• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

‘Proporcionali’ si mallkim për PD?! Çfarë fsheh Basha pas kërkesës për Reformë Zgjedhore?

by Java News
18/09/2017 16:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Armando Meta/*

SPECIALE JAVANEWS/ Kryetari i PD Lulzim Basha, që në ditët e para të legjislaturës së re parlamentare, ka deklaruar hapur se fokusi kryesor i aktivitetit të grupit të tij parlamentar do të jetë Reforma Zgjedhore. Natyrisht që ky pozicionim bëhet për dy arsye: e para për të mbajtur gjallë frymën se humbja e tij në zgjedhje nuk ka buruar nga fakti se është një drejtues i dobët i PD, por për shkak se është ‘viktimë’ e Kodit Zgjedhor. Ky duket se është një paradoks pasi vetë PD është firmëtare e Kodit Zgjedhor që është në fuqi që në kohën që PD ishte në pushtet. Kodi vijon të jetë ende në fuqi edhe pas 4 vitesh, kod me të cilin janë zhvilluar edhe zgjedhjet pas 2013-s. Së dyti, kërkesa që në raundin e parë të Kuvendit për Reformn Zgjedhore, merr në analizë edhe disa aspekte elektorale, që lidhen kryesisht me PD, për shkak të rezultateve të saj të dobëta elektorale të 4 viteve të fundit, shkruan javanews.al.
Me pak fjalë atë që PD nuk arrin ta fitojë me votë elektorale, do që ta fitojë me vot taktike, duke filluar që nga ndryshimi i sitemit zgjedhor, nga sistemi proporcional rajonal në sistem me lista të hapura kandidatsh, pra një sistem pak a shumë mazhoritar, votim dhe numrim elektronik, sisteme të cilat janë shumë të ekspozuara për t’u manipuluar, sidomos procesi i votimit elektronik, si dhe ulja e numrit t deputetve nga 140 në 100, që detyrimisht çon edhe në një nevojë për rishikimin e Reformës Territoriale. Pra synimi ëshët lehtësisht i kuptueshm: shumfishim i votave jo në elektorat, por me marifte teknike dhe teknologjike.
Po përse PD do që ta ‘zhduk’ sitemin propocional të votimit?
Parë në logjikën e ftohtë të shifrave që kanë prodhuar zgjedhjet parlamentare në Shqipëri që nga 22 marsi 1992 e deri në zgjedhjet më të fundit parlamentare të vitit 2017, bëhet lehtësisht e kuptueshme se sistemi “proporcional”, i çfarëdo natyre qoftë, nuk është aspak i favorshëm për PD-në. Kjo forcë politike, përjashto fitoren në zgjedhjet e marsit ’92, ku arriti të marrë 62.09% të votave kundrejt PS që mori vetëm 25.73% të votave, nuk ka arritur asnjëherë që n 25 vite të marrë më shumë vota se PS në proporcional, shkruan javanews.al.
Në këto përllogaritje nuk mund të vlerësohen 55.53% të votave që PD mori në zgjedhjet e 26 majit 1996, kundrejt 20.37% që mori PS, pasi ato zgjedhje ishin tërësisht të manipuluara në shkallë të gjerë nga ana e ish- Presidentit, Berisha. Në të gjitha zgjedhjet e tjera, qoftë parlamentare apo lokale, PD ka qenë forcë e dytë me shumë m pak vota se PS në proporcional. Nga një shumatore e përgjithshme e votave të marra në proporcional nga PS dhe PD në të gjitha zgjedhjet e 25 viteve të fundit, konstatohet lehtësisht se PS ka mesatarisht 40.08% të votave, ndërsa PD 26.2% të votave. Diferencave mes këtyre dy subjekteve shkon afro 14%. Një gropë kjo aspak e lehtë për t’u mbushur nga PD.

Ndryshimi i sistemeve zgjedhore jo pr t ndaluar manipulimin, por si avantazhe taktike
Dy forcat kryesore politike PS- PD kanë futuar duart në mënyrë të vazhdueshme në sistemin zgjedhor sa herë ato herë artificialisht e herë realisht kanë provokuar kriza politike në vend. Këto kriza që kanë zanafillë që nga viti 1991, 1996, 1997, 2001, 2007, 20013, 2017, si dhe tranzicioni i gjatë me një demokraci të pakonsoliduar. Sistemet janë dëshmi e shndërrimit të zgjedhjeve nga mekanizëm zgjidhjeje në mekanizëm ruajtje ose marrje me çdo kusht të pushtetit, shkruan javanews.al.
Në një sistem krahasimor të zgjedhjeve të zhvilluara në vend këto 25 vitet e fundit, formave të votimit, numrit minimal të votave për një deputet, numrit të deputetëve në sistemin e zgjedhjeve mazhoritare e proporcionale apo në raportet midis partive kryesore, dallon qartazi skemat taktike, si dhe pasojat që kanë sjellë praktikimi i sistemeve dhe formave të ndryshme elektorale. Zgjedhjet parlamentare të ‘92 mbeten ende zgjedhjet më brenda kuadrit kushtetues, pasi janë të vetmet zgjedhje ku raporti votues-deputetë ishte thuajse i njëjtë. Asnjë model tjetër zgjedhor i mëpasshëm nuk i afrohet atij, pasi diferencat midis numrit të votuesve për kandidatët e palëve sollën zhbalancime kushtetuese në pothuajse të gjitha zgjedhjet e mëpasshme, shkruan javanews.al.

