• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Propogandë shqiptare me ‘aromë’ talebanësh!

by
29/08/2021 15:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Aranit Muraçi 

Dezinformimi dhe propaganda, shpifja dhe mashtrimi me qëllim ose, të nxitura nga interesa të caktuara, nuk është se janë ndonjë gjë e re sot në botë dhe një problem vetëm në Shqipëri. Në vendin tonë, e vërteta ndoshta e humb garën ende pa nisur udhëtimin përballë mashtrimit, që mund të ketë bërë xhiron e botës. Për të vërtetën
interesohet pakush, veç interesit publik. Për interesin publik, askush.

Në Senatin e Romës së lashtë u lexua një letër ku pretendohej se Mark Antony po planifikonte që t’ia transferonte pasurinë e Perandorisë të dashurës së tij, mbretëreshës egjiptiane, Kleopatrës dhe fëmijëve të saj. Ai u shpall tradhtar nga Roma. Njihet fati i tyre tragjik, por problemi qëndron tek e vërteta: Besohet se letra ishte e sajuar nga Oktaviani, rivali i Mark Antony. Edhe Jul Çezarin e vranë pas shpine, sepse askush nuk fitonte dot në debat me të.

Në vitin 1835 mediat amerikane publikuan një duzinë artikujsh rreth zbulimit të jetës në Hënë. Propaganda naziste ishte aq efektive sa, edhe pse në një përqindje të vogël, ka ende njerëz sot që besojnë se Holokausti nuk ka ndodhur kurrë. Njerëzit madje besojnë sot se vaksinat shkaktojnë autizëm.

Një konvergjencë e madhe forcash prodhon sasi marramendëse të propagandës dhe dezinformimit kudo në botën tonë, sot të ndihmuara më tepër nga: manipulim politik; injoranca me dashje; mediat sociale; anti-intelektualizmi; injoranca shkencore. Për të gjitha këto së bashku, një vend si Shqipëria, është vazhdimisht dhe lehtësisht më i ekspozuar dhe i rrezikuar nga dizinformimi.

Kush ka pasur pushtetin e ka përdorur propagandën historikisht për të dalë nga ndonjë situatë e vështirë. I takon opozitës të jetë më e vërtetë, që të besohet se do të gënjejë më pak kur të vijë në pushtet. Vendet e zhvilluara jo më kot investojnë që media dhe sistemi i drejtësisë të jenë sa më të pavarura, të shkëputura nga politika si institucione, sa më pranë dhe në shërbim të publikut. Ndodh rrallë në botë që opozita në vend të reflektimit, të mashtrojë kaq shumë dhe kaq hapur, siç ndodh në vendin tonë, duke pretenduar se ajo ka ndihmuar për të ngritur media dhe drejtësi të pavarur, kur sondazhet perëndimore tregonin se mbi 80 për qind e shqiptarëve në vitin 2013 e kishin humbur besimin te drejtësia.

Për shembull mediat franceze i referoheshin njerëzve të besuar të qeverisë dhe raportonin për një fitore të madhe të Napoleon Bonapartit, në vend të së vërtetës, për një prej disfatave më të mëdha të tij, në Afrikë. Bonapartit i duheshin ushtarë pas humbjes prandaj përmes manipulimit të opinionit publik, ai synonte të mbante lart moralin në popull. Kundërshtarët e tij, ose nuk dinin gjë, ose heshtën për shkak të prevalimit të interesit kombëtar.

Atëherë, kur e di të vërtetën, opozita pse duhet të gënjejë dhe të bëjë përpjekje që të dizinformojë dhe manipulojë, në vend që të krijojë kauza dhe të afrojë sa më tepër njerëz të besueshëm për publikun. Në demokraci, kur opozita përmes dizinformimit ia kalon edhe qeverisë, atëherë ajo duhet të ketë patjetër ndonjë problem më të madh me vetveten si dhe me të kaluarën e saj, pasi nuk ka shpjegim tjetër.

Të thuash a të besosh se e ka fajin Joe Biden dhe Antony Blinken, që SHBA dështoi me afganët dhe prandaj ata duhen larguar si mashtrues dhe manipulatorë të opinionit botëror, sepse vetëm kështu do të mund të qetësohet dhe të shpëtojë ndonjë politikan “i pafajshëm” në Shqipëri që ai dhe partia e tij, të vijnë sërish në pushtet, siç ndodhi me talebanët, këtë pretendim kanë fatkeqësisht segmente të caktuara të opozitës në Shqipëri.

Paradoksalisht këto segmente besojnë se SHBA ngriti një qeveri të korruptuar në Afganistan njësoj si në Shqipëri, të cilat nuk i do populli as andej as këtej, duke bërë lidhje kaotike, pa logjikë dhe po aq të të pabesueshme, se Biden ashtu siç i vodhi fitoren Trump, ashtu edhe Blinken iu paska “vjedhur” fitoren talebanëve, dhe saktësisht kështu ka “vjedhur” edhe atë të opozitës në Shqipëri. Jo pak zëra opozitarë mbi këtë ‘arsyetim’ pretendojnë për një të majtë

Botërore të korruptuar, e cila përmes manipulimeve po mban padrejtësisht pushtetin sot me forcë, në dëm të së djathtës, duke gjetur kryesisht terren në vende si Shqipëria.

