjon” dot Tiranën në debutim

Dominim dhe fitore e Vllaznisë në “Klasike”, Shehi nuk e “zgjon” dot Tiranën në debutim

February 27, 2026
Anulohen disa fluturime nga Stambolli në Teheran, shkak kërcënimet e SHBA-së për sulme ajrore në Iran

Anulohen disa fluturime nga Stambolli në Teheran, shkak kërcënimet e SHBA-së për sulme ajrore në Iran

February 27, 2026
Artan Hoxha: Durim Bami, minierë informacioni, di më shumë se SkyECC! Ja arsyet pse ka kërkuar të mos qëndrojë te 313-a

Artan Hoxha: Durim Bami, minierë informacioni, di më shumë se SkyECC! Ja arsyet pse ka kërkuar të mos qëndrojë te 313-a

February 27, 2026
Policia aksion të befasishëm në Vlorë për kapjen personave në kërkim

Policia aksion të befasishëm në Vlorë për kapjen personave në kërkim

February 27, 2026
Ligji i ri për rivlerësimin e pronave/ Ekspertja: Mos prisni ulje çmimesh, ja kush përfiton realisht

Ligji i ri për rivlerësimin e pronave/ Ekspertja: Mos prisni ulje çmimesh, ja kush përfiton realisht

February 27, 2026
Deklarata e fortë e Trump: Do të kërkoj heqjen e sanksioneve ndaj Rusisë si një marrëveshje paqeje në Ukrainë

Deklarata e fortë e Trump: Do të kërkoj heqjen e sanksioneve ndaj Rusisë si një marrëveshje paqeje në Ukrainë

February 27, 2026
“Ne do të dërgojmë ushtarë”, Orban akuzon Ukrainën: Planifikon të ndërpresë gazin rus

“Ne do të dërgojmë ushtarë”, Orban akuzon Ukrainën: Planifikon të ndërpresë gazin rus

February 27, 2026
A përdori Epstein bazat ushtarake britanike për avionin e tij? Mbretëria e Bashkuar nis hetimet

A përdori Epstein bazat ushtarake britanike për avionin e tij? Mbretëria e Bashkuar nis hetimet

February 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In