REZULTATET PS- PD NË PROPORCIONAL NË 25 VITE
ZGJEDHJET 22 MARS 1992
PS- 25.73% – PD 62.09%
ZGJEDHJET 26 MAJIT 1996
PS- 20.37% – PD 55.53%
ZGJEDHJET 29 QERSHORIT 1997
PS- 65% – PD- 20.37%
ZGJEDHJET 4 KORRIK 2005
PS – 8.89% – PD- 7.67% (Deformacion vote në proporcional pasi votat i hodhën për aleatët).
ZGJEDHJET 23 QESHOR 2013
PS- 46.94% PD- 20.8%
ZGJEDHJET 25 QERSHOR 2017
PS 48.34% PD 28.85%

*Vijon nesër: Votimi elektronik, ulja e numrit të deputetëve dhe listat e hapura

Next Post
Rama lë të hapur mundësinë e një tjetër marrëveshje me Bashën

Rama i përgjigjet Bashës: Idetë e tua s'janë kusht për PS, reforma sipas 18-Majit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tragjedia e Gërdecit, analisti: Krim shtetëror, u dënuan njerëz që zbatuan urdhërat jo ata që i dhanë

Tragjedia e Gërdecit, analisti: Krim shtetëror, u dënuan njerëz që zbatuan urdhërat jo ata që i dhanë

March 16, 2026
Masakra e Gërdecit, Geraldo Durda: Vëllai u vra në shtëpi, Fatmir Mediu i vetmi që fitoi politikisht

Masakra e Gërdecit, Geraldo Durda: Vëllai u vra në shtëpi, Fatmir Mediu i vetmi që fitoi politikisht

March 16, 2026
Gazetari: Ervin Salianji do të jetë kandidat për kryetar i PD

Gazetari: Ervin Salianji do të jetë kandidat për kryetar i PD

March 16, 2026
Trump për Richard Grenell: Nuk u shkarkua, po shqyrtojmë detyrën e tij të radhës!

Trump për Richard Grenell: Nuk u shkarkua, po shqyrtojmë detyrën e tij të radhës!

March 16, 2026
Dëmtohet rrjeti i shpërndarjes në Kubë, 10 milionë banorë mbeten pa energji elektrike

Dëmtohet rrjeti i shpërndarjes në Kubë, 10 milionë banorë mbeten pa energji elektrike

March 16, 2026
Vrasja e Khameneit, Berisha: Lajm i mirë për njerëzit e lirë në mbarë botën

“Duan të radikalizohet situata”, gazetari Lita: PD po i bën protestat për të mbajtur Berishën kryetar

March 16, 2026
“Autostrada u bllokua, dihej që do ndodhte diçka”, Meçe për shpërthimin në Gërdec: Prokuroria e Berishës ka deformuar hetimin!

“Autostrada u bllokua, dihej që do ndodhte diçka”, Meçe për shpërthimin në Gërdec: Prokuroria e Berishës ka deformuar hetimin!

March 16, 2026
Ikona e muzikës italiane kishte një djalë të birësuar sekret, kush është trashëgimtari i saj i vetëm

Ikona e muzikës italiane kishte një djalë të birësuar sekret, kush është trashëgimtari i saj i vetëm

March 16, 2026
Gara për kreun e PD, Ilir Alimehmeti: Nuk ka kandidaturë tjetër deri sot përveç doktor Berishës

Gara për kreun e PD, Ilir Alimehmeti: Nuk ka kandidaturë tjetër deri sot përveç doktor Berishës

March 16, 2026
“SPAK të hetojë shkakun e vdekjes së Trebickës”/ Beqiri: U vra në hotel me levë, pse Shkëlzen Berisha u fut në makinën e tij

“SPAK të hetojë shkakun e vdekjes së Trebickës”/ Beqiri: U vra në hotel me levë, pse Shkëlzen Berisha u fut në makinën e tij

March 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In