E vërteta është se në histori nuk ka përcaktuar kurrë Shqipëria ndonjë rend botëror, madje mbetemi ende vendi më i prapambetur në Europë. Nëse e djathta në botë ka humbur aktualisht terren, nuk dihet nëse ka ekzistuar ndonjëherë ajo shqiptare që të shpjegojë problemet globale. Faktikisht, në 20 vite të luftës në Afganistan, edhe Joe Biden ka vetëm disa muaj në pushtet, ndryshe nga paraardhësit e tij, për më tepër nuk mbeti për t’ia fatuar shqiptarët dështimin.

Kur i duhej të menaxhonte fillimisht krizën nga pandemia, dihet gjerësisht që politika e Jashtme e SHBA ve nuk ndryshon në botë, pavarësisht ndryshimeve në Shtëpinë e Bardhë. Politika Amerikane nuk ka ndryshuar thuajse asnjëherë dhe aspak në raport me Shqipërinë. Refugjatët afganë po mbërrijnë sot në Shqipëri për arsye politike dhe jo ekonomike, si një ndryshim mes emigrantëve shqiptarë pas ’90. Afganët nuk mund të krahasohen as me eksodin e kosovarëve të ’99, sepse ata ikën nga një vatër lufte për t’u strehuar përkohësisht në një territor tjetër të sigurt, të kombit të tyre, atij Shqiptar. Me pritjen e refugjatëve afganë, prandaj edhe politikisht, edhe moralisht Shqipëria u është borxh SHBA-ve.

Me rrjetet sociale dhe me shpejtësinë e qarkullimit të lajmit, bota e zhvilluar po përballet sot me një problem gjithnjë e në rritje dizinformimi, aq saqë SHBA u detyrua të bllokojë edhe Donald Trump.
Çështja nuk shtrohet nëse dezinformimi duhet të ekzistojë apo jo – sepse do të ekzistojë – por çështja është se si ta luftojmë atë. Për këtë, duhet të investohet në arsim dhe duhet zhvilluar bota e mirëfilltë akademike.

Next Post
Zbulohet ekipi i ri i Bashës! Nga Gazment Bardhi te Grida Duma, ja përfaqësuesit

Zbulohet ekipi i ri i Bashës! Nga Gazment Bardhi te Grida Duma, ja përfaqësuesit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Berisha kritikon qeverinë për përmbytjen: Durrësi i betonit apo i Gjushit dhe Ramaduros…

“Rama do ia mbathë”, Berisha për protestën e 24 janarit: Armë nuk përdorim, por…

January 22, 2026
“Trump është CEO, ti je komunist”, sherr mes demokratit dhe deputetit të Qorit: Ti i ke sytë nga Vietnami

“Trump është CEO, ti je komunist”, sherr mes demokratit dhe deputetit të Qorit: Ti i ke sytë nga Vietnami

January 22, 2026
Berishën e tallin sërish: I dërgojnë mesazh si denoncim i qytetarit dixhital një tekst të shkruar me… ChatGPT

‘SHBA do ta marrë Ramën me helikopter si Maduro’, Berisha: Nuk e kam thënë unë këtë!

January 22, 2026
“Sazanin e kam dhënë unë”, Berisha: Fola mer Berluskonin! I ndjeri Fatos Nano…

“Sazanin e kam dhënë unë”, Berisha: Fola mer Berluskonin! I ndjeri Fatos Nano…

January 22, 2026
“Po na cënohet siguria”, Nënkryetari i gjykatës së Tiranës: Nuk kemi buxhet, na ka mbështetur AAPSK me pajisje

“Po na cënohet siguria”, Nënkryetari i gjykatës së Tiranës: Nuk kemi buxhet, na ka mbështetur AAPSK me pajisje

January 22, 2026
“Votojmë si Amerika”, Berisha tregon dy arsyet që i rreshtuan demokratët krah socialistëve

“Votojmë si Amerika”, Berisha tregon dy arsyet që i rreshtuan demokratët krah socialistëve

January 22, 2026
Fiton dëmshpërblim nga vuajtja e dënimit të padrejtë, Ministria e Financave i bllokon paratë

Fiton dëmshpërblim nga vuajtja e dënimit të padrejtë, Ministria e Financave i bllokon paratë

January 22, 2026
U dëmtua duke u larë në lumin Vjosa, përfundon në spital turisti spanjoll

Studimi, në shtatë vite Shqipëria humbi 28% të lumenjve

January 22, 2026
Shtyhet afati për specializimet në “Mjekësi Urgjence” dhe “Mjekësi Familje”

Bonus 250 mijë lekë në muaj për mjekët specialistë që transferohen në rrethe

January 22, 2026
VIDEO / Ivanka Trump shkon në Kryeministri, pritet nga Rama me përqafime

VIDEO / Ivanka Trump shkon në Kryeministri, pritet nga Rama me përqafime

January 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In